Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Temperaturat Mbi 35 Gradė, Rrezikohet Uji I Pijshėm 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Temperaturat Mbi 35 Gradė, Rrezikohet Uji I Pijshėm 
 
Temperaturat e larta tė stinės sė nxehtė jo vetėm qė shkaktojnė vapė, por shndėrrohen edhe nė njė rrezik tė madh pėr cilėsinė e ujit qė furnizon shtėpitė tona. Mikrobet qė "sorollaten" jo vetėm nė ajėr, por qė kanė gjetur strehė nė tubacionet e amortizuara tė shpėrndarjes sė ujit, gjatė verės kanė kushte tė pėrshtatshme pėr t‘u shumuar. Madje ato mund tė shndėrrohen edhe nė njė "ushtri" sulmuese dhe tejet agresive kundėr shėndetit human. Pėr kėtė, atyre u mjafton tė gjejnė terrenin dhe kushtet e pėrshtatshme e natyrisht portatorin qė shkakton sėmundjet.

"Nė temperatura mbi 35 gradė Celsius mikrobet gjejnė kushte tė pėrshtatshme pėr t‘u shumuar. E rėndėsishme ėshtė qė tė mos kenė portator, pasi nė kėtė mėnyrė ato do tė krijonin vatra sėmundjesh", shpjegon Pėrparim Kadareja, specialist i monitorimit tė ujit nė Drejtorinė e Shėndetit Publik pėr Tiranėn.

Ndėrkohė qė nė kėtė stinė tė nxehtė tubacionet nė njė pjesė jo tė vogėl tė ditės qėndrojnė tė boshatisura, nė pritje tė qarkullimit tė ujit, sipas orarit tė vendosur nga ujėsjellėsi.

Aktualisht Drejtoria e Ujėsjellės-Kanalizimeve jo vetėm qė nuk mundet tė furnizojė kryeqytetin me ujė pėrgjatė tė gjithė 24-orėshit (tashmė kjo duket si ėndėrr), por as tė garantojė ndėrprerje tė shkurtra nė kohė. Sipas tyre, ėshtė rritur sasia e konsumit nga qytetarėt dhe kjo bėn qė tė bjerė presioni i ujit nė tubacione. Ndėrkohė qė nė njė pjesė tė ditės ato janė krejt tė boshatisura. Por "sa mė gjatė tė qėndrojnė tubacionet e rrjetit tė shpėrndarjes sė ujit bosh, aq mė i madh ėshtė rreziku i shtimit tė mikrobeve patogjene nė to", shpjegojnė specialistėt.

Kadare shprehet se uji qė furnizon 70 pėr qind tė qytetit tė Tiranės e qė ka si burim Bovillėn ėshtė i pastėr. "Uji vazhdon tė klorinohet nė nivelet e kėrkuara me 0,8 miligramė pėr ēdo litėr ujė dhe gjatė kėtij 6-mujori ne kemi realizuar vetėm pėr pikėn e Bovillės 136 analiza. Ato kanė rezultuar pa ndotje", shpjegon Kadare. Po kėshtu ai shton se edhe nė burimet e tjera atė tė Selitės dhe Shėn Mėrisė nuk ka pasur ndotje tė ujit qė shkon nė shtėpitė e konsumatorėve. Por kėtė situatė normale tė ujit ai ia dedikon vetėm pėrdorimit korrekt tė klorit nė tė. Kjo, pasi vetėm sasia e domosdoshme e klorit nė ujė mund tė shkatėrrojė mikrobe tė tilla si streptokoku fekal dhe e‘coli.

Megjithatė, problemet e pastėrtisė sė ujit nuk varen vetėm nga rrjeti i amortizuar. Ndėr faktorėt qė rrisin riskun pėr ndotjen e ujit tė pijshėm janė edhe ndėrhyrjet e paligjshme nė rrjet. Specialisti Kadare shprehet se personat qė kanė kryer lidhje tė paligjshme pėrpara pikave tė klorinimit janė vetė shumė tė rrezikuar. Kjo, pasi uji qė ata konsumojnė nuk ka pėrmbajtje klori, nė mėnyrė qė nė rastet kur ka mikrobe nė rrjet, ato tė mund tė asgjėsohen. Por nga ana tjetėr ata shndėrrohen nė burim rreziku pėr ndotjen e ujit, pasi gjatė ndėrhyrjes nė tubacione mund tė shkaktojnė dėmtimin apo ēarjen e tyre e pėr rrjedhim edhe ndotjen. Raste tė tilla ndodhin sidomos edhe prej bumit tė madh tė ndėrtimeve nė zona shpeshherė tė pastudiuara nga ana urbanistike dhe pa kanalizime. Rreziku pėr ndotjen e ujit nė tubacione shtohet dhe sipas vetė drejtuesve tė ujėsjellėsit shpeshherė ka pasur raste tė raportuara kur janė dėmtuar tubacionet dhe deri nė riparimin e tyre banorėt e zonės janė kėshilluar tė mos e pėrdorin ujin.

Edhe reshjet e shiut janė burim i mundshėm i ndotjes sė ujit nė tubacione. Ato tėrheqin me vete mikrobet nė zonat sipėrfaqėsore. Ndaj zgjidhja mė e mirė pėr tė eliminuar faktorėt ndotės tė ujit qė konsumojnė qytetarėt ėshtė furnizimi i rregullt gjatė tė gjithė 24-orėshit, nė mėnyrė qė tubacionet tė mos mbeten bosh, si dhe tė bėhen investime nė kėtė sektor, qė tashmė duket se ka mbetur pezull edhe pėr shkak tė kompetencave tė ngecura nga ministria drejt pushtetit vendor tė ndėrmarrjeve tė ujėsjellėsit.
 




____________
I think that someone is trying to kill me
Infecting my blood and destroying my mind
No man of the flesh could ever stop me
The fight for this fish is a fight to the death
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!