Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
U Kushtohet Emigranteve Shqiptare Kudo Ne Bote 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh U Kushtohet Emigranteve Shqiptare Kudo Ne Bote 
 
Zėri i Amerikės - Albanian  (Voice of America)
 

Kėngėtarja Parashqevi Simaku paraqet albumin Jehonė nga Iliria
 

Ilir Ikonomi
08-04-2006


Kėngėtarja shqiptare Parashqevi Simaku vuri nė qakullim javėt e fundit njė album nė CD tė titulluar “Jehonė nga Iliria”, me 10 kėngė nė gjuhėn shqipe. E veēanta ėshtė se albumi i ri nxirret nė shitje nė disa nga rrjetet prestigjoze tė dyqaneve amerikane.

 

“Anės Lumejve”, ėshtė njė nga 10 kėngėt e albumit tė ri “Jehonė nga Iliria” tė Parashqevi Simakut. Kėnga me tekst tė Fan Nolit, u kushtohet emigrantėve shqiptarė kudo nė botė dhe ėshtė nė thelb mall pėr atdhenė.

 

Natyrisht, kohėt kanė ndryshuar shumė qė kur u shkruan kėto vargje. Jetojmė nė epokėn e internetit, tė komunikimit tė rrufeshėm me e-mail, tė ipodeve dhe kur mesazhet muzikore pėrēohen shumė lehtė nga njeri kontinent nė tjetrin.

 

Por pėr Parashqevi Simakun malli pėr Shqipėrinė mbetet, siē mund tė kuptohet edhe nga tingėllimi qė u sjellin kėngėt e saj bashkatdhetarėve. “Anės Lumejve” duket sikur vajton nė interpretimin e Simakut, e cila kujdeset pėr ēdo tingull dhe pėr ēdo fjalė qė mbush kėngėn e saj.

 

Albumi nė CD me producent kitaristin Robert Nolfe dhe vetė Simakun, sjell edhe tema tė tjera mjaft tė dashura pėr kėngėtaren, e cila krijoi njė stil lehtėsisht tė dallueshėm qysh nė Shqipėri para se tė imigronte nė Shtetet e Bashkuara.

 

Albumi i ri vazhdon tė sponsorizohet nga rrjetet e specializuara tė shitjeve muzikore. Sony/BMG dhe rrjeti i librarive Borders janė dy gjigandėt amerikanė qė kanė marrė pėrsipėr reklamimin e Jehonės nga Iliria. Ditėt e fundit, Parashqevi Simaku interpretoi nė njė superlibrari Borders nė Manhatan si dhe nėnshkroi autografe.

 

Disku mund tė shkarkohet nė mėnyrė dixhitale pėrmes distributorit tashmė tė njohur iTunes tė kompanisė Apple. Ai mund tė blihet nė rrjetet e dyqaneve tė specializuara pėr disqet nė tė gjithė Amerikėn si Tower Records apo Virgin Megastores dhe shitet edhe nga rrjetet e dyqaneve tė tillė popullorė si Best Buy dhe Circuit City.

 

Kėngėtarja ka njoftuar se do t’ja dhurojė tė drejtėn e riprodhimit dhe shpėrndarjes sė albumit tė saj botuesve tė ndryshėm nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni.//ii

 ____________________________

>Degjoni Jehone nga Iliria<
http://www.simaku.com/albanian.htm
 
>Bleni CD’n ne Amazon.com<
http://www.amazon.com/gp/product/B0...-6430247?n=5174

>Degjoni Zėrin e Amerikės<  

http://www.simaku.com/audio/simaku.mp3

www.simaku.com
http://www.simaku.com
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!