"Doktori" tashmė pretendon tė arrijė rekordin e legjendės sė motoēiklizmit, me 68 fitore nė kategorinė mė tė madhe
Endi Tufa
Valentino Rosi ka qenė shumė i kėnaqur pas fitores qė ka arritur ditėn e shtunė nė Ēmimin e Madh tė Katarit. "Dua tė falėnderoj nė mėnyrė tė veēantė mekanikėt dhe inxhinierėt e Michelinit, pasi kanė bėrė njė punė tė mrekullueshme," ka thėnė pas fitores Rosi. Pėr sa i pėrket pjesės tjetėr tė garės, ēdo gjė e ka menduar vetė kampioni i botės nė fuqi. Njė gritė tė tillė ai nuk e shfaqi nė garėn e parė tė Jerezit, ku u rrėzua menjėherė pas nisjes. Gjithsesi, nė pėrfundim tė garės sė dytė tė kėtij sezoni, Valentino Rosi dhe skuadra e tij meritojnė pikė maksimale nė vlerėsim. Pas atij zhgėnjimi tė garės sė parė, duhej njė fitore dhe ata ia dolėn mbanė. Rosi e di shumė mirė rėndėsinė e madhe qė kanė kėto 25 pikė qė mori nė Katar. "Ishte njė garė e mrekullueshme, megjithatė gjatė gjithė kohės kemi qėndruar nėn tension dhe tė pėrqendruar. Nė fillim, kur kisha njė aderencė maksimale tė gomave, kisha disi vėshtirėsi, mė pas, kur gomat u konsumuan disi dhe motori rrėshkiste, fillova tė rikuperoja terren ndaj rivalėve. Kur pashė nga pas se Kapirosi po afrohej, fillova tė shqetėsohesha. Nė xhirot e fundit po jepja maksimumin tim dhe ia dola mbanė." Me kėtė rezultat, Valentino Rosi e ka ēuar nė 54 numrin e fitoreve nė kategorinė Moto Gp dhe ka barazuar me kėtė shifėr Majk Duhanin. Ndėrkohė, nė krye tė kėsaj renditjeje ndodhet Xhakomo Agostini me 68 fitore. "Mė mungojnė edhe 14 fitore pėr tė arritur Agostinin. Tashmė jemi shumė afėr, megjithatė duhet parė edhe sa kohė mė ka mbetur. Gjithsesi, jam i bindur se do t'ia dal mbanė." Mė pas Rosi i ėshtė rikthyer fitores sė fundjavės sė kaluar. "Kisha tri gara qė nuk arrija tė fitoja, dy tė sezonit tė kaluar dhe njė nė kėtė sezon tė ri. Gjithsesi, ne nuk e humbėm pėrqendrimin. Pėr mė shumė, ky fillim sezoni filloi tė mė shqetėsonte. Pas testimeve qė zhvilluam nė Jerez, kishim shumė probleme. Ishin disa gjėra qė nuk po shkonin mirė. Megjithatė, tė gjithė vazhduam punėn normalisht me besim tė plotė te potenciali qė kishim. Kemi punuar me tė vėrtetė shumė dhe dhamė maksimumin tonė bashkė me Michelinin. Tė them tė drejtėn, nuk besoja se do tė arrija tė fitoja garėn e Katarit," ka vazhduar Rosi. Nė tė vėrtetė, nė kėtė garė dolėn nė pah disa rivalė tė rinj, duke filluar nga Stoneri, i cili njė ditė mė parė kishte marrė edhe "polin". "Stoneri ėshtė me tė vėrtetė njė pilot shumė i talentuar, por pėrveē tij dua tė pėrmend edhe Pedrozėn apo Eliasin, tė cilėt u paraqitėn shumė mirė edhe nė kėtė pistė."
Xhibernau Kapirosi, gati armėt...?!
Janė zhvilluar vetėm dy gara nga sezoni 2006 dhe nė "shtėpinė" e Ducatit kanė filluar polemikat midis Loris Kapirosit dhe Sete Xhibernaut. Spanjolli, i cili nė kėto dy gara ka marrė vetėm njė vend tė katėrt, ka bėrė tė ditur se ky rikthim i Ducatit nė majat mė tė larta ka ardhur falė tė dhėnave qė u ka dhėnė inxhinierėve italianė. "Nėse Ducati po shkon mirė me kėto ritme, kjo ėshtė falė kėshillave tė mia." Por nuk ka vonuar shumė pėrgjigjja e imolezit, Loris Kapirosi. "Ndonjėherė duhet ta lėmė nė shtėpi njė pjesė tė mendjemadhėsisė." Me sa duket, nuk kanė mjaftuar kėto rezultate tė mira tė garave tė para pėr tė mbajtur tė qetė ambientin te skuderia Ducati. Aktualisht, Loris Kapirosi ėshtė nė krye tė klasifikimit tė pėrgjithshėm pėr pilotė dhe pėr mė shumė ka arritur tė marrė njė vend tė tretė nė garėn e Katarit. Megjithatė, janė zhvilluar vetėm dy gara dhe ende nuk mund tė thuhet asgjė pėr vazhdimėsinė e kampionatit.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------















