Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Tri pyetje, tri pėrgjigje pėr Janullatosin 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Tri pyetje, tri pėrgjigje pėr Janullatosin 
 
1.    Presidenti Bamir Topi deklaroi pak ditė mė parė nė njė intervistė pėr "Ora News" se ėshtė duke parė dhėnien e nėnshtetėsisė shqiptare tė kryepeshkopit Janullatos. A ėshtė normale dhėnia e kėsaj nėnshtetėsie?

2.     Ditėn e diel kryepeshkopi Janullatos ishte prezent nė ceremoninė e organizuar nė Boston me rastin e 100-vjetorit tė dorėzimit tė Fan Nolit prift. Pėrse njė pjesė e opinionit e kanė kundėrshtuar me forcė prezencėn e tij, kur dihet qė ftesa ka qenė nga krerėt e kishės autoqefale nė Boston?



3.    A ka ardhur koha qė Kisha Autoqefale shqiptare tė ketė nė krye tė saj njė prift shqiptar dhe pėrse duhet bėrė njė gjė e tillė?

.................

Jeteshkrimii

Emri: Anastas
Mbiemri: Janullatos
Grada Shkencore: profesor doktor nė Teologji
Grada Kishtare: Kryepeshkop i Tiranės Durrėsit dhe Gjithė Shqipėrisė.
Datėlindja: 4 nėntor 1929
Vendlindja: Pire, Athinė
Ka studiuar pėr Teologji nė universitetin e Athinės dhe nė Hamburg e Marburg tė Gjermanisė.
1960: Merr gradėn e parė kishtare dhjak.
1972-1997: Pedagog teologjie nė universitetin "Kapodistria" tė Greqisė
1992: Kryetar i Komunitetit Ortodoks nė Shqipėri.
2001: Kandidat pėr ēmimin "Nobel" pėr paqen
Ka marrė titullin "Honoris Causa" nga 15 universitete teologjike dhe psikologjike nė tė gjithė botėn.
Autor i disa vėllimeve me temė fetare dhe psikologjike.
Flet anglisht, frėngjisht, gjermanisht, greqisht dhe latinisht.
Anėtar Nderi i disa organizatave fetare ndėrkombėtare.
Nė 16 vite tė drejtimit tė Kishės Shqiptare, janė ndėrtuar mbi 140 kisha dhe kishėza tė reja, janė restauruar rreth 90 manastire e kisha monument kulture dhe janė riparuar 141 kisha.

Deklarata per Janullatos

Prof. dok Ylli Popa, 22.04.2003
"Ėshtė meritė e Kryepeshkopit Janullatos, qė duke rimėkėmbur Kishėn Ortodokse, ai kontribuoi shumė nė rivendosjen e ekuilibrit edhe tė harmonisė midis besimeve fetare nė vendin tonė. Njė gjė e tillė na intereson tė gjithėve edhe me siguri do t'i pėlqente edhe Imzot Fan Nolit".

Mitropoliti i Korēės, Imzot Johan Pelushi, 08.12.2006
"Unė besoj dhe jam dėshmitar qė gjatė kėtyre 15 viteve ėshtė punuar drejt konsolidimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Pa dyshim dhe kėtė e them haptazi kudo, rolin kryesor nė konsolidimit tė Kishės Autoqefale e ka pasur Kryepeshkopi Janullatos"

At Nikoll Marku, 05.12.06
"Anastas Janullatos nuk pėrfaqėson kishėn Ortodokse shqiptare dhe se ėshtė njė person nxitės konfliktesh ndėrfetare nė Shqipėri, me politikat e tij shoviniste greke. Kėrkojmė gjithashtu nga Kėshilli i Evropės ndėrhyrjen e tij autoritare ndaj Greqisė".

Presidenti Bamir Topi, 9.03.2008
"Ne kemi vlerėsim pėr zotin Janullatos, i cili realisht ka zhvilluar njė veprimtari qė i takon tė zhvillojė nė krye tė kishės ortodokse dhe besoj qė ka qenė edhe nė njė pozicion ku i ka shėrbyer Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare".

Kryeministri Sali Berisha, 10.03.2008
"Prania e Kryepeshkopit tė Shqipėrisė Anastasios Janullatos, pėrbėn njė hallkė e rėndėsishme nė marrėdhėniet shqiptaro-greke. z.Anastas ka meritė nė gjallėrimin e kishės greke ne Shqipėri".

 .....................

Arben Puto
Akademik
1.    Unė mendoj se po. Dhe normale po mė duket, se ėshtė e dėshirueshme. Peshkopi Janullatos ka tani gati 20 vjet nė krye tė kishės ortodokse shqiptare dhe mė duket se ėshtė njė lėvizje e arsyeshme nga ana e tij. Ai ka kombėsi tjetėr, kombėsi greke, por derisa ėshtė krye tė kishės ortodokse shqiptare, mirė ėshtė qė tė ketė nėnshtetėsi shqiptare. Megjithėse dua tė theksoj qė Kushtetuta e Shqipėrisė nuk vė si kusht qė nė krye tė njė bashkėsisė shqiptare  tė jetė njė klerik doemos shqiptar. Nuk e vė kėtė, po tė lexoni njė nen qė ka tė bėjė me fetė, me bashkėsitė fetare, atėherė do tė shikoni qė shteti thotė qė nuk ka asnjė fe zyrtare, qė komunitetet fetare janė tė pavarura etj., dhe nuk ve si kusht qė tė jetė medoemos me orgjinė shqiptare. Por unė nga ana ime e pėrshėndes kėtė pėrēapje tė Peshkopit Janullatus, sepse do qė tė jetė mė i angazhuar nė kishėn autoqefale shqiptare, do qė tė tregojė, se ėshtė vėrtet i angazhuar nė autoqefalin e kishės shqiptare. Unė e pėrshėndes dhe  e quaj normale qė t'i jepet  nėnshtetėsia shqiptare, por mua mė duket qė peshkopi Janullatus ka marrė njė pozicion shumė tė drejtė, ai e quan kishėn shqiptare autoqefale, dhe kishėn greke quan aleate. Ai ka dhėnė prova tė mjaftueshme tė angazhimit tė tij nė mbrojtje tė kishės autoqefale.

2.     Unė mendoj se ėshtė njė akt pėr t'u pėrshėndetur, ėshtė njė akt qė tregon se peshkopi Janullatus thekson disi mė tepėr vendosmėrinė e tij, angazhimin e tij, pėr respektimin e autoqefalisė sė kishės ortodokse shqiptare. Mund tė ketė vėrejtje sigurisht, ka sektorė tė ndryshėm tė opinionit, tė cilėt nuk e pranojnė kėtė gjė. Po tė nisemi nga dėshira, edhe unė vetė do tė dėshiroja qė nė krye tė kishės autoqefale tė ishte njė shqiptar si Noli, i cili e filloi kėtė punė njė shekull pėrpara, por s'duhet t'i vėmė faj faktorit tė jashtėm. Ne e kemi tė qartė se feja ka qenė persekutuar gjatė regjimit komunist, aty ėshtė origjina e kėsaj dhe nė '90, kur u hap vendi, kur u vunė nė vendin e vetė besimet fetare, nuk kishin funksionuar rregullat kanonike, procesi ishte ndėrprerė. Dhe nuk qe e mundur qė nė bazė tė kėtyre rregullave tė vihej njė ideal nga kisha shqiptare dhe nga kjo pikėpamje unė them qė  ka qenė zgjidhja e arsyeshme, por e  imponuar. Donin tė gjithė, dhe unė nuk e pėrjashtoj qė tė jetė nė krye njė si Fan Noli, por kėto janė rrethanat qė peshkopi Janullatus ėshtė vėnė nė krye tė kishės shqiptare. Ka qenė njė zgjedhje shumė pozitive duke marrė parasysh personalitetin e peshkopit Janullatus. Ėshtė njė intelektual i nivelit tė lartė,  ėshtė jo thjesht kishtar, ėshtė filozof e autor veprash edhe me kėtė horizont tė gjerė ka mundur tė ruajė pozicionin e arsyeshėm nė kėto kushte. Unė mendoj qė peshkopi Janullatus e kryen me korrektėsi kėtė detyrė. Dhe me kėtė tė shpresojmė qė tani qė janė tė gjitha hapėsirat pėr respektimin e rregullave kanonike, njė ditė tė vijė nė krye tė kishės njė shqiptar, siē ėshtė pėr shembull peshkopi i Korēės.

3.     Kushtetuta nuk thotė ndonjė gjė shprehimisht qė duhet tė jetė nė krye tė bashkėsisė tė komunitetit fetar qoftė mysliman apo ortodoks, njė shqiptar. Kėshtu qė kjo ėshtė njė arsye e imponuar, por mė duket mua e arsyeshme nė  kėto kushte, sepse kėtė e ka bėrė realiteti shqiptar. Ky ėshtė produkt i realitetit shqiptar. U bėnė rreth 30 vjet qė u mohua ēdo besim shqiptar dhe u mbyllėn tė gjitha institucionet fetare, dhe kėshtu u ndėrpre procesi.

.....................

Jorgo Bulo
Akademik

1.    Unė nuk jam jurist dhe nuk i njoh ligjet me imtėsi. Por nėse nga pikėpamja ligjore nuk ka problem, atėherė ėshtė normale marrja e nėnshtetėsisė. Pėr mendimi tim, nė kėtė rast duke pasur parasysh dhe statusin qė ka Janullatos, vetėm nga pikėpamja juridike mund tė ketė probleme.

2.     Nuk e di kush e ka kundėrshtuar njė vizitė tė tillė. Tė paktėn nga sa kam para mediat, nuk mė ka rezultuar njė gjė e tillė. Por unė mendoj se hirėsia e tij ėshtė faktikisht nė krye tė kishės qė themeloi Fan Noli. Nė kėtė aspekt ai ėshtė i detyruar tė respektojė dhe tė nderojė figurėn e Fan Nolit. Ndaj pjesėmarrja e tij mė duket normale nė njė aktivitet tė tillė. Pjesėmarrja e tij i bėn nder atij qė themeloi Kishėn Autoqefale tė Shqipėrisė, pra Fan Nolit.

3.     Unė do tė dėshiroja qė nė krye tė kishės tė ishte njė shqiptar, por dihet qė pėr rrethana tė ndryshme, si ajo e mungesės sė klerikėve qė plotėsojnė kushtet pėr t'u vėnė nė krye tė kishės shqiptare ėshtė pranuar kandidatura e Janullatosit. Mendoj se  Kisha Autoqefale do tė duhet tė mendojė pak mė gjatė pėr kėtė punė. Tė arrijė tė nxjerrė dhe tė pėrgatisė klerikė tė aftė, qė nesėr tė jenė nė krye tė saj. Me sa jam informuar pėr kėtė ēėshtje pėrpara se tė vendosej kandidatura e Janullatosit njė kėrkesė pėr tė marrė drejtimin e Kishės Shqiptare u ėshtė bėrė dhe personaliteteve shqiptare qė jetojnė nė diasporė. Ka pasur mes tyre klerikė tė aftė qė ishin nė lartėsinė e duhur. Realisht nuk di pėr ēfarė arsyesh nuk e kanė pranuar njė gjė tė tillė. Pra ka pasuar kandidatura. Tani mendoj se ka ardhur koha qė pas 15-20 vitesh nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė tė jetė njė klerik shqiptarė me pėrgatitjet e nevojshme pėr kėtė detyrė. Mbase nuk do tė jetė nė pėrmasat e Fan Nolit, por gjithsesi orientimin dhe rrugėn qė ėshtė ndjekur e ka tė qartė nė kėtė drejtim.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tri pyetje, tri pėrgjigje pėr Janullatosin 
 
Kiēo Blushi
shkrimtar, gazetar

1.    Sigurisht qė ėshtė normale. Dhėnia e nėnshtetėsisė duhej tė ishte kryer vite mė parė. Ky veprim nuk na nderon ne as si shtet e as si shoqėri. Kryepeshkopi Janullatos ėshtė kreu i kishės autoqefale tė Shqipėrisė qysh kur u hapėn kishat e xhamitė, pra, prej gati 17 vjetėsh, ndaj nuk ėshtė as serioze dhe as e denjė pėr njė shtet e pėr njė shoqėri qė pretendon tė integrohet nė BE, tė vazhdojė tė gjykojė, lidhur me tė, me njė mendėsi tipike komuniste. Aq mė tepėr qė ai nuk erdhi nė krye tė Kishės me "kokėn" e vetė, po me miratimin e autoriteteve tė atėhershme tė kohės, e konkretisht tė Berishės qė atėhere ishte President... Ndaj dua tė besoj se nuk gjykon me "jo" populli, aq mė pak nuk gjykon kėshtu populli qė i pėrket besimit kristian, sidomos ortodoksėt shqiptarė, po disa krerė tė indoktrinuar, tė mėkuar me ideologjinė e vjetėr, jo dhe aq me ideologjinė nacionaliste, se sa me nacional-komunizėm, me atė fryme primitive qė zotėronte e ende fryn, mjerisht, nė korrentet e nė korridoret e Ballkanit tė sotėm. Duhet pranuar se pa kontributin e kryepeshkopit Janullatos nuk e dimė se si do tė ishte sot kisha ortodokse shqiptare, po e sigurt ama ėshtė se nuk do tė ishte kaq e lulėzuar sa ėshtė sot. Fakti qė kryepeshkopi ėshtė grek, nuk ėshtė provė se ai ėshtė i prirur tė jetė antishqiptar, se deri mė tani nuk ka asnjė provė tė tillė,  po ama e sigurt ėshtė qė dhėnia e nėnshtetėsisė, do ta bėnte atė qė tė ndjehej edhe mė shumė shqiptar!

2.    Vetė fakti qė Hirėsia e tij Janullatos ka shkuar nė Boston dhe ka marrė pjesė nė ceremoninė e organizuar nė kujtim tė dorėzimit tė Fan Nolit prift, tregon jo vetėm respekt, po edhe nderin qė ai i bėn kėsaj figure madhore tė kulturės e tė Kishės sonė.
Komentet qė qenkan bėrė andej kėtej kanė lidhje me atė mendėsi atavike, primitive, nacional-komuniste qė pėrmenda mė lartė. E quaj turp! Kryepeshkopi ka vajtur nė kėtė ceremoni pėr tė nderuar Fan Nolin dhe trashėgiminė tonė e jo pėr ta turpėruar dhe poshtėruar atė! Njėkohėsisht vajtja e tij nė kėtė ceremoni tregon se ai e respekton dhe e nderon jo vetėm Nolin, po edhe autoqefalinė e Kishės sonė, kėshtu qė kjo mė duket se as nuk ka nevojė pėr koment tė mėtejmė...

3.    Koha nuk ka ardhur, koha  ka qenė dhe, natyrisht, edhe ėshtė! Por kėtė nuk e ka penguar ardhja e Janullatosit, pasi nė atė kohė, sipas statutit tė Kishės sonė autoqefale nuk mund tė bėhej dot asnjė shqiptar i kėtushėm kryepeshkop, pasi nuk i plotėsonte kushtet...Ata priftėrinj shqiptarė qė ishin jashtė, kryesisht nė Amerikė, nuk pranuan tė vinin nė Shqipėri e nė krye tė Kishės...Pra ėshtė absurd ajo qė lihet tė nėnkuptohet andej-kėtej sikur hirėsia e Tij Janullatos ka ardhur nga Greqia me qėllim pėr tė "zaptuar" kreun e kishės sonė. Kėto hamendje dashakeqe, nė tė vėrtetė synojnė tė rrėnojnė e dėmtojnė Kishėn tonė dhe autoqefalinė e saj tė padiskutueshme. Sepse autoqefalinė e Kishės nė fund tė fundit e mbrojnė vetė besimtarėt, jo priftėrinjtė dhe as kryepeshkopėt.

.....................

Ermal Hasimja
universiteti evropian i tiranes

1.    Nėse njė shqiptar kėrkon nėnshtetėsinė greke, italiane apo amerikane pas disa vitesh jete nė vendet pėrkatėse, pėrse nuk do tė duhet ta kėrkonte nėnshtetėsinė edhe Janullatosi? Nė fakt pyetja qė ju bėni nėnkupton diēka tjetėr: a mund t'i japim nėnshtetėsinė njė kryepeshkopi grek, tė cilin njė pjesė e shqiptarėve e shohin si uzurpator tė postit qė mban? Kėsaj pyetjeje mund t'i pėrgjigjen vetėm besimtarėt ortodoksė dhe strukturat drejtuese tė Kishės Ortodokse Shqiptare. Nėse Janullatosi do ta merrte nėnshtetėsinė, kjo do ta bėnte tė panevojshme pyetjen tuaj tė tretė: a duhet tė kemi njė prift
shqiptar nė krye tė kėsaj kishe!

2.    Asociimi i kujtimit tė Nolit me personazhin e Janullatosit ėshtė plotėsisht i papranueshėm pėr shumė shqiptarė. Kjo duket se ėshtė arsyeja kryesore. Ėshtė fjala pėr njė asociim tė sforcuar qė prek ndjeshmėritė nacionale, pėr aq sa ato depėrtojnė nė strukturimin e identiteteve fetare.

3.    Historianėt pėrgjithėsisht na thonė se ky ishte synimi themelor i themeluesve tė kėsaj kishe. Njė synim jo thjesht fetar, por edhe patriotik. Ndarja nga kisha ortodokse dhe themelimi i njė kishe tė pavarur shqiptare synonte edhe mbylljen e kanaleve tė ndikimit tė politikės shqiptare pėrmes strukturave fetare. Duhet thėnė se kontekstet nuk janė tė njėjtat sot. Nė kohėn e Nolit identiteti shqiptar rrezikohej nga tretja nė identitetet fqinje pėrmes fesė si katalizator. Sot, kjo ėshtė shumė e vėshtirė tė ndodhė. Shqiptarėt e konsiderojnė veten shqiptarė, edhe nėse janė ortodoksė. Presioni madhor pėr ndryshimin e identitetit nuk vjen mė nga feja, por nga xhepi. Ēėshtja e pasjes sė njė kryepeshkopi shqiptar sidoqoftė ėshtė ēėshtje qė u pėrket vetėm besimtarėve ortodoksė shqiptarė dhe askujt tjetėr, pėr aq kohė sa Janullatosi merret vetėm me fenė dhe nuk pėrzihet me gjėra tė tjera.

.....................

Aleksander Cipa
analist

1.    Ngritja e ēėshtjes sė dhėnies apo vonimit tė nėnshtetėsisė pėr kryepeshkopin zyrtar tė ortodoksizmit nė Shqipėri, mbetet njė rrezik politizimi. Nė aktin dekretues tė Presidentit, pra nė firmosjen e kėrkesės sė bėrė ose tė pėrgatitur pėr t'u bėrė prej Hirėsisė sė tij, ka vetėm, diēka normale. Burokracia kishtare pėrmes kanoneve tė saj triumfon ndaj njė nevoje tė menduar ndryshe, prej ndėrgjegjes kombėtare shqiptare. Dasia mes kėsaj nevoje dhe kėtyre rrethanave do tė vijojė tė mbetet njė realitet i prekshėm ende nė Shqipėri. Delikatesa nė marrėdhėniet e shumicės sė shqiptarėve dhe pėrkatėsisė etnike greke tė kryesuesit tė Kishės Ortodokse Autoqefale shqiptare, pra Kryepeshkopit Janullatos, sipas tė gjitha gjasave, do tė vijojė tė mbartet edhe pėr njė kohė tė ardhme. Legalizimi i nėnshtetėsisė shqiptare tė Hirėsisė nga ana e Presidentit tė Republikės, padyshim qė ėshtė diēka normale, ndonėse e paragjykuar kur vihet nė diskutim e drejta ortodokse shqiptare pėr tė trashėguar njė hierarki kishtare prej klerikėve me kombėsi shqiptare dhe qė nė kohė tė sotme meriton tė ketė edhe njė Kryepeshkop shqiptar. Kisha Ortodokse shqiptare ėshtė mė e vjetėr se shumė kisha tė tjera tė popujve tė rajonit, ndonėse fatkeqėsisht autoqefalia e saj ėshtė e re. Ky kompleks natyral, ndoshta e bėn edhe tė debatueshėm aktin normal tė lėshimit tė nėnshtetėsisė pėr kryepeshkopin e Tiranės, Durrėsit dhe gjithė Shqipėrisė, me kombėsi greke.

2.    Mendoj se ka lidhje me meritat autoqefalizuese qė mbart personaliteti dhe vepra e Fan Nolit nė raport me Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Hirėsia e tij Janullatos, nė karrierėn e vet klerikale e kapėrcen shtatin e krijuesit tė Kishės, pra tė Im Zot Nolit. Ka qenė kjo njė ndėr arsyet qė Hirėsia e tij Janullatos e ka pėrthyer vlerėsimin e vet pėr Nolin mė sė shumti nė vlerat e tij si veprimtar, si filolog dhe aktivist tė shumėshquar kombėtar dhe jo si njė personalitet tė karrierės sė lartė klerikale. Sė paku ky ka qenė njė argument i pėrcjellė prej shumicės sė fansave tė tij religjionarė, nė Shqipėri, sė shumti, ky ka qenė argumenti gati zyrtar i  shėrbestarėve tė institucioneve tė sotme kishtare nė vend. Pesha thelbėsore qė ka Kisha e Shėn Gjergjit nė Boston nė varėsi me vlerat autoqefaliste tė ortodoksisė shqiptare, pas 16 vjetėve tė ardhjes sė Hirėsisė Janullatos nė cilėsinė e Kryepeshkopit, rikonfirmohet sėrish. Tashmė me mė tepėr autoritet, pasi pranohet zyrtarisht edhe prej vetė personalitetit  klerikal tė pėrbotshėm, Janullatos. Kjo ėshtė njė nojmė e rėndėsishme nderuese pėr at-themeluesin e Kishės sonė ortodokse, Im Zot Nolin. S'kish si ndodhte ndryshe. Ankimtarėt ndaj vizitės nderuese tė Hirėsisė Janullatos nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston kanė arsyen e tyre. Por personalisht mendoj se ftesa prej krerėve tė sotėm tė kishės shqiptare nė Boston, pra ftesa prej adhurimtarėve pasardhės tė kryepeshkopit tonė shpirtėror (nė kėtė pikė ndihem vetiakisht dhe shpirtėrisht vetėm pjesėtar i grigjės noliane), lehtėson nė njė farė mėnyre edhe diēka prej ndėrgjegjes sė vetė Hirėsisė Janullatos si pasues institucional i kryesimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare.

3.    Koha, mendoj se ėshtė kapėrcyer, por jo se ėshtė humbur krejt. Kryepeshkopi aktual, personaliteti Janullatos, pėr shkak tė dimensionit qė pėrfaqėson, pėr shkak tė investimit qė ka kryer dhe pėr shkak tė shėrbesės qė pėrfaqėson, ėshtė praktikisht hierarku qė mbart kėtė pėrgjegjėsi dhe mundėsi konkrete. Nė kėtė kėrkesė tė shumėshprehur shqiptare, arsyetimi i mėtejshėm i tij do tė shtonte transparencėn dhe do tė shkarkonte ngarkesa negative qė shpesh akumulohen dhe amplifikohen mediatikisht dhe mentalisht. Pėr shkak tė dritėsisė dijesore qė mbart dhe pėr shkak tė valencės sė lartė intelektuale qė pėrfaqėson, Hirėsia e tij duhet ta sjellė si ēėshtje tė dorės sė parė dhe kontribut po tė dorės sė parė, nevojėn e mbėrritjes sė trashėgimtarit tė tij ortodoks shqiptar nė krye tė Kishės qė fatlumturisht ėshtė pjesė e kurorės sė autoqefalizmit kishtar nė botėn e krishterė. Kėtė liri ai e ka sot mė tepėr se kurrė, pėr ta shndėrruar nė njė akt kontribues nė vėllazėrimin paqėsor tė popujve ballkanas. Nga ana tjetėr, mendoj se njė kontribut tė pakryer Hirėsia e tij ka edhe kujdesin institucional dhe moral ndaj ortodoksėve shqiptarė nė hapėsirėn shqiptare, brenda hapėsirės administrative tė Shqipėrisė dhe pėrreth saj, veēanėrisht pėr ortodoksėt shqiptarė nė Republikėn e Maqedonisė. Kujdese tė tilla konkrete, do tė ēlironin mjaft emocione dhe ndjenja pozitive ndėr shqiptarė e mė sė shumti ndėr besimtarė tė religjioneve tė tjera tė kėtij vendi.

.....................

Alfred Peza
drejtor i “ora-news”

1.     Rrėnjėt e raporteve mes Shqipėrisė, Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Janullatosit (kjo histori meriton mė shumė se njė forum modest si ky, madje ndoshta mė shumė se njė libėr) duhen kėrkuar nė fillim tė viteve '90, atėherė kur Hirėsia e Tij erdhi nė krye tė njėrit prej besimeve kryesore fetare tė shqiptarėve. Njė besim me njė histori tė veēantė, nė krye tė tė cilit ka qenė njė prej mendjeve mė tė ndritura tė Shqipėrisė sė gjysmės sė parė tė shekullit tė kaluar, Imzot Fan Noli. Para se t'i pėrgjigjemi pyetjes, nėse duhet dhėnė apo jo nėnshtetėsia shqiptare dhe nėse kjo ėshtė apo jo normale, besoj se duhet qė mė parė tė marrin pėrgjigje pyetjet: Pėrse nė kishat shqiptare meshat janė mbajtur pas 1990 nė gjuhėn greke; pėrse askush nuk jep asnjė informacion zyrtar nga Kisha Ortodokse rreth ndėrtimit tė Katedrales sė kėtij besimi nė mes tė Tiranės; pėrse Kisha Ortodokse nuk u distancua nga njė prift qė strehonte nė shtėpinė e Zotit arkivolet me eshtrat e shqiptarėve, duke i konvertuar nė ushtarė grekė tė vrarė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore; pėrse u ndryshua gati nė fshehtėsi tė plotė ajo pjesė e rregullores sė vitit 1928 tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, sipas tė cilės kjo kishė duhet tė drejtohet nga shqiptarėt; pėrse edhe pas 18 vjetėsh, pretendohet se nuk ėshtė pėrgatitur personeli i duhur shqiptar pėr tė drejtuar Kishėn Ortodokse kur kjo kohė i mjafton njė njeriu pėr tė pėrfunduar 10 shkolla pėr astronaut pėr tė shkuar e pėr tė ardhur jo vetėm nga Hėna, por edhe nga Marsi? Nėse tė gjitha kėto e shumė pyetje tė tjera dikujt i duken normale, atėherė edhe dhėnia e nėnshtetėsisė shqiptare pėr Hirėsinė e Tij Janullatos, ėshtė normale. Hirėsia e Tij ka merita tė jashtėzakonshme nė fushėn fetare dhe ai ėshtė njė personalitet i padiskutueshėm i fushės sė tij, madje me pėrmasa qė e kalojnė kufirin e Greqisė dhe Shqipėrisė. Por, ndonjėherė, nė Ballkan ēėshtje si kjo, nuk shkojnė nė pėrpjestim tė drejtė me vlerat individuale tė padiskutueshme tė njė personi. Ashtu sikundėr, pėr shembull, ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės, ēėshtja ēame, ēėshtja e emrit tė Maqedonisė nė Tiranė, shihen krejt ndryshe nė Athinė, e kėshtu me radhė.  

2.        Pak ditė mė parė, studiuesi Nasho Jorgaqi ka botuar njė libėr me dy vėllime rreth Nolit, ku mund tė gjendet shumė fakte dhe dėshmi rreth veprimtarisė sė tij e, mbi tė gjitha, rreth ngritjes nė Boston tė Kishės Autoqefale shqiptare nė Boston. Merret vesh se Noli e bėri kėtė, veē tė tjerash, edhe pėr arsyen shumė tė fortė e tė kuptueshme pėr atė kohė, qė Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare tė mos binte nė duart e grekėve, tė cilėt ortodoksinė e kanė ngatėrruar (nė ndonjė rast, qarqe tė caktuara ekstremiste e bėjnė edhe tani), me ēėshtjet e shtetit, kombit, pėrkatėsisė nacionaliste, qytetėrimit, etj. Sigurisht qė kohėt kanė ndryshuar, por jo tė gjitha realitet dhe ndjeshmėritė e shqiptarėve. Me kėtė e shpjegoj se pėrse njė pjesė e opinionit atje e kanė kundėrshtuar praninė e Janullatosit nė ceremoninė e organizuar nė Boston me rastin e 100-vjetorit tė dorėzimit tė Fan Nolit prift. Pėrsa i pėrket ftesės qė kanė bėrė krerėt e Kishės Autoqefale nė Boston pėr Hirėsinė e Tij, kjo ėshtė ēėshtje e tyre. Por, mė duhet tė shpreh dyshimet e mia rreth disa qėndrimeve jo shumė tė qarta nga ana e At Artur Liolinit nė vitet e fundit rreth kėsaj ēėshtje. Koha do t'i shpjegojė mė mirė disa gjėra, pėr tė cilat, jemi tė pasigurt, apo tė paqartė sot.

3.    Koha qė Kisha Autoqefale Shqiptare tė ketė nė krye tė saj njė prift shqiptar ka kaluar. Se pėrse nuk ecet me kohėn nė kėtė drejtim, besoj se pak mė lart i hodha disa teza. Ajo qė druaj unė, ėshtė nėse Hirėsia e Tij Janullatos (dhe jo vetėm ai), pasi tė ndodhė kjo, a do tė ketė tė njėjtėn kėmbėngulje dhe shqetėsim pėr mos marrjen e nėnshtetėsisė shqiptare?
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Tri pyetje, tri pėrgjigje pėr Janullatosin 
 
Arben Muka
Radio "Deutsche Welle"

1.    Kėrkesa pėr shtetėsi shqiptare nga ana e kryepeshkopit Janullatos ėshtė brenda tė drejtės qė ka gjithkush banor i globit, pėr ta fituar atė nė bazė tė kritereve dhe ligjeve tė kėtij vendi. Nėse do ta marrė Presidenti nė konsideratė apo jo kėtė kėrkesė, nėse ai do ta miratojė apo refuzojė tani apo dikur, kjo ėshtė njė ēėshtje ekskluzivisht e z. Topi. Mendoj se akti i dhėnies sė nėnshtetėsisė njė kleriku tė rėndėsishėm nuk do tė kishte ndonjė efekt negativ, apo do tė pėrdorej pėr nisma a angazhime kundėr interesave tė besimtarėve shqiptarė, ose interesave kombėtare nė tėrėsi.

2.    Unė kam ndjekur lajme dhe informacione nga veprimtaritė krejt tė veēanta qė janė zhvilluar nė SHBA, ku nė qendėr ka qenė njė figurė shumėdimensionale, si ajo e Nolit tė madh. Nuk kam konstatuar ashtu sikundėr dhe ju qė kundėrshtimi pėr pjesėmarrjen e Kryepeshkopit Janullatos atje tė ketė qenė argument i mjaftueshėm pėr t'u bėrė pjesė e lajmeve qė vijnė nga Bostoni. Protokolli i aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit tė dorėzimit tė Fan Nolit prift, nuk mund tė zbehė rėndėsinė qė ka pėrmbajtja e tyre pėr historinė e Kishės Autoqefale Shqiptare, pėr historinė e kombit shqiptar nė tėrėsi.

3.    Pavarėsisht se i takoj njė besimi tjetėr, e them hapur se kam dėshirė qė nė krye tė Kishės Autoqefale Shqiptare tė jetė njė klerik 100 pėr qind shqiptar. Koha e rindėrtimit dhe rigjallėrimit tė kėsaj Kishe nė fillim tė viteve '90 tashmė ėshtė kapėrcyer dhe gjatė kėsaj periudhe me kontributin dhe tė vetė kryepeshkopit Janullatos ėshtė konsoliduar njė kastė e re klerikėsh shqiptarė, tė mirė edukuar dhe me reputacion brenda komunitetit tė besimtarėve ortodoksė. Klerikė, qė jam i bindur se janė tė gatshėm tė marrin ēdo pėrgjegjėsi dhe angazhim hierarkik brenda kishės, nė bazė dhe tė statutit dhe paketės sė rregullave qė janė nė fuqi. Dorėzimin e stafetės e shikoj si njė proces tė pavarur, si njė ēėshtje qė i takon vetėm komunitetit ortodoks shqiptar, dhe nė shėrbim tė plotė ndaj tij. Si njė zgjedhje qė do t'i vlejė vazhdimėsisė sė nxitjes sė frymės sė tolerancės dhe tė bashkėjetesės mes besimeve fetare nė Shqipėri.

.....................

Plator Nesturi
analist

1.    Dosja Janullatos ėshtė njė ēėshtje e mbarsur nė Presidencė pėr disa mandate radhazi dhe Presidenti Topi ėshtė i fundit nė radhė qė deklaron se do tė shqyrtojė kėrkesėn pėr nėnshtetėsi shqiptare tė kryepeshkopit tė Kishės Ortodokse. Ju pyesni a ėshtė normale marrja e nėnshtetėsisė? Ky debat i ushqyer nė media herė pas here, ėshtė shndėrruar nė njė paradoks qė nuk i bėn nder as politikės qė e mban peng kėtė ēėshtje, as shoqėrisė civile e shtypit dhe qė veēse ndikon nė departizimin e opinionit publik duke tronditur balancat e harmonisė fetare. E ndėrsa ne diskutojmė pa fund e nė formė ciklike sa herė hapet kjo temė, duke zbėrthyer nene tė autoqefalisė pa harruar edhe retorikėn patriotike, nuk kuptojmė se shndėrrohemi nė qesharakė nė imazhin qė pėrcjellim. Pėr ta thjeshtuar shembullin le tė gjykojmė se si do ta pėrcillte kėtė lajm media e huaj. Padyshim do tė na ironizonte ashtu siē bėn dhe media jonė pėr lajme butaforikė nga vende tė humbura. "Shqiptarėt nuk pranojnė t'i japin shtetėsinė Kryepeshkopit tė tyre Ortodoks", ky do tė ishte titulli sensacional qė do ta bėnte argėtues lajmin pėr ēdo lexues jashtė Ballkanit. Argėtues, pasi ēdo i huaj nuk mund ta kuptojė se ēfarė ka kaq tė rėndėsishme te nėnshtetėsia shqiptare, sa kjo i mohohet edhe kreut tė kishės, kur vetė shqiptarėt, tė shpėrndarė si zogjtė e korbit nėpėr botė, kėrkojnė me ngulm tė pajisen me dokumente e tė marrin nėnshtetėsinė e vendeve ku shkojnė pėr t'u ndier qytetarė me tė drejta tė plota. "A ėshtė normale t'i mohohet kjo kryepeshkopit?", do tė pyesin tė huajt, ndėrsa "a ėshtė normale tė barabitet me ne?", shprehen ndėr shqiptarė.
Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se problemi i dhėnies sė shtetėsisė ėshtė shndėrruar nė njė armė politike. Nė pafuqishmėrinė e vetė, e drejta pėr tė pajisur me pasaportė shqiptare njė shtetas tė huaj ėshtė instrumenti i vetėm qė ka nė dorė shteti ynė, dhe kėtė po e pėrdor kundėr kreut legal tė Kishės Ortodokse, qė njėkohėsisht ėshtė dhe Presidenti Botėror i Kėshillit tė Kishave. Megjithatė ne akoma bėjmė pyetjen, a ėshtė normale qė Hirėsia e Tij, Anastasio, tė ketė shtetėsinė shqiptare. Por a ėshtė normale qė nė morinė e shtetasve tė huaj, qė kanė marrė pasaportėn me shqiponjė, njė pjesė e tyre na dalin nėpėr listat e tė kėrkuarve pėr terroristė? A kemi bėrė ndonjėherė pyetjen se sa shtetas tė huaj kanė marrė shtetėsinė tonė dhe me ēfarė procedurash iu ėshtė dhėnė kjo njė pjese prej tyre? Po pasaporta diplomatike apo shėrbimi a kanė pėrfituar kėta shtetas tė huaj dhe pėr ēfarė shėrbimesh iu ėshtė dhėnė kjo e drejtė?
Fiksimi pas dosjes Janullatos dhe debati rreth saj nuk ėshtė koincidencė. Shkas duket se ėshtė bėrė neni qė pėrcakton se nė krye tė Kishės Autoqefale duhet tė jetė njė shtetas shqiptar. Pa marrė parasysh faktin se pėr hir tė konjukturave, ekstremet e politikės shqiptare bėjnė marrėveshje deri nė abrogimin apo ndryshimin e neneve tė Kushtetutės, ky nen i Kishės Ortodokse, megjithėse i bėrė nga njerėzit, nuk ėshtė ndryshuar. Kryepeshkopi Anastasio, i cili erdhi pėr tė rindėrtuar kishėn kur asaj i mungonte njėkohėsisht kasta e lartė drejtuese, nuk tentoi ta ndryshojė kėtė nen. Thjesht bėri kėrkesė pėr nėnshtetėsi, nė pėrputhje me ligjet e vendit. Edhe pse kanė kaluar kaq vite qė dosja e tij mbetet "pėr shqyrtim", as ka tentuar tė stimulojė grigjėn, pra komunitetin ortodoks, qė tė ushtrojė presion ndaj autoriteteve pėr marrjen e nėnshtetėsisė. Atėherė pse kjo zhurmė?
Debatet nėse duhet apo jo ta marrė shtetėsinė shqiptare kryepeshkopi Anastasio nuk ka dalė brenda komunitetit ortodoks. Atėherė kur kjo ēėshtje nuk e shqetėson kėtė komunitet, pėrse debati mbahet i ndezur nga pjesėtarė tė komuniteteve tė tjerė fetarė apo njerėz qė e deklarojnė veten ateistė? Me ēfarė guximi kėta i japin vetes tė drejtėn se janė rojtarė tė kombit dhe mbi kėtė tė drejtė "patriotizmi" kėrkojnė tė bėhen dhe kujdestarė tė njė komuniteti fetar kur nuk i ka ftuar askush?  
Nuk mund tė mos mendohet se kjo "pėrkujdestari" ka prapavijė politike nga segmente tė caktuar. Nė vitet e para '90, debatet mbi Kishėn Ortodokse ishin tė frymėzuara pikėrisht nga politika. U krijua deri njė Komitet pėr Mbrojtjen e Autoqefalisė dhe fjalėn e hapjes e mbajti Presidenti i atėhershėm Berisha. Madje eksponentė tė asaj lėvizjeje i gjejmė edhe sot nė krye tė disa institucioneve shkencorė.   Porse deri tani kėta "zhurmuesa" kanė qenė fatmirėsisht minorancė. Sidoqoftė, zgjerimi kėtij debati sipas kėsaj fryme veēse do tė hidhte tisin e mosbesimit, ndėrsa ende mburremi se ekziston harmonia fetare nė Shqipėri.  Vetė zgjatja e procesit tė nėnshtetėsisė pėr kryepeshkopin nga ana e autoriteteve, do tė ndihmonte ata qė duan ti vėnė zjarrin kėsaj tolerance.

2.    Pėrsėri kemi dy pamje tė ndryshme, ndonėse jetojmė nė tė njėjtin realitet. Sipas informacioneve, ceremonia nė Boston ka shkuar pėr mrekulli, ka patur shumė pjesėmarrje dhe Kryepeshkopit Anastasios i ėshtė rezervuar njė pritje e ngrohtė nga organizatorėt dhe besimtarėt. Ndėrkohė nėpėr forume kanė plasur sėrish polemikat. Kam pėrshtypjen se kėto lloj polemikash janė tė nxitura, tė stisura dhe mė sė tepėrmi i shėrbejnė zbrazjes sė mllefeve primitivė ballkanikė sesa  i shėrbejnė shėndoshjes  sė harmonisė dhe emancipimit demokratik.

3.     A nuk ėshtė mė mirė qė kėtė ēėshtje ta lemė vetė nė dorė tė Kishės Autoqefale se sa tė ushtrojmė presion nga jashtė? Ēuditėrisht ne nuk ushtrojmė kaq presion ndaj veprimeve anormale tė qeverive shqiptare, paaftėsisė dhe shkeljes sė tė drejtave prej saj, ēka ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė jetėn tonė, dhe kėtė po e bėjmė vetėm ndaj institucionit tė njėrit prej tre feve nė Shqipėri.  Hirėsia e Tij, Anastasios, mė ka vėnė kurorė nė kishė kur jam martuar dhe kjo nuk mė ka shqetėsuar tė dija se ēfarė shtetėsie kish. Pėrkundrazi, jam ndier i nderuar.

.....................

Edlira Gjoni
analiste

1.    Dhėnia e shtetėsisė pėr z. Janullatos nuk mund tė jetė kurrė nė kushtet e sotme njė "ēėshtje e thjeshtė e normale". Ky peshkop grek qė ka "uzurpuar" ortodoksinė shqiptare ka njė marrėdhėnie tė acartė perceptimesh me shqiptarėt brenda dhe jashtė Shqipėrisė; ashtu si edhe brenda dhe jashtė vetė ortodokzismit. Nėse ka njė ēėshtje pėr tė cilėn grekėt luftojnė fort, ajo ėshtė feja. Nėse ka diēka qė shqiptarėt e luftojnė po kaq fort, ajo ėshtė mosrėnia pre e identifikimit si grekė apo nėngrekė. Janullatos pėrfaqėson ortodoksinė greke. Si i tillė, ai mbart nė vetvete helenizimin, pėr tė cilin ēdo shqiptar ėshtė shumė i indoktrinuar tė mos e ketė. Prandaj dhėnia e nėnshtetėsisė pėr kėtė zotėri thellėsisht grek me mantel ortodoks, nuk mund tė shihet kurrė si thjeshtėsisht e pranueshme nga ēdo shqiptar, aq mė tepėr nga ortodoksėt e mirėfilltė. Nė tė gjitha vitet e eksperiencės sė tij nė Shqipėri, Janullatos ka pėrsėritur me dhe pavetėdije shfaqjen e tij publike si bartės i ortodoksisė shtetėrore, jo asaj fetare.

2.     Festa e 100-vjetorit tė themelimit tė katedrales sė Shėn Gjergjit nė Boston ishte njė festė shumė mė tepėr se sa fetare. Ashtu siē ėshtė emri i saj, vendosur pėr Gjergj Kastriot Skėnderbeun; ashtu siē ishte kur Noli e themeloi pėr tė promovuar shqiptarizmin, jo ortodoksinė. Reagimet do tė ishin patjetėr kundėrshtuese, sepse ajo katedrale ėshtė themeluar nga njė gjigant i shqiptarizmit. Po Noli do tė ishte ngritur nga varri pėr tė pėrsėritur se "herezitėt na lanė pa atdhe"; kurse 100- vjetori me prezencėn e Janullatosit e sillte Nolin nė tokė si njė qenie thjeshtėsisht priftėrore nė nderim tė ortodoksizimit. Nuk ėshtė fare e vėrtetė. Noli ėshtė vigani i shqiptarizimit, i letrave, kombėsisė, politikės, ekzistencės sė lartė shqiptare. Janullatos ėshtė vetėm njė prift. Njė peshkop pa emėr qė nuk mundet kurrė tė marrė pėrsipėr zbehjen e figurės sė Nolit, duke e "nderuar nė pėrkujtim" nė 100-vjetorin e Shėn Gjergjit. Por reagimi i shqiptarėve tė Amerikės ka qenė i nxituar. Mos vajtja e tyre nė katedrale apo largimi prej saj nė momentin qė morėn vesh se aty do tė vinte Janullatos, nuk ishte mėnyra mė e mirė pėr tė nderuar Nolin. Jo! Ata duhet tė kishin shkuar tė gjithė, tė dyndeshin nė kishė, t'i vijnė nė ndihmė asaj, shpirtėrisht dhe financiarisht. Se Noli e hapi pėr shqiptarizmin...dhe nuk ka  nevojė 100 vjet mė pas t'i mėsojnė e t'i nderojnė ortodoksinė!

3.    Koha qė Kisha Autoqefale shqiptare tė ketė nė krye tė saj njė prift shqiptar ka ardhur e ka kaluar me kohė. Kishėn autoqefale shqiptare e themeloi njė shqiptar kėtu e kusur vjet mė parė. Nuk ka tregues mė tė mirė pėr tė vėrtetuar se nuk ka nevojė ortodoksia shqiptare t'ia mėsojnė fenė qė nga fillimi. Prania e huaj nė shumicėn e praktikemeve fetare nė Shqipėri po tregon se efektin primar tė saj ka pėrēarjen dhe shkaktimin e disa lloj dėmeve mes shqiptarėsh (qė realisht ndihen tė dhunuar me mbirjen e shumė prezencave dhe ndėrtesave fetare nė tė katėr anėt dhe meset e Tiranės). Mbase ėshtė mė mirė qė shqiptarėt tė lihen rehat nė shqiptarizimin e tyre, edhe atė fetar. Tingėllon mė pak trazues se ēdo term tjetėr fetar, qė sjellin veē dilema moralesh e identifikimesh tė dyzuara.
 




____________
Direktoria , Galeria


Piracy is a crime! So, am I a criminal?
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!