Nė vitin 230 p.e.r. ndėrmori sulmin kundėr Lidhjes Epirote, pushtoi kryeqytetin e saj, Foinikėn, dhe e detyroi Epirin tė shkėputej nga aleanca me etolėt dhe tė lidhej me mbretėrinė ilire. Me pėrfundimin nė tė njėjtėn kohė edhe tė njė rrjeti aleancash tė tilla me Lidhjen Akarnane, krijoi njė kufi tė drejtpėrdrejtė midis Mbretėrisė Ilire e botės greke
Ndėrkaq forcimi i pozitės sė Mbretėrisė Ilire nė Ballkan binte ndesh me politikėn ekspansioniste tė fuqisė sė re mesdhetare, Romės, e cila nė kėtė kohė ishte drejtuar nga Lindja. Teuta pėrballoi me dinjitet diktatin dhe veprimet provokuese tė senatit romak, pa mundur tė mėnjanojė konfliktin e armatosur, qė shpėrtheu me ndėrhyrjen e parė romake nė Iliri nė vitin 229 p.e.r. Edhe pse Teuta mori masa tė rėndėsishme pėr ti dalė rrezikut pėrpara, duke angazhuar forcat e saj kryesore nė mbrojtjen e vijės bregdetare, nuk pati sukses. Plani i saj pėr tė pushtuar Issin, Dyrrahun, Apolloninė, Korkyrėn dėshtoi.
Pas tradhėtisė sė komandantit tė saj Demetėr Farit qė u dorėzoi romakėve Korkyrėn e pushtuar, Teuta u detyrua tė heqė bllokadėn detare edhe nga qytetet e tjera. Qėndresa e mėtėjshme qė bėnė ilirėt nė tokat e Ardiejve dhe sidomos nė qytetin Nutria duke u shkaktuar romakėve humbje tė rėnda, nuk e ndryshoi fatin e luftės. Pas kėsaj Teuta me forca tė pakta u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit.
Nė pranverė tė vitit 228 p.e.r. dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesin e vet dhe pėrfundoi me senatin njė paqe me kushte shumė tė rėnda pėr ilirėt. Pas kėsaj ngjarjeje nuk pėrmėndet mė dhe nuk dihet fati i saj.
____________
Lot Dielli












