Pėr Marko Materacin me shokė, festa e titullit sa vjen e afron. "Objektivi ynė i parė ėshtė t'i mbyllim llogaritė sa mė parė, - tha ai, - ndėrsa i dyti ėshtė tė arrijmė njė fitore mbresėlėnėse." Ai nuk e fsheh se lakmon ta arrijė kuotėn e 100 pikėve: "Po, shumė, kam shumė dėshirė t'i bėj tė heshtin tė gjithė ata qė flasin pėr njė titull tė lehtė. Mė pas, ka shumė vite qė bėhen ironi me Interin dhe tani ka ardhur momenti tė hyjmė nė historinė e futbollit italian. Pak a shumė kemi hyrė tashmė me rekordin e fitoreve radhazi, nė pėrgjithėsi dhe nėpėr transferta. Por nėse arrijmė kuotėn e 100 pikėve, do tė bėjmė diēka tė papėrsėritshme..."
- Masimo Morati ėshtė i bindur se ky Inter ndodhet nė rrugė tė mbarė, pėr tė hapur njė cikėl tė gjatė suksesesh...
- Dhe ka tė drejtė. Kemi tri-katėr vite avantazh ndaj rivalėve tanė historikė. Me pakėz zgjuarsi nga ana e tė gjithėve mund tė arrijmė gėzime tė mėdha nė tė ardhmen.
- Me pak fjalė, blerje tė pakta, por tė goditura...
- Unė e kam fjalėn mbi tė gjitha pėr ne lojtarėt. Sivjet njė prej armėve tona fituese ka qenė aftėsia nga ana e tė gjithėve pėr t'i vėnė interesat e grupit pėrpara ēdo lloj individualiteti.
- Interi duket se ėshtė i interesuar pėr Henrinė...
- Ku ta gjenim qė tė vinte.. Ėshtė i madh, ėshtė njė prej lojtarėve tė mi tė preferuar, e pranoj. Pak kohė mė parė mė dėrgoi si dhuratė fanellėn e tij. E telefonova pėr ta falėnderuar dhe e shfrytėzova rastin pėr tė parė se ē'mendje kishte (buzėqesh)...
- Si iu pėrgjigj?
- Se e do shumė Arsenalin, por njėkohėsisht mė tha "kurrė mos thuaj kurrė". Tė shohim, edhe pse kemi shumė sulmues tė vlerės botėrore dhe kjo s'duhet harruar.
- Si Adriano, i cili nuk lė qė t'i shkojė dėm rasti pėr t'i krijuar probleme vetes...
- Si lojtar nuk diskutohet: dy vite mė parė ishte nė "lojė" pėr "Topin e artė", kėshtu qė nuk mund tė jetė kthyer nė invalid. Ai ka dhunti tė rralla, i ka tė gjitha ato qė duhen pėr t'u ngjitur nė majėn e botės, por tani ka nevojė tė bėjė njė hov cilėsor pėrpara nė anėn psikologjike. Duhet tė krijojė rregull nė jetėn e tij private, duke u larguar nga gjithė ata njerėz qė i qėndrojnė rrotull vetėm pėr interes. Duhet tė mėsojė t'i dallojė ata qė e duan me tė vėrtetė. Nuk ėshtė e lehtė, por ėshtė e domosdoshme nėse dėshiron tė japėsh maksimumin edhe nė fushė.
- Nga fushat e rrjepura tė Serisė D, te titulli botėror. Njė karrierė e pabesueshme ajo e tij: po tė ktheheni pas me kujtime, cila ėshtė gjėja e parė qė ju vjen nė mendje?
- E shoh veten me trajnerin Arkoleo, nė Trapani, kur po tentoja tė bėhesha njė lojtar dhe mė pas mė pėlqen tė them dy fjalė pėr Ēiro Karuzon, njė mbrojtės qė do tė ishte bėrė i madh nėse gjunjėt nuk do ta kishin lėnė nė baltė. Ai luante pėrkrah Kanavaros te tė rinjtė e Napolit dhe bashkė luajtėm te Karpi. Do tė kishte qenė edhe ai nė verė nė Gjermani nė verė. Nga ana ime i detyrohem shumė vetes dhe edhe mė tepėr Interit, njė klub i madh, njė familje e vėrtetė pėr mua. Janė gjepura ato qė thuhen se s'do t'i administrojė lojtarėt.
- E keni fjalėn pėr Ronaldon?
- Roni ėshtė miku im, pėrveē se njė lojtar i mrekullueshėm, por nganjėherė ėshtė mė mirė tė heshtėsh pėrballė disa argumenteve tė caktuara. Jam i sigurt se nuk donte ta sulmonte Interin, ka mė tepėr mundėsi qė tė ketė rėnė pre e ndonjė pyetjeje grackė, edhe sepse tek Interi ai ėshtė trajtuar mė mirė se ē'bėn njė baba me birin e tij, dhe Roni e di.
- Cili ėshtė trashėgimtari i Materacit?
- Barzalji.
- Ēfarė humbet Interi me largimin e Figos?
- Pėrveē "asit", qė ėshtė vendimtar edhe sot, do tė humbasim njė burrė tė vėrtetė dhe shumė personalitet. Njė djalė shumė i thjeshtė, pavarėsisht se ėshtė njė prej mė tė mėdhenjve tė tė gjitha kohėve.
- Dhe cili ėshtė lojtari mė i madh me tė cilin ka pasur tė bėjė Materaci?
- Mes shokėsh dhe kundėrshtarėsh kam parė dhe jam pėrballur me mė tė mirėt, por absolutisht mė pėrcaktuesi ėshtė Xhixhi Bufon, njė bishė, njė fenomen.
____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"















