Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Trajtim hormonal i dhimbjeve kronike tė zemrės 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Trajtim hormonal i dhimbjeve kronike tė zemrės 
 
ImagePacientėt me sėmundje kronike tė zemrės sė shpejti mund tė jenė nė gjendje tė gjejnė njė burim tjetėr lehtėsimi. Mjekėt nė njė klinikė nė Sidni tė Australisė kanė treguar se inxheksioni i njė hormoni tek pacienti mund tė jetė shumė mė i efektshėm sesa mėnyrat e deritanishme  pėr lehtėsimin e dhimbjeve kronike tė zemrės.

Shkencėtarėt pranė Institutit kėrkimor Kardiologjik Viktor Ēang janė gadi tė fillojnė provėn e dytė me njė hormon i cili zevendėson trajtimet e deri tanishme pėr pakėsimin e dhimbjeve. Ata thonė se kjo teknikė e re ėshtė njė inxheksion i hormonit G-SCF i cili mund tė ndihmojė miliona njerėz qė vuajnė nga zemra.

Peter Makdonald ėshtė mjek kardiolog dhe profesor i mjekėsė nė universitetin South New Wales i cili bashkėpunon me institutin kėrkimor Viktor Ēang. Ai thotė se trajtimi me hormon ėshtė provuar tek 20 pacientė dhe tek shumė prej tyre ėshtė vėnė re njė pėrmirėsim i dukshėm. Studimi u pėrqėndrua nė krijimin e qelizave tė reja tė gjakut nga qelizat embrionale pėr tė zevendėsuar qelizat e dėmtuara. Shkencėtarėt injektuan hormonin pėr tė nxitur ēlirimin e qelizave embrionale.

Profesor Bob Graham ėshtė drejtor i Institutit Kėrkimor Kardiologjik Viktor Ēang. Sipas tij, ky studim mund tė cilėsohet i jashtėzakonshėm, pasi pėr njė trajtim tė tillė nevojiten vetėm njė seri inxheksionesh me hormon.

75 vjeēarja Yvone Moore vuan nga zemra dhe i ėshtė nėnshtruar njė operacioni bajpas. Pas operimit, mjekėt i thanė se nuk mund tė bėnin gjė tjetėr pėr tė. Por pasi morri pjesė nė kėtė studim, Moore thotė se trajtimi me hormon ka ndryshuar jetėn e saj. Tani ajo mund tė eci e t’u ngjitet shkallėve e kodrės me lehtėsi, diēka qė mė parė nuk ishte nė gjendje ta bėnte.

Nė fazėn tjetėr tė studimit, mjekėt do tė pėrfshijnė edhe 40 pacientė tė tjerė me sėmundje kronike nė zemėr.

Gjysma e tyre do tė injektohen me hormon, ndėrkohė  tė tjerėve do t’u jepet placebo. Nėse njė teknikė e tillė trajtimi provohet plotėsisht e suksesėshme, kjo do tė pakėsojė nevojėn e transplantimit tė zemrės. Doktor Graham thotė se mėnyra e re e trajtimit me hormon mund tė ndihmojė pėr zgjatjen e periudhės para se i sėmuri tė ketė nevojė pėr transplantim tė zemrės. Mėnyra e re e trajtimit tė sėmundjes sė zemrės me hormon mund tė fillojė tė pėrdoret gjėrėrsisht brenda 3 vjetėve.

Kėrkime nė fushėn e luftės kundėr mbipeshės

Shkencėtarėt nė shkollėn mjekėsore pranė universitetit Xhorxhtaun nė kryeqytetin amerikan thonė se mund tė kenė zbuluar mekanizmin qė nxit shtimin e qelezave tė dhjamit, gjė qė shkakton mbipeshėn dhe si pasojė sėmundje tė tjera.

Shkencėtarėt e kanė ditur prej kohėsh se midis stresit kronik dhe mbipeshės ekziston njė lidhje. Tani ata thonė se nė kėtė drejtim kanė bėrė njė pėrparim tė madh. Doktoresha Sofia Zukovska pranė universitetit Xhorxhtaun thotė se nė kėtė laborator ėshtė zbuluar mekanizmi nėpėrmjet tė cilit njerėzit vėnė dhjamė kur ata janė nė gjendje ankthi, shqetėsimi ose tė stresuar dhe hanė ushqime me nivele tė larta yndyrnash e sheqeri. Rėndėsia e zbulimit ėshtė se duke njohur kėtė mekanizėm, shkencėtarėt tani mund ta kontrollojnė atė.

Doktoreshė Zukovska dhe kolegėt e saj krijuan pėr minjtė nė laborator tė njėjtin stres qė do tė provonin nė gjendje tė lirė si pėrshembull kur  njė mi ose grup minjsh sulmojnė njėri tjetrin. Pastaj minjėve iu dha ushqim i ngjashėm me njė ushqim tė shpejtė dietik. Shkencėtarėt vunė re se minjtė filluan tė dhjamoseshin e tė rėndoheshin nga pesha si pasojė e shtimit tė njė kimikati tė quajtur neuro-peptide Y. Ky kimikat vihet nė veprim nga stresi dhe nxit shtimin e qelizave dhjamore.

Nė kėtė rast, thotė shkencėtarja, kėto qeliza ushqehen njėherėsh nga njė grup venash qė i bėn ato tė shumėzohen e rriten.

Kėshtu dhjami i minjėve u shtua e u bė mė i dukshėm nė pjesėn e barkut, nė atė pjesė tė trupit ky dhjami zė vend lehtėsisht edhe tek njeriu. Dhjami nė kėtė pjesė tė trupit bėhet i rrezikshėm pasi prek mėlēinė e zemrėn, duke shkatuar sėmundje tė zemrės dhe rritjen e niveleve tė kolesterinės, tension gjaku, diabet e hemoragji cerebrale ose bllokim arteresh. Por shkencėtarėt zbuluan se duke pėrdorur njė tjeter kimikat ata ata mund ta bllokojnė kimikatin neuro-peptide Y qė shkakton dhjamosjen.

Mjekja Zukovksa thotė se krahas pakėsimit tė dhjamosjes nė pjesėn e barkut ata gjithashtu janė nė gjendje tė pėrmirėsojnė metabolizmin, ndėrsa tek minjtė u pa se problemet si hipertensioni, niveli i lartė i sheqerit dhe dhjami nė mėlēi, u pakėsua dukshėm ose u parandaluan.

Kimikati neuro-peptide Y duket se vepron njėsoj edhe nė organizmin e njeriut dhe nėse kjo vėrtetohet, atėherė mund tė thuhet se zbulimi nė laboratorin e universitetit Xhorxhtaun, ėshtė njė hap i madh pėrpara kundėr mbipeshės dhe sindromės sė metabolizmit. Ndėrkohė, provat me minjtė nė laborator vazhdojnė dhe do tė duhet pak kohė, pėrpara se njė mėnyrė e tillė tė provohet tek njerėzit.
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!