Ata lanė mėnjanė shpotitė e zakonshme dhe shprehėn nderim pėr z. Blair gjatė seancės gjysėmorėshe nė parlament.
I emocionuar, z. Blair e mbaroi fjalėn e tij duke e quajtur punėn e tyre "fisnike" dhe shtoi: "U uroj tė mirėn tė gjithėve, miqve dhe armiqve. Kaq. Ky ishte fundi".
Mė vonė gjatė ditės, personi qė nė kabinetin e tij shėrbeu si ministėr i Financave, Gordon Brown, do ta zėvendėsojė z. Blair nė post.
Keqardhje
Z. Blair e filloi fjalėn e tij duke nderuar ushtarėt e vrarė nė Irak, duke thėnė se ndjente me tė vėrtetė keqardhje pėr rreziqet me tė cilėt trupat po pėrballen nė Irak.
Udhėheqėsi i Partisė Konservatore, David Cameron, tha se z. Blair gjatė dhjetė vjetėve si kryeministėr kishte shėnuar arritje "tė shquara".
Ai pėrmendi mes tyre paqen nė Irlandėn e Veriut dhe punėn e bėrė nga z. Blair nė botėn nė zhvillim.
Z. Cameron i uroi z. Blair "suksese nė ēdo gjė qė do tė ndėrmarrė nė tė ardhmen".
Z. Blair e falenderoi z. Cameron dhe tha se edhe pse nuk mund t'i uronte atij suksese nė politikė, "personalisht, i uroj gjithė tė mirat atij dhe familjes sė tij".
Urime z. Blair shkėmbeu dhe me udhėheqėsin e partisė Liberal Demokrate, Sir Menzies Campbell.
Lindja e Mesme
Z. Blair pritet qė tė marrė postin e tė dėrguarit tė posaēėm pėr Lindjen e Mesme pas largimit nga posti si kryeministėr.
Ai u tha deputetėve britanikė se gjetja e njė zgjidhje pėr rajonin ishtė e mundshme, por pėr ta arritur atė duhej pėrqendrim dhe punė.
Ai tha gazetarėve: "Siē mėsova nga Irlanda e Veriut, ėshtė me rėndėsi qė t'i bėsh njerėzit bashkė, edhe ata qė kanė qenė shumė armiqėsorė ndaj njėri-tjetrit".
I ashtuquajturi "kuartet": OKB-ja, Rusia, Amerika dhe BE-ja, mendohet se do ta njoftojnė emėrimin e tij nė post mė vonė gjatė ditės.
Brown
Pėr z. Brown, qė u bė udhėheqėsi i laburistėve tė dielėn, marrja e postit tė kryeministrit shėnon majėn e karrierės sė tij politike qė ka nisur nė fillim tė viteve '70.
Ai ėshtė ministri mė jetėgjatė i Financave nė Britaninė e epokės moderne.
Z. Brown ka synuar qė tė marrė postin e kryeministrit qė nė vitin 1994, kur vendosi qė tė tėrhiqej pėr t'i hapur rrugėn z. Blair qė tė zgjidhej udhėheqės i laburistėve.
Pasi tė marrė postin e kryeministrit, ai pritet tė bėjė ndryshime nė kabinet dhe tė emėrojė minsitrin e ardhshėm tė Financave dhe atė tė Punėve tė Brendshme.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google













