Qeveritarėt shqipėtarė dhe klasa politike nė vend duhet tė heqė dorė pėrfundimisht nga pėrfitimet politike nėpėrmjet marrėveshjeve me Janullatosin, pasi ato janė nė dėm tė interesave kombėtare. Kjo ka qenė njė nga gjashtė kėrkesat qė komuniteti i besimtarėve ortodoks tė kishės Shėn Maria e Elbasanit i ka drejtuar organeve mė tė larta tė shtetit, forcave politike, trupit diplomatik dhe pėrfaqėsuesve tė organizmave tė huaja tė akredituara nė Shqipėri. Pėrfaqėsuesi mė i lartė i kėsaj kishe, kleriku At Nikolla Marku paraqiti arsyet pse misioni i kryepeshkopit mė kombėsi dhe shtetėsi greke Janullatos, jo vetėm qė ishte i pėrfunduar dhe i tejkaluar prej kohėsh, por ishte kundėr interesave kombėtare tė besimtarėve ortodoks shqiptarė. Apeli me gjashtė kėrkesa tė specifikuara i drejtohej pėr mbėshtetje dhe pėrkrahje pretendentit pėr fronin mbretėror shqiptar Leka Zogu, kryetares se parlamentit Jozefina Topalli, Presidentit tė Republikės Aleksandėr Moisiu, kryeministrit Sali Berisha, partive politike, trupit diplomatik tė atashuar nė Tiranė dhe tė gjithė besimtarėve tė besimeve tė tjera fetare.
Patriarkana
Dje nė mesditė kreu i Kishės Ortodokse Shėn Maria e Elbasanit, At Nikolla Marku doli nė njė konferencė pėr mediat duke paraqitur njė apel drejtuar strukturave mė tė larta drejtuese dhe politike nė vend. Mesazhi i kėtij apeli ishte, tė pengohej misioni helenizues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare qė po ndiqet nga prelati i saj mė kombėsi e shtetėsi greke Janullatos, tė krijohet njė patriarkanė ortodokse kombėtare me qėndėr nė Tiranė dhe tė hartohet legjislacioni i duhur pėr tė normalizuar funksionimin e subjekteve fetare nė vend. Kėrkesa e parė e paraqitur nga kleriku ortodoks At Nikolla Marku, i cili nuk ėshtė nėn tutelėn e KOASH-it tė drejtuar nga Janullatos, ishte ngritja e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga niveli i njė kryepeshkopate nė njė Patriarkanė Ortodokse Autoqefale Kombėtare dhe fronėzimi nė krye tė saj i njė prelati shqiptar. At Marku kėrkoi mbėshtetjen dhe ndihmėn e tė gjithė besimtarėve ortodoksė shqiptarė kudo qė ata ndodhen, madje qoftė dhe tė besimeve tė tjera fetare. Kthimi nė Patriarkanė i jep mundėsi Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptarė qė tė qėndrojė nė identitetin e saj kombėtarė. Njėkohėsisht do tė pengohej ndėrhyrja dhe ndikimi i huaj nė ēėshtjet e ortodoksisė shqipėtare si dhe do tė bėhej bashkimi i tė gjitha Kishave Ortodokse Shqiptare nė tė gjithė botėn. Qėndra e patriarkanės tė vendoset nė Tiranė, tha At Marku.
Zgjidhja
Pėr tė zgjidhur problemet kryesore tė cilat kanė ēuar nė pėrēarjen e besimtarėve ortodoksė shqiptarė dhe vėnien nė rrezik tė autoqefalisė sė kėsaj kishe At Marku paraqiti njė seri propozimesh tė tjera. Nėpėrmjet tyre synohet largimi i Kryepeshkopit grek Janullatos, pengimi i influencės sė kishės greke nė Shqipėri, vendosja nė krye tė saj e njė kleriku shqiptar, vėnia nėnkontroll e administrimit financiar tė subjekteve fetare, transparenca e donacioneve qė vijnė nga jashtė si dhe financimi pėr komunitetet fetare nga buxheti i shtetit. Hartimi i ligjit pėr administrimin financiar tė subjekteve fetare do ti jap fund abuzimit me fondet e donacioneve tė dyshimta qė futen nga jashtė, tha At Marku. Ai e cilėsoi kryepeshkopin Janullatos njė diktator fetar, njėlloj si Hitleri apo Enver Hoxha. Nė fund At Marku e cilėsoi Janullatosis, gjeneral i ushtrisė sė humbur greke gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, njėkohėsisht dhe pushtuese nė Shqipėri, qė duhet tė largohet njė orė e mė parė nga vendi.
____________
Direktoria , Galeria
Piracy is a crime! So, am I a criminal?













