 Re: Tirana Pėrplaset Me Beogradin Pėr Pavarėsinė E Kosovės
Sulm nga Serbia
E Premte, 20 Prill 2007-Korrieri
Kosova nuk eshte ne Shqiperi, por ne Serbi dhe se paraqet problem te brendshem te Serbise, jo te Shqiperise, - tha ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic
Serbia sulmoi dje rende Shqiperine, duke perjashtuar cdo politike te saj qe lidhet me nivelet diplomatike, posacerisht per Kosoven. Kosova nuk eshte ne Shqiperi, por ne Serbi dhe se paraqet problem te brendshem te Serbise, jo te Shqiperise, - tha ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic, duke shtuar gjithashtu, se ishte befasuar nga mbeshtetja e Tiranes per pavaresine. Padyshim qe Vuk Drashkovici nuk i eshte referuar Konferences se Ambasadoreve ne Londer ne 1913, kur Kosova iu dha Serbise. Me egersi, ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic, i tha Edit Harxhit, se Shqiperia nuk ka asnje pune me Kosoven. Edit Harxhi eshte zevendesministre e Jashtme dhe mori pjese dje ne punimet e Konferences se Detit te Zi qe u mbajt ne Beograd, meqenese Serbia ishte kryetare e radhes e kesaj nisme. Vuk Drashkovic sipas burime diplomatike ne Tirane dhe ne Beograd, tregoi egersi gjate gjithe kohes. Vuk Drashkovic nuk i ka dhene Harxhit as te drejten e fjales, ndonese disa here permendi fjalen kurre, referuar qendrimit te nderkombetareve dhe te Shqiperise per pavaresine e Kosoves. Por qendrimet e Drashkovicit, ndonese kishin reference Kosoven, ishin dukshem kunder Shqiperise. Ai ne te gjitha rastet kur perfaqesuesja e Tiranes ne konference perpiqej te paraqiste qendrimet e kurdohershme per politikat paqesore rajonale, reagonte me egersi. Korrieri bisedoi me zevendesministren Harxhi, ndersa ajo ndodhej ne aeroportin e Vjenes. Harxhi pohoi se eshte perballur ne debat me Drashkovicin. Harxhi i tha Korrierit se, pala serbe theksonte qe pavaresia e Kosoves ishte precedent i rrezikshem. Burimet te tjera ne Binistrine e Jashtme i thane Korrierit, se Drashkovic dhe Boris Tadic, Presidenti i Serbise, nuk i kane kursyer kritikat per qendrimet e cilitdo qe kerkon pavaresine e Kosoves. Vuk Drashkovic eshte mbeshtetur si perhere nga Moska, te cilen e perfaqesonte as me pak dhe as me shume, vecse ministri i Jashtem, Sergej Lavrov. Nje numer shtetesh anetare te Nismes se Detit te Zi vijne nga ish-Bashkimi i shkaterruar Sovjetik. Referuar kesaj, Drashkovic dhe Tadic jane perqendruar ne problemet e ngjashme sipas tyre, te precedentit Kosove. Pasi Harxhi kishte thene se vetem pavaresia per Kosoven siguron dhe garanton paqen ne rajon, Drashkovic ka rinisur sulmet. Ai vijoi keshtu, edhe pasi Harxhi kishte deklaruar qendrimin e Tiranes per njohjen e kufijve nderkombetare dhe atyre te Kosoves, per respektimin e te gjitha te drejtave te njeriut dhe te pakicave kudo qofshin. Drashkovic nuk eshte rezervuar aspak ne sulmet ndaj Tiranes. Ministri i Jashtem serb kerkoi llogari me tone mjaft te larta nga Tirana, se cfare pune kishte ajo me Kosoven, perse nderhynte kur Kosova ishte ceshtje e brendshme e Serbise (sipas tij) dhe se nuk kishte shanse qe Beogradi te pranonte pavaresine.
Kurre, kurre, kurre, nuk do ta njohim pavaresine e Kosoves! Kosova eshte ceshtje e brendshme e Serbise. Shqiperia nuk duhet te nderhyje ne punet e brendshme te Serbise. Kosova eshte djepi i nacionalizmit serb, - eshte cituar ministri Drashkovic ti kete thene Harxhit.
|