Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2
Topi i artė 2006 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Topi I Artė 2006 
 
dhe per mendimin tim kete cmim e meriton henri pasi eshte nje nga lojtaret qe bindi me shume ne boteror
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Fabio Kanavaro, napoletani i artė! 
 
"Topi i artė 2006"

Renditja e France Footballit

1.F.Kanavaro Real/Itali 173 pikė
2.Xh.Bufon Juve/Itali 124 pikė
3.T.Henri Arsenal/Francė 121 pikė
4.Ronaldinjo Barēa/Brazil 73 pikė
5.Z.Zidan -/Francė 71 pikė
6.S.Eto Barēa/Kamerun 67 pikė
7.M.Klose Verder/Gjermani 29 pikė
8.D.Drogba Ēelsi/Bregu F 25 pikė
9.A.Pirlo Milan/Itali 17 pikė
10.J.Lehman Arsenal/Gjermani 13 pikė
11.Deko Barēa/Portugali 11 pikė
11.Kaka Milan/Brazil 11 pikė
13.F.Riberi Francė/Marsejė 9 pikė
14.K.Ronaldo, Gatuzo, Vieria 4 pikė
15.Lampard, Podolski, Pujol 3 pikė
16.Zhunjinjo, Toni, Mesi, Terri, Zambrota 2 pikė
17.Lahm, Vila 1 pikė


Nė dhjetor tė vitit '93, kur i thanė se kishte fituar "Topin e artė", Roberto Baxhio mendoi instinktivisht pėr gjunjėt e tij qė nė atė periudhė ishin tė thyer. Ai shpjegoi: "Le tė marrim Dante Aligerin. E shkroi "Komedinė Hyjnore" nė njė moment qė nuk ishte mirė profesionalisht." Vlera e vuajtjes, tėrbimi i krenarisė dhe forca pėr tė kaluar ēdo vėshtirėsi. Edhe Fabio Kanavaro, kapiteni i Italisė, ėshtė i gatuar nė tė njėjtėn mėnyrė. I mori pėr dore "axurrėt" pas "ferrit" tė Moxhopolit dhe i udhėhoqi drejt "parajsės" sė Berlinit, ku fitoi Kupėn e Botės. Qė dje, napoletani, ashtu si Roberto Baxhio, ka fituar "Topin e artė". Kėshtu, janė katėr italianėt qė e marrin trofeun mė prestigjioz nė nivel individual, pas Xhani Riverės, Paolo Rosit dhe "Bishtalecit", me ndryshimin thelbėsor se Fabio ėshtė mbrojtės. Botėrori gjerman i Fabio Kanavaros do tė shėrbejė nė tė ardhmen si shembulli i perfeksionit, i asaj qė duhet bėrė pėr tė fituar. Me sa kujton njerėzimi, ashkush nuk kishte arritur tė luante pėr shtatė ndeshje me radhė me tė tillė agoni, me tė tillė pėrqendrim dhe saktėsi qė tė kujtonte tė vetmin mbrojtės tė vėrtetė, qė e ka fituar mė parė "Topin e artė", Franc Bekenbauerin. Kanavaro, ashtu si "Kaizeri", pati meritėn qė me ndėrhyrjet e tij tė ishte mė spektakolar dhe mė i rėndėsishėm sesa njė numėr 10, gjithmonė tė privilegjuar nga "France Football". Tė gjithė mendonin se froni duhet t'i pėrkiste mė teknikut, mė spektakolarit (Ronaldinjo, Shevēenko, Zidan, Figo, Ronaldo apo Rivaldo nė vitet e fundit), por Kanavaro tregoi sesi edhe tė qenurit mbrojtės mund tė pėrbėjė njė art mė vete." Italia historikisht ėshtė shquar pėr mbrojtėsit e fortė, tė gjithė mė tė mirėt nė epokėn e tyre. Nga Shirea dhe Piēi te Barezi me Maldinin, duke kaluar nga Faketi, Kanavaro ishte pjesė e kėsaj "race" perfekte. Pas barazimit tė vuajtur ndaj Amerikės nė "Gjermani 2006", Kanavaro kėrkoi nga shokėt e tij tė ktheheshin te historia: "Tė kthehemi tė luajmė si italianėt. Mbrojtja ėshtė pika jonė mė e fortė." Ndeshjen e radhės ndaj ēekėve, Lipi hoqi njė sulmues duke aktivizuar njė mesfushor mė shumė dhe me kėtė modul Italia fitoi kupėn. Nga ana tjetėr, dukej se nė Paris me "Topin e artė" do tė ishte Xhianluixhi Bufon, por Kanavaro ia mori nė ēastet e fundit me njė ndėrhyrje tė shpejtė dhe tė vendosur, ashtu siē merr topin nga kėmbėt e futbollistėve kundėrshtarė. Gjithsesi, Kanavaro ėshtė i pari qė e di se ky trofe ėshtė edhe i portierit tė Juventusit, aq sa i Lipit, Grosos, Pirlos apo Materacit. Tani fėmija i lindur nė Napoli 32 vjet mė parė, realizoi ėndrrėn e tij dhe u shpall futbollisti mė i mirė i botės pėr vitin 2006. "Qese plehėrash si shtylla dhe nėse topi pėrfundonte poshtė nė lėndinė, dėrgonim mė tė dobėtin pėr ta marrė," - edhe Kanavaro ka qenė si gjithė tė tjerėt, por tani topi i tij ėshtė i gjithi prej ari.


Fjalėt e mbrojtėsit...
Njė vit "magjik"
Fabio Kanavaro fitoi zyrtarisht "Topin e artė", nė Paris, dhe nė redaksinė e revistės "France Footboll" mbrojtėsi italian mori trofeun mė prestigjioz nė nivel individual. Kanavaro ėshtė italiani i katėrt qė e merr kėtė ēmim dhe futbollisti i shtatė qė e ka kėtė privilegj gjatė kohės qė luan me Realin e Madridit. Fjalėt e para tė Kanavaros, pas marrjes sė ēmimit ku shoqėrohet nga presidenti Kalderon, ishin: "Jam shumė i lumtur. E kam ėndėrruar kėtė trofe dhe jam krenar pėr atė qė kam bėrė, pasi mbrojtėsit nuk e kanė shumė tė lehtė. 2006-a mė dha botėrorin dhe "Topin e Artė", dy trofetė mė tė rendėsishėm pėr ēdo futbollist. Ishte njė vit magjik dhe jam i motivuar tė punoj shumė pėr ta pėrsėritur. Me Realin i kam tė gjitha mundėsitė." Mė pas, italiani vazhdon: "Kėtė trofe ia kushtoj qytetit tim tė lindjes, Napolit, ashtu si tė gjithė shokėve me tė cilėt kam luajtur deri tani. Fėmijėt duhet tė besojnė tek ėndrrat, sepse edhe ato mė tė vėshtirat janė tė realizueshme."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Franca, e gjitha kundėr Fabio Kanavaros 
 
E pėrditshmja franceze "Le Figaro" hapej me njė titull tė madh sarkastik: "Njė "Top i artė" kundėr Zidanit?" Sipas kėsaj gazete, ēmimi i marrė nga Fabio Kanavaro, dhėnė nga revista "France Football", ėshtė njė ofendim pėr atė qė bėri Zidani nė ndeshjet e fundit tė karrierės sė tij. "Eshtė simboli i Italisė botėrore, - sulmon editoriali i "Le Figarosė", - njė futbollist i Juventusit qė u dėnua dhe tani ndodhet nė kategorinė e dytė. Pati meritė tė padiskutuar nė fitimin e botėrorit. Tani luan te Reali i Madridit me fanellėn numėr pesė...Do tė ketė ndonjė kuptim? Nuk mund tė shpėtoni nga Zidani, as tani qė ėshtė larguar. Nė teori nuk i duhet dhėnė "Topi i artė" njė futbollisti qė nuk ėshtė nė aktivitet, por kjo nuk ėshtė njė pengesė. Nė rast se njė minutė mė pėrprara se tė godiste me kokė Materacin, Zidani do tė kishte devijuar nė portė krosimin e Maludasė, atėherė minuta 107' do tė ishte historike dhe jo tragjike. Gjithsesi, e fiton dikush i favorizuar nga shumė koinēidenca. Ku shkoi Brazili, po Bufoni me Etonė...?"
Duket se francezėt nuk arrijnė tė mos i urrejnė italianėt, sidomos pas humbjes nė finalen e botėrorit. Kėshtu, teksa dje Fabio Kanavaro pozonte pėrpara syve tė tė gjithė botės me trofeun mė prestigjioz pėr njė futbollist, gazetat dhe opinionistėt nė tė gjithė Francėn vazhdonin fushatėn kundėr tij. Dhe tė mendosh se ēmimin e jep pikėrisht njė juri me drejtues francezė pranė redaksisė tė "France Footballit".
Specialistėt - Jo vetėm shtypi, edhe figura tė spikatura tė futbollit francez nuk kanė qenė dakord me zgjedhjen e Fabio Kanavaros si futbollisti mė i mirė nė botė pėr vitin 2006. Zhan-Pier Papen, sulmuesi i Milanit pėr njė sezon, u shpreh: "Italia ka pasur historiksht mbrojtėsit mė tė mirė nė botė. Nuk u habita pėr kėtė zgjedhje, por mė habit fakti sesi mund ta fitojė Kanavaro, pėrpara "legjendave" tė tilla si Franko Barezi apo Paolo Maldini. Diēka e tillė stonon." Akoma mė tė ashpra janė fjalėt e trajnerit tė Lionit, Zherrard Hulier, i cili, sikurse Domeneku mbėshteste kandidaturėn e Tierri Henrisė. "Eshtė njė skandal tė mos ia japėsh ēmimin njė futbollisti qė ka udhėhequr Arsenalin drejt finales sė Championsit dhe Francėn drejt finales sė Berlinit, duke shėnuar mė shumė se 30 gola. Ai ėshtė njė futbollist i madh dhe nuk e kuptoj se ēfarė duhet tė bėjė mė shumė. Kerju, me kalimin qė i bėri Kanavaros nė Champions, i tregoi "France Footballit" se gabohet."
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Franca diskuton, Anglia e injoron ndėrsa Spanja e pėrēarė 
 
Nė Spanjė, "Topi i Artė" qė iu dha Fabio
Kanavaros ka hapur shumė polemika. E pėrditshmja spanjolle e Barcelonės "Sport" ka nxjerrė nė faqen e parė fituesin e kėtij trofeu me titullin: "Ky trofe nuk ėshtė i drejtė", "Ndėrsa ky ishte", duke iu referuar Ronaldinjos. Mė pas, nė adresėn e internetit ekzagjerohet akoma mė shumė: "Kanavaro "Topi Fals", askush nuk e kupton se pėrse iu dha ky trofe njė lojtari i cili nuk arrin as nė shollėn e kėpucėve tė paraardhėsve tė tij." Tė pėrditshmet e Madridit "AS" dhe "Marca" e pėrkrain mbrojtėsin e Realit tė Madridit. Ndėrsa "Mundo Deportivo" ėshtė shprehur disi mė e rezervuar dhe komenton: "Topi i Artė" mė i diskutuar".
Nė Francė njė pjesė e shtypit e lavdėrojnė mbrojtėsin e pėrfaqėsueses italiane. "L'Equipe" e titullon faqen e parė: "Kanavaro, njė kontribut i artė". "Le Monde" nė adresėn esaj tė internetit pėrveē njė galerie me fotot e Kanavaros shkruan: "Kanavaro, luftėtari". Por "Le Parisien" ėshtė pėrpjekur tė kėnaq humorin francez: "Kanavaro, njė fitues i diskutueshėm."
Nė Angli ka pasur mė shumė mirėnjohje. Megjithatė dy nga tė pėrditshėmet mė tė mėdha, "Times" dhe "Sun" kanė qėndruar nė heshtje. Ndėrsa titujt e tjerė dhe nėpėrgjithėsi shkrimet rreth kėsaj veprimtarie kanė qenė me shumė pak rreshta. Ndėr tė paktat qė janė kujtuar pėr kėtė ēmim ishte "Guardian" me njė foto tė madhe tė Kanavaros dhe"Indipendent" bashkė me "Telegraph" tė cilėt kanė pėndoru tituj tė thjeshtė.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Topi I Artė 2006 
 
Image


E meritonte se nuk eshte e pakte qe te fitosh kupen e botes  Mr. Green
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Topi I Artė 2006 
 
Ej jo per gje se ma mir mos e fitosh se sa ta maresh si puna e ketyre,legenave.pastaj mos me thuaj per Kanavaron qe e kapen me shiringe ne krah.aman vetem per keto pizajolat mos fol.Qe dhe vet Blater i injoroi.nese ma jan mesu keta
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Topi I Artė 2006 
 
Mos me shiringa me ndonje gje tjeter marrin qe te gjithe ata  Very Happy
Kanavaro beri nje paraqitje te mire ne boteror dhe e justifikon Topin e arte qe mori.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 2 e 2
Shko tek faqja E mėparshme  1, 2

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!