Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Videoja Intime, Inis Gjoni Mposht Prokurorine 
Autori Mesazh

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Videoja Intime, Inis Gjoni Mposht Prokurorine 
 
TIRANE - Prezantuesja dhe balerina Inis Gjoni mposht Prokurorine e Krimeve te Renda. Gjykata i jep te drejte bukuroshes per padine e ngritur vitin e kaluar ndaj organit te akuzes per publikimin e videos intime dhe gjate seances se ardhshme do te jape vendimin per shumen qe ky institucion duhet t’i paguaje si demshperblim. Pas ekspertizave te kryera ne aparatet telefonike eshte zbuluar se megjithese si prove materiale e vulosur, celularet ishin hapur dy here. Prej andej, ishin shkarkuar sekuencat e nxehta erotike te vajzes se spektaklit. Inis Gjoni shfaqej e zhveshur dhe duke thithur nje pluhur te bardhe qe dyshohej kokaine dhe partneri i saj ne video u deklarua se ishte i pandehuri i procesit te droges “Kompas”, Arjan Selimi. Bukuroshja nuk e pranoi kurre se thithte pluhurin e bardhe (kokaine) dhe pretendoi fyerje te imazhit te saj dhe etikes nga ana e prokurorise. Per kete padi ajo kerkoi demshperblim 500 mije dollare amerikane.

Celulari i hapur

Ne seancen e djeshme te radhes, drejtuar nga gjyqtari i ceshtjes Altin Shkurti, jane administruar te gjitha provat e paraqitura nga avokati mbrojtjes Genci Terpo. Ne seancen e radhes do te lexohen konkluzionet perfundimtare. Provat e paraqitura nga mbrojtja jane disa gazeta, ku eshte shkruar per Gjonin, dhe dy proces-verbale ne te cilen eshte provuar fakti se celulari i Arian Selimit eshte hapur dy here gjate hetimeve. Videoja intime eshte marre nga celulari i Selimit, i dashuri i Gjonit, i akuzuar per trafik narkotikesh. Pala mbrojtese pretendon se videoja intime eshte nxjerre nga Prokuroria, hipoteze e cila eshte provuar nga provat e paraqitura ne seancen gjyqesore. Vete artistja nuk ka qene e pranishme ne sallen e gjyqit, por perfaqesohet nga Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut, nepermjet te cilit Inis Gjoni kerkon nje demshperblim prej 500 mije USD. Gjykata eshte shprehur se do te jape vendimin gjate seances se ardhshme.

Krimet mohuan fajesi

Ne seancat e meparshme, Gjykata per Krime te Renda, e cila mbante te arkivuar celularin e te pandehurit, Arjan Selimi, ka hedhur poshte cdo pretendim qe e bente ate fajtore per nxjerrjen e sekretit. Kryetari i kesaj gjykate, Sander Simoni, pati bere te ditur se nga magazina ku eshte sistemuar celulari i Selimit, nuk ka asnje mundesi te dale sekreti. Sipas tij, celulari diten kur eshte sjelle nga Prokuroria ka qene i futur ne nje qese plastmasi, te izoluar dhe te vulosur. Askush nuk e dinte se cfare kishte te fokusuar celulari dhe hapja e tij ishte e pamundur, pasi do te prishej vula. Prokuroria ka arritur edhe ne Gjykate per te bere verifikimet e duhura, por ka rezultuar se gjurmet e nxjerrjes se sekretit personal nuk ndodheshin aty. Ne keto kushte, Gjykata per Krime te Renda shprehet se nuk eshte perfshire ne kete skandal, i cili shume shpejt do te zbulohet ne gjykate.

Hetimet

Hetimet paraprake te Prokurorise se Tiranes, lidhur me nxjerrjen dhe perhapjen ne publik te videos erotike te artistes se njohur Inis Gjoni, e cila shfaqej duke thithur pluhur te Bardhe, perfunduan me pamundesine e identifikimit te autorit. Kalimi i videos nga aparati celular i Arjan Selimit, ku ndodhej paraprakisht, eshte kryer me “bluetooth” dhe eshte e pamundur te identifikohet celulari qe e ka marre. Mesohet se filmimi i pamjeve eshte kryer disa kohe para se te sekuestrohej aparati celular, ne te cilin ndodhej. Edhe dyshimet se i pandehuri per trafik droge, Selimi, mund t’ia kete kaluar ndonje mikut te tij, nuk mund te vertetohet. Gjithashtu edhe dyshimet se pamjet mund te jene perhapur nga hetues apo gjyqtare qe kane hetuar e po gjykojne ceshtjen eshte i veshtire per t’u zbardhur. Tashme pergjegjesia i mbetet Prokurorise per Krime te Renda, qe seancen e ardhshme mund te ndeshkohet rende.
 




____________
Image
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Videoja Intime, Inis Gjoni Mposht Prokurorine 
 
Baxhella!!! S'kam fare respekt per te me. yt Twisted Evil
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat

Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Re: Videoja Intime, Inis Gjoni Mposht Prokurorine 
 
E thithte mire drogen kjo vicka Very Happy
 



Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!