12/03/2008 - 11:04
SKRAPAR Dy vetė u plagosėn dhe dy tė tjerė u arrestuan dje nė fshatin Jaupas tė Skraparit, pas njė pėrleshjeje tė filluar si pasojė e njė tentative pėrdhunimi.
Burime policore bėnė tė ditur se fillimi i incidentit ka qenė tentativa pėr pėrdhunimin e vajzės L.Ē., 27 vjeēe nga Altin Ēela, 30 vjeē. Mėsohet se 27-vjeēarja punonte si kameriere nė njė nga lokalet e pikės turistike tė Bogovės. Pasi kishte lėnė turnin ajo ishte nisur pėr tė shkuar nė shtėpi. Nė afėrsi tė shtėpisė i kishte zėnė pritė 30 vjeēari Ēela, banor po nė kėtė fshat. Ēela ka pritur qė vajza tė futej nė shtėpi dhe mė pas tė realizonte planin e menduar. Pasi ka konstatuar futjen e agresorit nė shtėpi 27vjeēarja ka marrė njė thikė pėr tiu mbrojtur sulmit. Pasi janė pėrleshur ajo ka plagosur nė dorė Ēelėn. Klithmat e vajzės kanė alarmuar tė afėrmit e saj qė banonin aty pranė. Pas mbėrritjes ata kanė marrė nė mbrojtje tė renė, ndėrsa janė lėshuar mė pas mbi agresorin Ēela duke e goditur me mjete tė forta. I gjendur pėrballė sulmit tė disa vetėve Ēela ka nxjerrė njė thikė dhe ka plagosur njė prej tyre. E lajmėruar nga banorė tė zonės, policia ka mbėrritur nė vendngjarje ku pasi ka neutralizuar situatėn, ka prangosur njė kushėri tė vajzės si edhe 30-vjeēarin, Ēela. Mėsohet se pistat nė tė cilat do tė hetohet ngjarja janė ajo e njė lidhjeje tė mundshme tė prishur mes tė rinjve, apo ajo e njė tentative pėrdhunimi.
____________











