Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Tragjedi ne liqenin e farkes 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tragjedi ne liqenin e farkes 
 
Tirane - 16 te vdekur dhe 4 te mbijetuar!
Ngjarja ka ndodhur ne oren 24.00

Image

Image
Kjo eshte varka e tragjedise e cila eshte e lejuar vetem per 7 persona, ne te kishin hypur 20 persona.
 




____________
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Yahoo Messenger MSN Messenger

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tragjedi Ne Liqenin E Farkes 
 
Nje tragjedi e rende ka ndodhur ne liqenin e Farkes ne Tirane ku si pasoje kane gjetur vdekjen 16 persona. Ngjarja ka ndodhur oret e mesnates ku nje varke eshte permbysur duke marre keshtu jetet e disa personave mes te cileve dhe femije.Polcia e Qarkut te Tiranes ben te ditur se ne oren 00.05' te dates 06 mars 2008, sherbimet e policise u njoftuan nepermjet Salles Operative, nga nje telefonate e kryer nga nje shtetase, per dhenie ndihme te disa personave, te cilet po mbyteshin ne liqenin e Farkes ne Tirane.

Menjehere ne vendin e ngjarjes, nen drejtim e Drejtorit te Policise se Qarkut Tirane Z.Muhamet Rrumbullaku, ne vendngjarje mberriten sherbimet e policise si dhe Reparti i Zhytjeve se Renea-s Forcat e Nderhyrjes se Shpejte, me synim per t'ju ardhur ne ndihme shtetasve, te cilet rrezikonin te mbyteshin.Megjithe fillimin e Operacionit te kerkim – shpetimit, te organizuar ne pranine e Zv.Ministrit Gent Strazimiri, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ahmet Prenci dhe skuadrave te shpetimit te Batalionit Special te Ushtrise, i nisur ne menyre te menjehershme, fatkeqesisht ka qene e pamundur shpetimi i viktimave, pasi gjithcka ka ndodhur brenda pak minutave.

Sipas te mbijetuarve, te gjithe shtetasit te ndodhur ne motobarke, kane qene duke darkuar dhe me pas jane larguar nga Bar – Restorant "Liqeni" per te kaluar ne bregun tjeter.Te 19 personat kane hipur ne nje barke te mbyllur, me nje kapacitet normal per te transportuar 5 deri ne 7 pasagjere, ē'ka ka sjelle dhe permbysjen e menjehershme te saj, diku ne mes te liqenit, duke shkaktuar mbytjen brenda pak minutave te te gjithe personave ne bord, ne pamundesi per te dalur prej saj.

Nga te dhenat e marra ne vend ngjarje, u konkludua se viktima shtetasi Afrim Dibra, ishte pronari i Bar – Restorant "Liqeni", ku paraprakisht mendohet se eshte shkaktari i kesaj tragjedie fatale, duke organizuar levizjen me motobarke me 19 persona ne bord.


Te mbijetuarit:

Beqir Sinani,

Luena Behar Spahiu,

Romina Pellumb Hysa,

Erjona Afrim Dibra ( e bija e pronarit te Bar – Restorant "Liqeni").

Rezultojne te mbytur

Pellumb Hysa

Majlinda Hysa

Alban Hysa

Aurela Osmani

Halil Osmani

Hatixhe Osmani

Eljo Osmani

Alket Osmani

Ida Osmani

(Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 3 – vjeē binjake)

Thelleza Spahiu

Arlind Spahiu

Afrim Dibra

dhe 2 persona me mbiemer Blamo


Te mbijetuarit: Barka futi uje qe ne nisje

Deshmi te reja vijne nga te mbijetuarit dhe familjaret e viktimave. Nga deshmite e tyre mesohet se gjate udhetimit per ne restorant jane perdorur dy barka, kurse gjate kthimit eshte perdorur vetem nje e cila ka nisur te fuse uje qe ne momentin qe pasagjeret kane hipur ne te. Barka e aksidentit e cila tashme ndodhet ne fund te liqenit mesohet se ka qene e rrethuar me qese, gje qe sipas te mbijetuarve ka sjelle veshtiresi ne daljen e personave nga bordi i saj.


Ministri Nishani: Aksidentale, ngjarja tragjedi


Ministri i Puneve te Brendshme Bujar Nishani eshte gjendur kete mengjes prane familjareve ne spitalin e madh te te Tiranes. Nishani u shpreh per mediat se ngjarja e ndodhur ka marre permasat e nje tragjedie dhe se shteti do te gjendet prane familjeve per cdo nevoje te tyre. Ministri e cilesoi ngjarjen e rende aksidentale, por qe pavaresisht kesaj, hetimet do te vijojne."Eshte ngjarje e shume e rende. Tragjedi per cdo familje dhe u shpreh ngushellimet dhe u gjendem prane te gjitha ketyre familjeve. Ka qene nje ngjarje aksidentale, por organet perkatese do bejne hetimet e nevojshme deri ne zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje. Do ndihmojme ne anen organizative dhe ndihma te tjera qe familjet do kene nevoje. Ngjarje shume e rende po bejme gjithcka per t'u lehtesuar dhimbjen familjeve", tha per News24, Nishani.

Deputete socialiste ne spital prane familjeve te viktimave

Deputete socialiste, Erjon Brace, Marko Bello, Alfred Dalipi ndodhen ne spitalin "Nene Tereza" dhe po ndjekin nga afer zhvillimet e fundit ne morg ku ndodhen trupat e pajete te 16 personave te mbytur.

Viktimat festuan ditelindjen e Alban Hyses

Viktimat festuan ditelindjen e 18-te te Alban Hyses, tashme dhe ai i mbytur. Te 18 personat festuan ne restorant "Liqeni" buze liqenit te Farkes ne Tirane ditelindjen e te dashurit te tyre qe rezultoi fatale per jete e tyre gjate kthimit te tyre per ne shtepi. Albani ishte i shoqeruar nga e fejuara e tij dhe nga nje i aferm i kesaj te fundit bashke me familjaret e familjes Osmani.

Ministri Ndoka: Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise

Ministri i Shendetesise Nard Ndoka ka shprehur sot ngushellimet per ngjarjen e rende. I ndodhur ne spitalin "Nene Tereza", Ndoka u shpreh per mediat se dikasteri I tij eshte gjendur ne ndihme te viktimave qe ne castet e para te tragjedise. " Ndihmova qe ne castet e para te tragjedise. Dergova menjehere ne vengjarje ambulanca, mjeke. Nuk kam takuar ende asnje nga te mbijetuarit pasi po marrin mjekimin e nevojshem ne spital. Nderkaq eshte ngritur nje grup pune i drejtuar nga Ministri i Brendshem. 2 autombulanca jane vene ne ndihme te familjeve per cdo rast te nevoje. Po e perjetojme me dhimbje kete ngjarje. Jemi prane familjeve", u shpreh Ndoka.


SHQIPERIA SOT NE ZI KOMBETARE

6 Marsi shpallet dite zie. Kryeministri Sali Berisha ka shpallur Dite Zie, diten e sotme,ku humben jeten 16 persona si pasoje e mbytjes se nje barke ne Liqenin e Farkes. Flamujt do te ngrihen ne gjysem shtize, ndersa parlamenti do te mbaje nje minute heshtje ne kujtim te viktimave qe humben jeten sot aksidentalisht.

Berisha: Ngushellime familjeve. Qeveria ndihme familjeve

Kryeministri ne nje komunikim direkt per mediat u shprehu ngushellimet familjeve qe humben te afermit e tyre ne tragjedine e Farkes. "Tragjedi, ngjarja e rende qe ndodhi ne mesnate ku humben jeten 16 qytetare, 8 te familjes Osmani, 3 te familjes Hysa, 3 te familjes Spahiu dhe 2 te familjes Dibra. U shpreh familjeve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet e mia me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendosi te shpalle diten e sotme Zi Kombetare. Ne te gjitha institucionet shteterore flajmujt te ngrihen ne gjysem shtize dhe te mbahet nje minute heshtje. Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet per varrimin e viktimave. Vendimi hyn ne fuqi menjehere", u shpreh Berisha per ngjarjen e rende.

Parlamenti mban nje minute heshtje

Ligjvenesit shqiptare jane mbledhur ne nje seance te jashtezakonshme ku kane nderuar me nje minute heshtje viktimat e mbytura sot ne Liqenin e Farkes, ne Tirane. Disa prej tyre kane qene sot te pranishem dhe ne spitalin "Nene Tereza" ku kane ngushelluar nga afer familjaret e viktimave

Binjaket 3 vjecare kishin sot ditelindjen

Akoma me e dhimbshme behet tragjedia e Farkes kur fakte te reja mesohen nga te afermit. Sot 2 binjaket Gersi dhe Rei Osmani 3 vjec kishin sot ditelindjen. Te dy femijet mbushnin sot 4 vjec, por per fat te keq nuk arriten te festojne ditelindjen e tyre pasi u mbyten bashke me prinderit e tyre ne Liqenin e Farkes. Ata festuan dje ne darke bashke me familjare te tjere ditelindjen e kusheririt te tyre, Arlind Hyses.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tragjedi ne liqenin e farkes 
 
Ata kanė tėrhequr mjetin lundrues nė drejtim tė pjesės perėndimore tė ujėmbledhėsit, pikėrisht nė njė vend qė pėrdorej nga restorant “Liqeni” si parking i makinave tė klientėve qė frekuentonin kompleksin. Tėrheqja e varkės me litar nga gjysma e liqenit deri tek parkingu nė pjesėn perėndimore tė lokalit, ka zgjatur rreth mė tepėr se njė orė. Rreth orės 14:00, varka e mbyllur nė pjesėn mė tė madhe tė saj me tendė plastike, rrėshqiti mbi baltėn e bregut tė liqenit, ku thuajse ēdo ditė transportonte me dhjetėra klientė para se tė ndodhte tragjedia. Ekspertėt e policisė dhe Prokurorisė kanė bėrė njė kėqyrje paraprake tė varkės. Kur mjeti i vogėl lundrues doli mbi ujė, efektivėt e policisė gjetėn brenda saj disa rroba, ēanta dhe sende personale tė 16 personave tė mbytur mesnatėn e 6 marsit 2008. “Kishte ēanta grash dhe disa xhupa si dhe sende personale qė duhet tė jenė tė personave qė u mbytėn natėn e tragjedisė”,- pohoi pėr gazetėn “Panorama”, njė efektiv i policisė, i pranishėm nė momentin e nxjerrjes sė varkės nga liqeni. Sipas policisė, varka ėshtė gjetur nė pozicionin qė kishte mbetur pas mbytjes mėngjesin e tė enjtes rreth orės 01:00, kur zhytėsit e RENEA-s nxorėn trupat e pajetė tė 16 viktimave. Mjeti lundrues nė pjesėn mė tė madhe tė tij ishte e mbyllur nga njė tende plastikė dhe njė kafaz metalik ndėrsa nė pjesėt anėsore dhe tė pasme kishte njė tendė tė tejdukshme, e krijuar pėr tė mbrojtur nga shiu pasagjerėt e varkės, qė frekuentonin lokalin nė pronėsi tė Afrim Dibrės. Siē duket ka qenė kafazi i hekurt dhe tenda rrethuese ajo qė edhe pas pėrmbysjes sė varkės ka mbajtur tė gjithė viktimat brenda saj. Sendet e gjetura, tė gjitha sendet e gjetura nė varkė janė administruar nga ekspertėt si prova materiale. Hetuesit thanė se gjatėsia e varkės, shkonte rreth 3 metra e gjysmė, me njė gjerėsi tė jashtme rreth dy metra. Kėqyrja e kryer prej hetuesve ka zgjatur rreth 90 minuta dhe rreth orės 15:30, varka ėshtė ngarkuar nė karrocerinė e njė kamioni vinē. Pas imbarkimit tė varkės, kamioni u ngjit nga bregu i liqenit pėr nė rrugėn kryesore. I shoqėruar nga njė furgon i policisė, kamioni ėshtė drejtuar pėr nė Lundėr ku ėshtė vendosur barka e tragjedisė e cila mbahet nė Pikėn e bllokimit tė Automjeteve. Aty pritet qė varkės t’i kryhet njė ekspertim i hollėsishėm pėr gjendjen e saj teknike, motorike, kapacitetin e peshėmbajtjes dhe aspekte tė tjera, pėr tė pėrcaktuar saktėsisht shkakun e mbytjes. Nga hetimet e kryera deri tani, shkak pėr mbytjen e varkės dyshohen tre versione tė mundshme. Mundėsia qė varka tė jetė mbytur pėr shkak tė mbipeshės sė saj pasi kapaciteti nuk ishte mė tepėr se 7 persona. Versioni i dytė ėshtė se pasagjerėt e varkės kanė qėndruar nė njėrėn anė tė saj dhe kjo ka shkaktuar kthimin e mjetit lundrues pėrmbys pasi ishte anuar nga krahu i majtė. Njė tjetėr shkak pėr pėrmbysjen e varkės, dyshohet se ka qenė njė bimė e liqenit e cila ishte ngjeshur me mjetin lundrues dhe qė dyshohet se ėshtė bėrė pengesė pėr lėvizjen e saj.

    Licenca
    Varka e cila ėshtė sekuestruar dje nga policia me urdhėr tė Prokurorisė, do tė mbahet e bllokuar deri nė fund tė procesit hetimor. Sipas burimeve nga organi i akuzės, mjeti i lundrimit qė shkaktoi tragjedinė mund tė mbahet nė sekuestro pasi pronari i saj Afrim Dibra nuk kishte licencė pėr aktivitetin qė ushtronte prej disa vitesh nė Farkė, 10 kilometra nė periferi tė Tiranės.

    Aktiviteti
    Tragjedia e ndodhur mesnatėn e 6 marsit me barkėn qė transportonte klientėt e bar-restorant “Liqeni” nė periferi tė Tiranės, ėshtė bėrė shkak pėr mbylljen e aktivitetit. Gjithēka ėshtė pezulluar nė restorantin qė nuk frekuentohet tashmė nga askush. Pranė tij deri ditėn e djeshme ka qėndruar njė polic i cili ishte urdhėruar tė ruante tė paprekur vendin e ngjarjes pėr llogari tė hetimit pėr tragjedinė.



Pesė dėshmitarė dhe ekspertiza nė vendngjarje
TIRANE – Prokuroria e Tiranės vazhdoi edhe dje hetimet e saj pėr tragjedinė qė shkaktoi vdekjen e 16 personave mesnatėn e 6 marsit tė kėtij viti. Organi i akuzės ka dhėnė urdhėr pėr sekuestrimin e varkės sė mbytur nė cilėsinė e provės materiale. Ajo mėsohet se do tė ekspertohet pėr ndonjė defekt teknik apo problem tjetėr qė mund tė ketė shkaktuar mbytjen e saj. Ndėrkaq, Prokuroria ka planifikuar tė rimarrė nė pyetje pesė persona, mes tė cilėve tre tė mbijetuar qė janė ndodhur nė varkėn e mbytur si dhe dy dėshmitarėt okularė qė panė tė parėt mbytjen e varkės. Paraprakisht mendohet se shkak pėr tragjedinė ėshtė bėrė kėmbėngulja e pronarit tė lokalit Afrim Dibra qė tė gjithė personat qė festuan ditėlindjen e Alban Hysės tė hipnin nė njė varkė tė vetme nė mesnatė pasi kishin dalė nga restoranti. Sipas dėshmitarėve dhe hetimeve, viktimat kishin lundruar me dy barka nė momentin qė kishin mbėrritur nė restorant, rreth katėr orė para se tė mbyteshin kur po lundronin nė kthim, tė gjithė tė hipur nė njė varkė tė vetme. Ajo u pėrmbys si pasojė e mbipeshės nė mes tė distancės sė lundrimit.  


Pronari i tokės: S‘e dua lokalin pas tragjedisė qė ndodhi nė Farkė
TIRANE - Habil Ēollaku, pronari i tokės me tė cilin ka qenė nė konflikt Afrim Dibra, njė nga tė mbyturit e tragjedisė sė Farkės, ka pohuar dje pėr gazetėn “Panorama”, se nė vitin 2001 pronari i lokalit ku darkuan viktimat kishte pushtuar tokėn e familjes sė tij. Mė pas ai kishte bėrė njė marrėveshje me pronarin e tokės pėr tė ndėrtuar njė hotel turistik nė pjesėn lindore tė rezervuarit tė ndėrtuar nė vitin 1981. “Nė vitin 2003, bėmė njė marrėveshje qė ai do tė ndėrtonte njė kompleks nė njė sipėrfaqe prej 4200 m2, pranė vendit ku ndodhej lokali. Nga fitimet parashikohej meqė ai ishte investitor tė merrte 60 pėr qind tė tyre duke pėrjashtuar taksat dhe 40 pėr qind t’i merrja unė”. Sipas Ēollakut, nė vitin 2004, Dibra nisi tė ndėrtonte lokalin, nė njė sipėrfaqe qė ishte jashtė kontratės qė ishte nėnshkruar nga palėt. “Gjatė kėsaj kohe unė pata debatuar shpesh herė me tė, pasi Afrimi nuk i qėndroi korrekt marrėveshjes tonė, tė cilėn e kishim bėrė pėrpara njė noteri me njė afat prej 20 vitesh”, pohon burri i moshuar. Ai tregon se pėrveē sipėrfaqes prej 4200 metrash nė anėn verilindore tė rezervuarit, nė marrėveshje ishte pėrfshirė edhe njė sipėrfaqe prej 1500 metrash katrorė, pėr pėrdorim parkimi nga mjetet qė vinin pėr tė frekuentuar lokalin e ndėrtuar nga Afrim Dibra. “Lokali u ndėrtua pa leje, as prej meje, as prej komunės, pasi nė atė kohė komuna nuk kishte KRRT. Po kėshtu edhe mė vonė, Afrimi ka kryer punime pa mė pyetur mua edhe pse prona ku ai punonte ishte e imja”. Ēollaku, pohon se pas kėsaj tragjedie, nuk i shkon mė nė mend tė kėrkojė para nga familja e Afrimit, por vetėm t’i kthehet sipėrfaqja e tokės qė i ėshtė pushtuar.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!