Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Tė parezistueshmet vite ‘60 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tė parezistueshmet vite ‘60 
 
Larg lėkurės sė broztė, shkėlqyesve dhe syve vetėm me rimel. Me pak fjalė, krejt tė kundėrta me atė look qė keni tani. Ja tė gjitha truket pėr t’u pėrshtatur me tendencėn e re.

Audrey Hepburn, Brigitte Bardot... janė emra qė na kthejnė jo pak mbrapa nė kohė: nė vitet ’60-tė. Vite trendy, me njė look tė mirėpėrcaktuar. Njė look qė kėto ditė ėshtė padiskutim nė modė. Sensual, modern, i rafinuar. Ėshtė rikthyer pikėrisht pėr kėto arsye. Ėshtė kaq i pėrcaktuar dhe i dallueshėm, por mbi tė gjitha shumė i thjeshtė pėr t’u krijuar vetė. Ja se si.

Thuajini jo llambave solare
Nėse deri vitin e kaluar keni bėrė ēmos qė lėkura juaj tė kishte nuancėn e bronztė, kėtė vit duhet me doemos tė hiqni dorė. Ndryshe, nuk do tė jeni moderne. Sepse lėkura shumė e nxirė ėshtė jashtė mode kėtė vit. Pėr look-un e ri tė frymėzuar nga vitet ’60-tė duhet njė lėkurė delikate, prej porcelani. Sapo e keni bėrė njė seancė? Atėherė vendosni mbi fytyrė njė vel prej pudre tė hapur, pėr tė larguar efektin e solarit dhe pėr ta bėrė mė tė njėtrajtshme fytyrėn. Tendenca e momentit ėshtė mati, jo shkėlqimi.

Sy kaprolli
Mendoni pėr sytė e Audrey Hepburn dhe do ta kuptoni se ēfarė nėnkuptojmė. Ose mendoni pėr sytė e Twiggy-t. I gjithė theksi tek ky look qėndron tek sytė. Qerpikė fals dhe penel mbi sy janė aksesorėt bazė. Sepse duke e theksuar sa mė shumė pjesėn e syrit me laps dhe penel, do tė keni njė shikim tundues dhe mbi tė gjitha do tė jeni moderne.

Qerpikė fallso
Sytė prej kaprolli nė fakt kanė njė veēori: qerpikė tė dendur dhe tė gjatė. Pėr njė look me efekt tė fortė pėrdorni qerpikė fals. Gjatė ditės mund tė pėrdorni baluke ose ta ekzagjeroni me rimelin: shtresė mbi shtresė. Pėr tė pasur qerpikė tė gjatė dhe njėkohėsisht tė dendur, pėrdorni fillimisht njė rimel qė zgjat qerpikėt dhe mė pas aplikoni njė rimel qė i trash dhe i dendėson… mos harroni tė ktheni qerpikėt me kthyesen e qerpikėve pėr njė efekt mė tė fortė.

Peneli
Tipike e viteve ’60-tė: kontrastet, vizat e qarta, e bardha mbi tė zezė... Si fillim aplikoni qerpikėt fals, pastaj vijėzoni me njė penel tė zi njė vizė pak tė trashė mbi qerpikėt e qepallės sė sipėrme dhe pastaj zgjateni nga jashtė. Qė viza e penelit tė jetė sa me qartė, ėshtė mė mirė tė pėrdorni njė penel tė lagur. Nėse nuk mund ta mbani dorėn pa lėvizur, atėherė provojeni me njė laps tė zi, sepse gabimet e bėra me tė mund tė korrigjohen mė lehtė. Pastaj mund tė luani me kontrastet bardh’ e zi. Bėni njė vizė tė bardhė nė brendėsi tė syrit dhe aplikoni njė ton tė hapur mbi qepallė.

Buzė tė kuqe
Buzėkuqi i nuancave tė forta tė kuqėrremta ėshtė njė domosdoshmėri pėr look-un e ri. Harrojini buzėt me shkėlqim. Pėrdorni ngjyrėn e kuqe tė theksuar mat, pėr njė look stil Twiggy, dhe tė kuqe tė ėmbėl pėr njė look stil Brigitte Bardo.

Vetulla tė pėrsosura
Kjo tndencė kėrkon vetulla perfekte dhe jo shumė tė holla (ju kujtohen vetullat e plota tė Audrey Hepburn?). Prandaj mbajini sa mė tė trasha qė tė duken sa mė natyrale. Krihini vetullat me njė furēė tė pėrshtatshme pėr to, jepuni formė me njė laps nė ngjyrėn e tyre dhe fiksojini me pak llak (asnjėherė mos e shpėrndani direkt nė vetull). Kėshtu do tė keni njė vetull nė formė tė pėrsosur, qė do t’i japė fytyrės suaj mė shumė hijeshi.

Flokėt
Look-u nuk ėshtė i pėrfunduar pa njė krehje me stil nga jashtė. Synoni pėr njė prerje tė shkurtėr si tė Mary Quant. Nėse pėrkundrazi, ju pėlqejnė flokėt e gjatė, synoni pėr t’i hedhur flokėt lart dhe lidhini bisht poshtė. Edhe stili Brigitte Bardot ėshtė i kėndshėm dhe shumė nė modė. Pėrdorni bigutina tė mėdha pėr t’u dhėnė formė me onde flokėve dhe kompletojeni pamjen tuaj te re me njė fjongo ose rreth. Do tė dukeni njė zonjushė e ardhur nga vitet mė trendy.
 




____________
Image

Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!