Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
“Thesari” i Berishės, librat antikuare pėr Skėnderbeun 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh “Thesari” i Berishės, librat antikuare pėr Skėnderbeun 
 
Kur kryeministri Berisha i ka nxjerrė nga biblioteka e tij personale ndoshta nuk e ka ditur qė dy prej tyre mund tė shkojnė deri nė 15 mijė euro secili. Duken thjesht ca libra tė zverdhur nga koha, por janė ngjarja e vetme e tė paktėn 17 viteve tė fundit pėr thesarin e antikuarit tė Bibliotekės Kombėtare.
Qė nga koha e bastisjes sė bibliotekave personale dhe fetare, apo atyre tė ish-bejlerėve e pashallarėve nga komunistėt, asgjė tė re nėn tavanėt e ulėt tė bodrumeve me libra tė rrallė! Nė dhomėn e hekurt ku ndryhen librat shekullorė do tė ketė kėsisoj mė nė fund vizitorė tė rinj por miq tė vjetėr, sepse sipas drejtorit tė Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasarit, tė paktėn dy nga librat e dhuruar i plotėsojnė tė gjitha kriteret pėr t’u klasifikuar si antikuare.
Ka gjasa qė Berisha tė mos e ketė idenė as pėr kėtė, ndėrsa librat duket i ka pasur dhuratė nga koha kur ka qenė president. Njė Skėnderbe i Lavardin, njė tjetėr i Barletit dhe njė i tretė i Paganelit janė ekzemplarėt tė cilėt datojnė qė nga vitet 1500-1600. Tė sapovendosur nė njė stendė ekspozimi nė hyrje tė bibliotekės, ato nuk i kanė tėrhequr tjetėrkujt vėmendjen pėrpos urithėve tė pėrhershėm tė bibliotekės qė edhe pas vitesh kur kthehesh, i gjen gjithnjė aty. Berisha vetė ka qenė njė prej tyre para viteve nėntėdhjetė siē kujtojnė punonjėsit e vjetėr tė bibliotekės, ata qė dikur e kishin pėgėzuar si “ky qė vetėm krevatin nuk ka sjellė kėtu”. Por dhurata e fundit e kryeministrit i ka bėrė tė gjithė tė ndihen tė mikluar dhe duket se ia kanė falur tė gjitha vonesat pas orės 8.30 netėve tė errėta tė diktaturės.
Ndėrsa biblioteka ka kohė qė nuk ka fuqi blerėse pėr t’i pasuruar fondet e saj me libra tė rrallė dhe oferta tė tilla madje nuk ka mė, Plasari na thotė se shpreson qė rasti i kryeministrit tė shėrbejė pėr tė nxitur edhe posedues tė tjerė librash me vlerė qė t’i drejtohen bibliotekės. Por duket se vitet e fundit kanė qenė mė tepėr poseduesit e rremė tė librave tė tillė qė i janė avitur bibliotekės dhe qė kanė ofruar gjėra pa ndonjė interes. “Qė njė libėr tė klasifikohet si antikuar, sipas njė prej ndarjeve mė tė mbėshtetura nga studjuesit, duhet tė datojė jo mė vonė se viti 1830”, - thotė Plasari. Sipas kėtij kriteri sė paku dy prej librave tė dhuruar nga kryeministri Berisha klasifikohen si tė tillė dhe janė futur nė procesin e kalimit nė arkivėn e antikuareve nė Bibliotekėn Kombėtare.
10 deri nė 15 mijė euro mund tė jetė sipas Plasarit vlera e Skėnderbeut tė Jacques de Lavardin, bazuar nė tė dhėnat aktuale tė tregut tė librit “trčs rare” ku bėn pjesė edhe ky Skėnderbe i hershėm i vitit 1604. Megjithėse Shqipėrisė i mungojnė ekspertėt e vlerėsimit tė saktė tė vlerave tė tilla tė rralla, Plasari thotė se mund tė bėhen pėrllogaritje tė pėrafėrta duke u mbėshtetur nė tė dhėnat e tregut aktual dhe kėsisoj edhe ekzemplari italisht i Marin Barletit qė daton nė 1568 mund tė shkojė nė disa mijėra euro, megjithėse ekziston i pėrkthyer nė disa gjuhė, kryesisht i pėrkthyer nga varianti latinisht. Mė pak i ēmuar pėr vetė faktin se daton pas vitit 1830 dhe nuk flasifikohet nė antikuaret, Skėnderbeu i Camille Paganel paraqet interes sipas studjuesit Plasari pėr faktin se ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn hungareze dhe si i tillė ėshtė njė variant unik, ndėrsa duket se botimi i tij i pėrkthyer nė kėtė gjuhė lidhet me pėrfshirjen heroike tė Huniadit nė betejat e turqve tė shekullit XV-tė. “Megjithatė pėr tė bėrė njė vlerėsim tė saktė jo vetėm tė kėtyre tre librave por edhe atyre qė janė pjesė e fondit prej kohėsh, duhet marrė mendimi i njė grupi ekspertėsh tė antikuarėve tė Evropės”, - shprehet Plasari duke shpresuar se njė grup i tillė mund tė thirret pėr ta bėrė realisht njė vlerėsim tė tillė pėr librat e rrallė tė Bibliotekės Kombėtare.
Nėse vlerat monetare nuk janė pėrcaktuar, ato tė pėrmbajtjes duket se mund tė vlerėsohen mė mirė nė Shqipėri, edhe pse njė pjesė e mirė e dorėshkrimeve arabe dhe perse, pėr shembull, nuk gjejnė studjues tė interesuar nė vendin tonė, megjithėse datojnė shumė herėt. Fondi i librave pėr Skėnderbeun duket se ėshtė nė fakt mė i pasuri dhe mė i shfrytėzuari nė arkivėn e Bibliotekės. Janė rreth 500 syresh nė kėtė fond pa llogaritur ende dy librat e dhuruar nga kryeministri Berisha. Ndėrsa gjenden edhe gravura nga mė tė rrallat me imazhet e panjohura tė Skėnderbeut, libri i autorit francez Jacques de Lavardin hyn pėr herė tė parė nė fond me titullin: “Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skėnderbe, mbret i Shqipėrisė”.
Sipas specialistėve tė arkivės vepra qė ka njohur disa botime nė 1576, 1593, 1596, 1597, i pėrket botimit tė vitit 1604 dhe ėshtė origjinale. “ Libri i kushtohet jetės dhe veprės sė heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit –Skėnderbeut; Nė krahasim me dy botimet e mėparshme tė vitit 1597 e 1958, ky botim ka njė shtesė prej 47 faqesh nė fund lė librit dhe ka veēori bibliofilike nė miniatura.Frontespici ėshtė shtypur nė ngjyrė kuq e zi, ndėrsa nė tė gjendet edhe vula e botuesit dhe kopertina ėshtė me lėkurė origjinale”, - shpjegon specialistja. Sipas informacionit nė hyrje tė librit, vepra rrėfen bėmat e lavdishme tė betejave tė Skėnderbeut dhe fitoret e tij kundėr turqve pėr fenė e Jezu Krishtit. “Ky botim pėrmban edhe njė kronologji turke ku pėrmblidhen tė dhėna pėr Sullntan Bajazitin e II-tė, Selimin e I-rė, Sulejmanin e II-tė, Murain e III-tė dhe Muhametin e III-tė”, - shkruhet nė hyrje tė librit nė gjuhėn frėnge qė ėshtė botuar nė Franche – Ville tė Francės nė vitin 1604.
Libri i dytė ka autor Marin Barletin dhe rrėfen nė italisht “Historinė e tė madhėrishmit dhe trimit, zotit Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbe, princi i denjė i shqiptarėve”. Kjo vepėr qė ekziston nė disa gjuhė, ėshtė pėrkthyer nga latinishtja prej Pietro Rocha, ndėrsa viti i botimit ėshtė 1568 nė Venecia. Megjithatė, duket se njė ekzemplar tjetėr i kėtij libri ekziston tashmė nė arkivėn e Bibliotekės Kombėtare. Libri i tretė nuk ėshtė ende njė antikuar, por konsiderohet ekzemplar interesant pėr faktin se ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn hungareze nga varianti frėngjisht i botuar nė Paris nė vitin 1885 dhe autori ėshtė francezi Camille Paganel.
Ndėrsa na shoqėron pėr nė arkivėn e librave tė rrallė, njė punonjės i vjetėr i bibliotekės na rrėfen se njė pjesė e rėndėsishme e thesarit tė librit antikuar ka vulat e bibliotekave personale tė njerėzve tė njohur qė nga Bushatllinjtė e deri tek Lumo Skėndo dhe sė fundmi do tė ketė edhe atė tė Sali Berishės. Nė fund tė fundit a nuk janė librat ato qė kanė siguruar pėrjetėsinė deri mė sot?

Udhėtimi i librave tė rrallė nė Shqipėri

Librat nė kėrkim tė tė cilėve jemi vėnė janė pėrfshirė edhe nė histori krimesh komuniste. Tė plaēkitur me dhunė nga bibliotekat personale tė familjeve tė mėdha, trashėgimtarėve tė bejlerėve dhe pashallarėve, arkivit tė franēeskanėve dhe Urdhėrit Jezuit, tanimė vetėm vulat dhe mbishkrimet kanė mbetur gjurmė tė kėtyre “krimeve”, tė vetmet qė kanė sjellė njė dobi duke pasuruar me vlera tė rralla fondet e bibliotekės kombėtare. Duke zbritur nė bodrumet e ngushta ku ruhen tanimė me vėshtirėsi dhe nė kushte tė papėrshtatshme qindra-mijėra libra, ato qė ruhen nė kushtet mė tė forta tė sigurisė pėr shkak tė vlerės sė rrallė janė librat e fondit tė antikuarit.
  Pranė Mesharit tė Gjon Buzukut, tė cilit nė fakt i mungojnė disa faqe dhe ėshtė vetėm njė fotokopje e variantit origjinal qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit (edhe si e tillė unike megjithatė), shkėlqejnė me luksin dhe sharmin e mbartur deri sot inkunabulat qė janė edhe pasuritė mė tė rralla qė zotėron biblioteka. Mbajnė gurė tė ēuar, dekoracione tė praruara dhe kryesisht tė punuara me ar dhe argjend, por mė tė vlerėsuara duket se janė pėr vitet qė mbajnė mbi kapakėt e rėndė dhe faktin qė vijnė nga shekujt e errėt tė epokės kur nuk ezkistonte shtypshkrimi dhe forma e sotme e librit dhe gjithēka bėhej nė mėnyrė artizanale.
Udhėtimi i tyre nė Shqipėri duket i mistershėm dhe befason tė gjithė studjuesit dhe njohėsit e bibliotekave nė botė kur zbulojnė se ekzemplarė unikė inkunabulash ekzistojnė edhe nė bibliotekėn relativisht tė re tė Shqipėrisė.  
  Por edhe pse ėshtė njė institucion i themeluar vetėm nė vitin 1920, Biblioteka Kombėtare vijon njė traditė shumė tė vjetėr bibliotekare nė Shqipėri qė shkon thellė nė Mesjetė nė oborret e princėrve shqiptarė si dhe tė bujarėve, kontėve, arhonėve ku funksionin kancelari nė latinisht, greqisht, sllavonisht dhe kishin pranė tyre edhe bibliotekat pėrkatėse.  Madje edhe nga pesė shekuj tė pushtimit osman tradita e bibliotekės vazhdoi sipas studjuesve dhe u pėrcoll kryesisht nėpėrmjet bibliotekave tė familjeve tė mėdha, tė pashallarėve e bejlerėve, por edhe atyre tė institucioneve fetare: abacive benediktine, kuvendeve franēeskane e jezuite, manastireve ortodokse, medreseve, teqeve tė bek­ta­shinjve. Pozicioni gjeo-historik i shqiptarėve nė zonėn e kalimit nga Perėndimi nė Lindje ka ndihmuar edhe nė ruajtjen e kėsaj tradite qė pak njihet.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!