Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Valentino Rosi, nė ndjekje tė Agostinit 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Valentino Rosi, nė ndjekje tė Agostinit 
 
"Doktori" tashmė pretendon tė arrijė rekordin e legjendės sė motoēiklizmit, me 68 fitore nė kategorinė mė tė madhe
    
Endi Tufa


 Valentino Rosi ka qenė shumė i kėnaqur pas fitores qė ka arritur ditėn e shtunė nė Ēmimin e Madh tė Katarit. "Dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė mekanikėt dhe inxhinierėt e Michelinit, pasi kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme," ka thėnė pas fitores Rosi. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr tė garės, ēdo gjė e ka menduar vetė kampioni i botės nė fuqi. Njė gritė tė tillė ai nuk e shfaqi nė garėn e parė tė Jerezit, ku u rrėzua menjėherė pas nisjes. Gjithsesi, nė pėrfundim tė garės sė dytė tė kėtij sezoni, Valentino Rosi dhe skuadra e tij meritojnė pikė maksimale nė vlerėsim. Pas atij zhgėnjimi tė garės sė parė, duhej njė fitore dhe ata ia dolėn mbanė. Rosi e di shumė mirė rėndėsinė e madhe qė kanė kėto 25 pikė qė mori nė Katar. "Ishte njė garė e mrekullueshme, megjithatė gjatė gjithė kohės kemi qėndruar nėn tension dhe tė pėrqendruar. Nė fillim, kur kisha njė aderencė maksimale tė gomave, kisha disi vėshtirėsi, mė pas, kur gomat u konsumuan disi dhe motori rrėshkiste, fillova tė rikuperoja terren ndaj rivalėve. Kur pashė nga pas se Kapirosi po afrohej, fillova tė shqetėsohesha. Nė xhirot e fundit po jepja maksimumin tim dhe ia dola mbanė." Me kėtė rezultat, Valentino Rosi e ka ēuar nė 54 numrin e fitoreve nė kategorinė Moto Gp dhe ka barazuar me kėtė shifėr Majk Duhanin. Ndėrkohė, nė krye tė kėsaj renditjeje ndodhet Xhakomo Agostini me 68 fitore. "Mė mungojnė edhe 14 fitore pėr tė arritur Agostinin. Tashmė jemi shumė afėr, megjithatė duhet parė edhe sa kohė mė ka mbetur. Gjithsesi, jam i bindur se do t'ia dal mbanė." Mė pas Rosi i ėshtė rikthyer fitores sė fundjavės sė kaluar. "Kisha tri gara qė nuk arrija tė fitoja, dy tė sezonit tė kaluar dhe njė nė kėtė sezon tė ri. Gjithsesi, ne nuk e humbėm pėrqendrimin. Pėr mė shumė, ky fillim sezoni filloi tė mė shqetėsonte. Pas testimeve qė zhvilluam nė Jerez, kishim shumė probleme. Ishin disa gjėra qė nuk po shkonin mirė. Megjithatė, tė gjithė vazhduam punėn normalisht me besim tė plotė te potenciali qė kishim. Kemi punuar me tė vėrtetė shumė dhe dhamė maksimumin tonė bashkė me Michelinin. Tė them tė drejtėn, nuk besoja se do tė arrija tė fitoja garėn e Katarit," ka vazhduar Rosi. Nė tė vėrtetė, nė kėtė garė dolėn nė pah disa rivalė tė rinj, duke filluar nga Stoneri, i cili njė ditė mė parė kishte marrė edhe "polin". "Stoneri ėshtė me tė vėrtetė njė pilot shumė i talentuar, por pėrveē tij dua tė pėrmend edhe Pedrozėn apo Eliasin, tė cilėt u paraqitėn shumė mirė edhe nė kėtė pistė."

Xhibernau Kapirosi, gati armėt...?!
Janė zhvilluar vetėm dy gara nga sezoni 2006 dhe nė "shtėpinė" e Ducatit kanė filluar polemikat midis Loris Kapirosit dhe Sete Xhibernaut. Spanjolli, i cili nė kėto dy gara ka marrė vetėm njė vend tė katėrt, ka bėrė tė ditur se ky rikthim i Ducatit nė majat mė tė larta ka ardhur falė tė dhėnave qė u ka dhėnė inxhinierėve italianė. "Nėse Ducati po shkon mirė me kėto ritme, kjo ėshtė falė kėshillave tė mia." Por nuk ka vonuar shumė pėrgjigjja e imolezit, Loris Kapirosi. "Ndonjėherė duhet ta lėmė nė shtėpi njė pjesė tė mendjemadhėsisė." Me sa duket, nuk kanė mjaftuar kėto rezultate tė mira tė garave tė para pėr tė mbajtur tė qetė ambientin te skuderia Ducati. Aktualisht, Loris Kapirosi ėshtė nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė dhe pėr mė shumė ka arritur tė marrė njė vend tė tretė nė garėn e Katarit. Megjithatė, janė zhvilluar vetėm dy gara dhe ende nuk mund tė thuhet asgjė pėr vazhdimėsinė e kampionatit.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Valentino Rosi, nė ndjekje tė Agostinit 
 
Sipas legjendės sė motoēiklizmit, sportistėve dhe kampionėve nuk u interesojnė shifrat  

 

 Menjėherė pas fitores sė Ēmimit tė Madh tė Katarit, ku Valentino Rosi arriti rekordin e Majk Duhanit me 54 fitore, ka reaguar Xhakomo Agostini, i cili ėshtė njė nga rekordmenėt e garave motoēiklistike. Ai mban rekordin e fitoreve nė kategorinė mė tė lartė tė kėtyre garave, me 68 fitore, megjithatė kur e pyesin se Rosi ėshtė duke iu afruar kėtij rekordi, ai fillon tė bėjė shaka. "Nėse pėr sezonin e ardhshėm Valentino nuk do tė vendosė tė shkojė nė Formulėn 1, atėherė do tė thotė se ka dėshirė tė japė njė tjetėr kontribut pėr "sportin tim", ka thėnė Agostini. Megjithatė, piloti nga Bergamo ka 15 tituj kampionė nė karrierė, 7 tituj i ka marrė nė klasin 350cc dhe 8 nė 500cc. Megjithatė edhe ai, si tė gjithė kampionėt e tjerė, i konsideron kėto rekorde thjesht numra. Sipas tij, ato nuk tregojnė me tė vėrtetė atė qė ka arritur tė bėjė njė pilot.
Agostini, dukeni se nuk e keni shumė maninė e rekordeve qė keni arritur...
Eshtė e vėrtetė dhe mendoj se edhe Valentino, nėse do tė vendosė pėr sezonin e ardhshėm tė qėndrojė, nuk do tė bazohet shumė te shifrat.
Jeni i bindur pėr kėtė gjė?
Pėr disa kampionė, shifra tė tilla nuk ndryshojnė asgjė. Apo mendoni se, edhe pse ėshtė kaq shumė i zoti, nuk mund ta mbyllė karrierėn e tij pa thyer rekordet e mia?
Megjithatė, tė arrish njė mit tė motoēiklizmit si jeni ju...
Jam dakord, megjithatė duhet tė keni parasysh se po bėhet fjalė pėr epoka krejtėsisht tė ndryshme. Gjėra tė tilla ndodhin shpesh nė sport. Unė mund tė them se zhvilloja vetėm 11 gara nė sezon, ndėrsa Valentino 17.
Rosi thotė se vetėm kur pėrmendet emri Agostini, fillon tė dridhet.
Eh, e falėnderoj pėr kėtė. Megjithatė brenda vetes ai mendon se ėshtė mė i miri nga tė gjithė dhe ėshtė normale diēka e tillė. Kėshtu mendonte edhe Heilvud.
Gjithsesi, Valentino mendon se edhe nėse do tė vijė dita qė do tė thyejė rekordet e tua, ju nuk do tė mėrziteni...
Nuk mund tė them tė njėjtėn gjė, ndjenja e mė tė mirit ėshtė diēka humane. Megjithatė, qė nga kjo pikė deri te mėrzitja ka shumė diferencė.
Keni qenė nė epoka tė ndryshme dhe keni pasur motorė tė ndryshėm. Mes jush dhe Valentinos ka diēka tė pėrbashkėt?
Nuk ka shumė mėnyra pėr tė qenė kampion. Ata shquhen vetėm pėr bėrjen e veprimit tė duhur nė momentin e duhur. Eshtė njė dhunti, e cila duhet pėrdorur me shumė zgjuarsi; kėtė gjė e kemi unė dhe Rosi.
Cila ka qenė fitorja mė e bukur nga ato 54 qė ka arritur Rosi?
Pa dyshim gara e Uelkomit nė vitin 2004, pra kur ka debutuar me Yamahan. Motori nuk ishte nė gjendje tė mirė dhe e gjithė puna i mbeti atij.
Po fitorja mė e bukur nga 68 fitoret qė ka arritur Agostini?
Gara e 200 miljeve nė Daitona nė vitin 1974. Edhe unė nė atė kohė sapo isha larguar nga MV ja dhe me Yamahan doja tė demonstroja forcėn time.
Thoni tė vėrtetėn, kishit menduar ndonjėherė se rekordi juaj do tė ishte i arritshėm?
Tė them tė drejtėn, kėtė gjė nuk e kisha menduar asnjėherė deri nė momentin kur filluat ju tė mė pyesni. Shifra tė tilla ju pėlqejnė mė shumė ju gazetarėve sesa ne sportistėve.
 




____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.


Download Forum









-----------------------------------------
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!