
Tendenca, floke tė gjatė e tė pakrehur
Flokėt e gjatė dhe tė pakrehur janė me tė vėrtetė tendencė dhe shumė tė pėlqyer kėtė sezon. Ashtu siē ndodh nė ēdo sezon, modelet dhe stilet e reja nuk lindin nga njė moment nė tjetrin. Shpesh ato janė njė evolucion i njė stili qė ka ekzistuar edhe mė parė. Kėshtu ndodh edhe me flokėt e gjatė, si nė tė gjitha sezonet e mėparshme, flokėt e gjatė mbeten tė bukur dhe tendencė. Nė sfilatat ndėrkombėtare tė kėsaj vere janė parė pak femra me flokė tė shkurtėr. Pra, kėshillat e kėtij viti janė: jini tė lirshme me flokėt tuaj, edhe nėse nuk do ti krihni nuk ėshtė aspak problem, pasi prapė do tė dukeni e modės dhe e bukur. Nė parukeri punohet me orė tė tėra pėr tė krijuar modele flokėsh tė pakrehur, por pėrse shumė herė tė harxhosh kohė kur shumė lehtė mund ti lini tė pakrehur, tė shpupurisur, sikur era ti ketė prishur modelin e tyre. Stilistėt ju garantojnė se do tė dukeni shumė seksi, joshėse dhe e bukur. Flokėt e gjatė qė bien mbi shpatulla, madje mund tė mbulojnė edhe kurrizin, do tė kėshilloheshin mė shumė se flokėt e shkurtėr. Krijimi i modeleve natyrale ju japin njė pamje mė tė lehtė dhe tė thjeshtė. Por krahas saj, stilistė tė tjerė kėshillojnė edhe ndonjė gėrshet nė mes tė flokėve, kryesisht nė pjesėn anėsore tė kokės, qė shumė herė mund tė ngjajė edhe me stile hippy, shumė e bukur si pėr ditėn, ashtu edhe pėr mbrėmjet.
____________