Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Tinka Kurti: Shkela Cdo Bestytni Per Puthjen E Pare Te Filmi 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tinka Kurti: Shkela Cdo Bestytni Per Puthjen E Pare Te Filmi 
 
Nuk do ta kishte menduar asnjėherė qė njė pėrvjetor i jetės sė saj do tė shėnohej nė lartėsinė 8000 metra. Aktorja Tinka Kurti ishte duke udhėtuar me avion drejt Stambollit, kur tik-taku i jetės shkon 75 vjeēe. E ulur pranė dritares sė vogėl, ndėrsa ndiqte fluturimin mbi re, stjuardesa lajmėron nė gjuhėn shqipe se ndodhemi nė lartėsinė 8000 metra. Ora shėnonte 10:30 tė 17 dhjetorit, kur mbi kurrizin e faqes sė djathtė tė artistes rrokulliset njė lot. Asnjė nga shoqet e saj aktore me tė cilat udhėtonte, si Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Edi Luarasi, Vitore Sallaku, Edit Mihali apo Irini Qirjako, pėr pak kohė nuk do ta kuptonin se ē'po ndodhte me aktoren. Ndėrsa Tinka Kurti po pėrshkonte me kujtime 75 vite jetė.

Nė mendje i shfaqej shtėpia ku kishte lindur, pasioni pėr aktrimin, hapat e parė nė skenė e madje edhe kujtime tė veēanta, si puthja nė film me aktorin Naim Frashėri. Ajo kujtohet si aktorja qė realizoi puthjen e parė pėr filmin shqiptar, e i ngelet peng qė as sot nuk transmetohet. Nė kėtė udhėtim nostalgjik e emocional i shkėpusim aktores disa kujtime tė saj pėr "Gazeta Shqiptare".
Ē'do tė thotė njė lot pėr Tinka Kurtin?
Eh, pikėrisht nė kėtė datė e kėtė orė, unė mbusha 75 vjeēe. Ėshtė njė surprizė e bukur dhe njė ngjarje e rrallė qė njė pėrvjetor ta pėrjetosh nė avion, madje duke udhėtuar drejt Stambollit, aq mė tepėr qė unė linda nė njė "Turqi" tė vogėl, qė quhet Sarajevė.
Ju kujtohet fėmijėria nė kėto ēaste? Ēfarė mbani mend mė shumė?
Ėshtė njė det i pafund kujtimesh. Kujtoj parkun, rrugicėn me kalldrėm dhe ndjej nė ēdo ēast shtrėngimin e dorės sė nėnės sime tė shtrenjtė. Ai loti qė doli papritur mė kujton ēastet e dhimbshme, portėn e shtėpisė, nga e cila dola kur isha vetėm 5 vjeē dhe u riktheva kur mbusha 65 vjeē. Shkova nė dhomėn pėr tė cilėn mė kishte folur nėna, hungarezja Elisabetė, e cila pas lindjes kishte dalluar mes yjesh njė germė T, dhe pėr kėtė shkak vendosi ta quante vajzėn Tinka.
Ndoshta e parandiente se ju do tė ishit njė prej yjeve tė artit shqiptar?
Pėrsėri njė koincidencė. Ndjehem mirė qė jeta ime e vėshtirė dhe e bukur ėshtė hedhur nė njė film dokumentar nga regjisori Esat Teliti, pikėrisht me rastin e ditėlindjes, plot 4 vjet mė parė. Ma dhuroi me rastin e 71-vjetorit tė lindjes. Ishte shumė prekėse, e bukur dhe e paharruar, kur u shfaq nė kinema "Milenium". Pėr 90 minuta ndjeva tė kalojė nė qenien time jeta ime e vėshtirė, dashamirėsia dhe mirėnjohja e miqve qė kishin mbushur sallėn.
Si ju lindi dėshira pėr t'u bėrė aktore?
Nė tė vėrtetė unė nisa mėsimet nė Politeknikumin e Tiranės dhe rastėsisht pėrfundova nė degėn e Dramės, nė Lice. Por kjo ėndėrr e bukur do tė ndėrpritej nė mes. Vetėm pas tre muajsh shkollė do tė mė pėrjashtonin pėr manifestimin e shfaqjeve liberale dhe asnjėherė nuk e mora diplomėn e aktrimit. Por nė rastin tim, talenti vulosi diplomėn e aktorit. Pjesa mė e bukur pėr mua ėshtė Shkodra. Atje kam dashurinė e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia, atje ku hodhi hapat karriera ime si artiste. Kjo udhė e gjatė, e bukur sa edhe e vėshtirė, nisi me "Dasmėn Shkodrane", kur isha vetėm 16 vjeēe. Pėr herė tė parė do tė ngjitesha nė njė skenė teatri. Nė tė vėrtetė mė kishin marrė aty pėr tė kėnduar nė kor, por regjisori shpejt kuptoi se kishte tė bėnte me njė aktore. Dhe nuk kish gabuar. Hapi i parė do tė hidhej me filmin "Tana" dhe mė pas jeta ime do t'i kushtohej skenės dhe filmit.
I keni numėruar ndonjėherė rolet qė keni luajtur gjithė kėto vite?
Kam arkivin tim dhe duke renditur interpretimet e mia, numri arrin nė 320 role. Shumica janė nė dramė, por pa lėnė pas edhe filmin. Ėshtė njė gjysmė shekulli jetė qė ia kam kushtuar skenės. Kujtoj rolet nė dramėn "Fejesa e Ēehovit", pasuar me rolin e Files nė "Fisheku nė pajė", mė pas tė Lokes tek "Toka Jonė". Pasioni dhe dashuria pėr skenėn mė detyronte qė brenda vitit tė mund tė realizoja 4 role. Lėvizja nga Shkodra nė Vig ku xhiroheshin "5 heronjtė", nga skena nė xhirim. Sfilitesha, por ndjehesha edhe e lumtur.
Keni role qė do t'i konsideronit mė tė pėrzemėrtat pėr ju?
Shumė nga artistėt e tjerė shprehen se nuk mund t'i ndajnė rolet. Pėr mua nuk ėshtė kėshtu. Nė njė jetė kaq tė gjatė ka role tė mėdhenj dhe tė vegjėl, kryesorė dhe episodikė. Unė kam pasur fatin tė kem tėrė kohėn role parėsorė nė skenė dhe filma, por veēoj rolin e Lokes tek "Toka Jonė", nėnė Pashakoja tek "Yjet e netėve tė gjata", rolin e nėnės tek "Gjaku i Arbrit" dhe kėshtu do tė pėrmendja njė varg rolesh deri tek ky i fundit, tek "Streha e tė Harruarve" shkruar nga Rruzhdi Pulaha, qė u xhirua edhe film para pak muajsh.
Jeni artistja e parė qė realizuat puthjen nė film. Si e keni pėrjetuar?
Ėshtė e vėrtetė dhe kjo mė bėn krenare. Nuk pata asnjė hezitim kur tek filmi "Tana", nėn njė pemė i dhashė puthjen partnerit tim, aktorit tė madh Naim Frashėri. Ėshtė puthja e parė nė historinė e filmit shqiptar dhe kjo mė bėn tė ndjehem vėrtetė mirė. Ishte koha e tillė, mentaliteti qė tė pengonte pėr tė realizuar skena tė tilla. Megjithatė, edhe pse isha shumė e re, pasioni e bėn aktorin tė interpretojė edhe skena tė tilla qė tashmė janė tė zakonshme.
Pėr atė kohė thyhet njė tabu. Nuk i druheshit kėsaj?
Sigurisht qė nuk ishte e lehtė. Madje ju them se pėr tė bėrė atė puthje, na u desh tė realizonim 29 dubla dhe fatkeqėsisht skenėn e hoqėn mė pas. Zemėrohem me vete dhe them: "Mirė atėherė qė nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, pėrse nuk jepet puthja ime me Naim Frashėrin?" Pėr mua ėshtė njė nga momentet mė tė bukura tė karrierės sime si aktore, jo vetėm se kam partner njė aktor tė madh, porse isha njė aktore e vėrtetė qė shkela ēdo bestytni pėr tė realizuar rolin. Dhe kėtė nuk e bėnte ēdo femėr aktore.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!