Nga Maks Velo
Mbas tre shekujsh tė rritjes sė fuqisė osmane (l6,17,18) nė shekullin e 19-tė, duken shenjat e para tė dekadencės sė perandorisė. Atėherė fillojnė dhe vizitat, shėrbimet, ekspeditat dhe udhėtimet e njė numri tė madh diplomatėsh, ushtarakėsh, shkencėtarėsh, artistėsh, shkrimtarėsh dhe vagabondėsh nga tė cilėt botohen nė Evropė raporte, ditare, shkrime, vizatime(1). Ato rrahin njė sėrė problemesh administrative, gjuhėsore, historike, folklorike, arkitektonike, arkeologjike, gjeologjike, tregtare, tė florės dhe tė faunės dhe tė metereologjisė. Tė gjithė kėta janė evropianė. Pėr herė tė parė Shqipėria po studiohet. Perandoria Islamike Osmane nuk ish e zonja tė studionte veten e vet dhe si rrjedhim, as shtetet qė kish nėn sundim.
Me sa duket interesimi i kancelerive, shoqatave shkencore dhe industriale, personave privatė rritet edhe pėr vendet ballkanike qė kanė fituar pavarėsinė ose jo, nė pritje tė zhvillimeve tė reja. Dhe pėr mė tepėr, sepse Shqipėria njė nga vendet e para ku u pėrhap krishterimi, po vuante akoma sundimin osman, qė e kish detyruar pjesėn mė tė madhe tė popullsisė tė konvertohej nė myslimane. Po asnjėri nga kėta shkencėtarė nuk analizon artin bizantin. Ka vetėm informacione(2).
Ky shekull, i 19-ti, ka burime dhe informacione tė shumta, qė sot ndihmojnė shkencat albanologjike si lėndė e parė e paēmuar arkivore. Kuptohet qė festimet e bujshme me fishekzjarre dhe ballo nė gjithė kryeqytetet evropiane, pėr ardhjen e shekullit tė ri, tė XX-tė, u ndjenė edhe nė Shqipėri .
Perandoria Osmane po shkėrmoqej. Shekulli i XX-tė ish pėr vendin tonė me shumė evenimente tė njėpasnjėshme qė nga shpallja e pavarėsisė mė 1912, pastaj me formimin e njė republike parlamentare, bekimin e mbretėrisė, pushtimin fashist, diktaturėn komuniste dhe sė fundi demokracinė problematike. Nė kėrkimin e identitetit kombėtar kemi disa pika referimi dhe vlera tė padiskutushme dhe njė bosht: Shqipėria si njė vend i krishterė qė nė antikitet. Mbas kėsaj jemi kapur fort, pėr tė rigjetur rrėnjėt nė histori, pėr tė forcuar vullnetin tonė, pėr tė bindur Evropėn ku duam tė shkojmė. Si provė tė kėsaj sjellim objektet e artit bizantin.
Objektet e kultit kristian janė ato qė ruajnė vlerat mė tė mėdha artistike dhe historike. Tė tilla janė kodikėt e shek. tė 6-tė dhe tė 9-tė tė Beratit (nė Arkivin e Shtetit ruhen mbi 100 kodikė), epitafi i Gllavenicės, me qindra ikona tė mrekullushme dhe me mijėra metėr katrore me afreske. Arti bizantin ėshtė banga jonė e provės materiale e trashėgimisė kristiane. Pjesėn artistike tė ikonave dhe afreskeve e zbuloi dhe e studioi Viktori Puzanova.
Ajo gjatė gjithė kohės pati mbėshtetjen dhe ndihmėn e Theofan Popės, i cili i deshifroi mbishkrimet bizantine dhe si njė martir i vėrtetė i krishterimit shpėtoi gjatė periudhės 1967-1973 me qindra ikona, qė sot ruhen nė muzeumet tona.
Duhet tė vinte gjysma e dytė e shekullit tė njėzetė, qė kjo albanologe e madhe tė bėnte zbulimet mė tė rėndėsishme nė artin tonė. Puzanova ish njė personalitet vėrtet i rrallė dhe i papėrsėritshėm. Ajo kish tė bashkuar nė njė dijet dhe intuitėn e shkencėtares me ndjeshmėrinė dhe sensibilitetin e njė artisteje. Mbi tė gjitha ajo kish frymėn e sakrificės dhe devotshmėrinė e njė Zonje tė rrallė, e cila diti qė tėrė talentin dhe vullnetin e saj ta vėrė nė shėrbimin e njė misioni tė lartė, pa kėrkuar asgjė nė kėmbim.
Ajo arriti tė zbulojė dhe tė vlerėsojė, tė studiojė dhe komentojė njė art tė madh, tė panjohur e tė pazbuluar; produkt i qindra mjeshtrave dhe artistėve tė pėrulur dhe modestė, qė nė kushtet mė tė rėnda tė kohės, nė periudhėn mė tė errėt tė islamizimit tė vendit me dhunė, vazhduan tė mbajnė lart frymėn e shenjtė tė krishterimit tė njėrit prej popujve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Ky art i madh i krijuar para dhe mbas pushtimit osman, ėshtė sot dėshmia e rezistencės historike dhe artistike, e njė patriotizmi tė pabujė, e njė sakrifice sublime qė vazhdoi disa shekuj.
Dhe kėtė afresk tė madh gjigant nė murin e madh tė historisė sonė, ish pikėrisht Zonja e madhe Viktori Puzanova qė e pa e para, njohu vlerat e tij dhe e ēmoi lart. Pėr kėtė, kombi ynė i ėshtė pafundėsisht mirėnjohės.
Ajo qėndroi kėtu nė periudhėn mė tė errėt tė diktaturės me privacionet e paimagjinueshme, njėlloj si piktorėt asketė qė punuan nėpėr kishat e vogla tė fshatrave shqiptare. Ajo pa dyshim ėshtė dekane e Bizantologjisė Shqiptare. Asnjė studiues tjetėr i artit bizantin nė Shqipėri nuk ka atė shkėlqim tė butė dhe kjo rrjedh nga kultura e saj dhe dashuria pėr njerėzit. Puzanova, si asketėt ose si murgeshat, rronte e tėra pėr artin dhe pėr shkencėn.
Ajo kish dhuntinė e rrallė tė sakrifikimit sublim pa kėrkuar asgjė. Ish njė fat i madh pėr ne qė ajo erdhi nė Shqipėri. Kėshtu tė rastėsishme janė nganjėherė prurjet mė tė rėndėsishme, qė nuk jemi nė gjendje ti vlerėsojmė si duhet nė momentin e shfaqjes, se janė aq tė pastra, tė druajtura dhe tė heshtura.
Vepra e zonjės Puzanova ėshtė akti mė sublim i qytetares, shkencėtares, artistes dhe i sė krishterės qė vinte nga Rusia e largėt. Ajo solli dhe la njė frymė tjetėr nga fryma bolshevike leniniste. Ajo ish pėr mua mishėrimi mė i denjė i shpirtit tė madh kristian rus. Ajo ish krenare pėr kėtė, dhe e konfirmoi me jetėn e saj. Pa kėtė frymė, pa atė ndėrgjegje, ajo nuk do tė kish mundur tė realizonte misionin e saj tė vėshtirė.
Viktori Puzanova ka lindur nė vitin 1893 nė qytetin Rostov tė Rusisė. Qe nga njė familje aristokrate. Studioi nė Fakultetin e Artit nė Shėn Peterburg nė degėn e skulpturės. Deri nė vitin 1917 jetoi nė Rusi. Pas Revolucionit tė Tetorit nė moshėn 24 vjeē u largua pėrgjithmonė nga Rusia, ku nuk pati mundėsi tė kthehet kurrė.
Burri i saj, Vasil Puzanov, kish qenė oficer i Carit. Mbasi vizitojnė Francėn, Italinė, qėndrojnė nė Beograd, ku Viktoria punon nė Muzeun e Artit. Qendra e punės sė saj ishin manastiret nė Kosovė.
Nė Kosovė takon Rrok Zojzin, arsimtar, i cili mė vonė do tė bėhet drejtor i sektorit tė etnografisė. Duke dashur tė fshihen nga gjermanėt mė 1943 futen nė Shkodėr, ku jetuan deri mė 1948. Nė qytetin e Shkodrės, e cila ish njė nga qendrat mė tė njohura tė kulturės dhe shkencės shqiptare e ballkanike, ka banuar nė shtėpinė e Vlash Dedit, i cili ishte zdrukthėtar. Banesa ish afėr kishės sė madhe nė lagjen e Tre Heronjve. Nė vitet 1946-1947 ajo jepte vizatim nė Shtėpinė e Kulturės, ku ka pasur nxėnės piktorėt e njohur: Danish Jukniu (i cili mė vonė studion nė Poloni), Jakup Keraj (i cili studion nė Rusi) dhe Angjelin Dodmasei. Nė vitin 1948, Aleks Buda, Kryetari i Institutit tė sapothemeluar tė Shkencave, i tėrheq nė Tiranė Puzanovėt. Viktoria themelon sektorin e Artit Mesjetar, kurse Vasili punon nė Muzeun e Shkencave tė Natyrės. Nė prill tė 49-ės Vasili figuron si teknik ballsamosės nė Institutin e Shkencave.
V. Puzanova boton 8 studime (i fundit botohet mbas vdekjes, aty ėshtė bashkautore me Dhorka Dhamon)(3). Studimi i parė botohet nė vitin 1953. Ky ėshtė studimi i parė shkencor qė botohet nė njė revistė tė specializuar nė Shqipėri apo jashtė saj, mbi artin bizantin shqiptar.
Kishin kaluar katėr vjet nga koha kur Puzanova kish ardhur nė Institutin e Shkencave. Nė kėto vite ajo kish bėrė disa ekspedita nė Valsh dhe Shelcan, nė Pojan dhe Zvėrnec, nė Bregdet dhe Mesopotam, Berat dhe Voskopojė, ku mori pjesė edhe profesori bullgar G. Bogdanov. Ajo tanimė ka filluar tė bėjė kopjet e afreskeve tė Onufrit.
Studimi i parė pra titullohet: Piktori shqiptar i Shekullit tė XVI-tė ONUFRI nga Neokastra (Elbasan), dhe zė 14 faqe tė revistės.
Ajo qė mė habit ėshtė fakti se qė nė studimin e parė V. Puzanova merret me piktorin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave te ne, ONUFRIN. Ai ėshtė maja mė e lartė e artit bizantin shqiptar, dhe nė pėrgjithėsi e artit shqiptar. Qė nė kumtesėn e saj tė parė thotė: Shkenca e Bizantologjisė ėshtė shumė e re. Ajo ka filluar para disa dekadave, kur lindi interesi pėr kėto vepra me karakter special me njė bukuri tė veēantė, shumė larg nga kuptimi i zakonshėm i bukurisė. Dhe mė poshtė me pak fjalė ajo pėrmbledh tėrė synimin e kėtij arti. Tė gjitha fuqitė krijuese tė Bizantit kanė qenė pėrqendruar pėr tė afirmuar stilin e tij tė vetėm specifik qė u pėrpunua mbi trashėgiminė e kohės sė lashtė, ku u derdh fryma e gjallė dhe e fuqishme e artit popullor tė Lindjes.
Nė tė gjitha studimet e saj, Puzanova, do tė theksonte dhe vinte nė dukje influencėn e artit shumė tė pasur popullor shqiptar mbi piktorėt bizantinė. Dhe pikėrisht Shqipėria ish vendi ku kryqėzoheshin dhe ndėrthureshin gjithė kulturat, arti grek dhe ai Lindor, arti popullor dhe ai Perėndimor. Kjo ish edhe njė nga kėnaqėsitė e mėdha shkencore qė jetoi dhe provoi V. Puzanova, prandaj ajo dhe e desh aq shumė Shqipėrinė.
Studimi i dytė i saj botohet nė vitin 1957, pra kishin kaluar katėr vjet nga artikulli i parė. Titulli ėshtė: Mbi punimet e piktor Nikollės nė kishėn e Vllahernės (nė kėshtjellėn e Beratit). Nė vitin 1956 shkova nė njė ekspeditė bashkė me Viktorian nė Berat. Ajo kopjonte afresket nė kishat e Vllahernės. Nė artikull ajo thotė se periudha mė e rėndėsishme pėr tė si studiuese, janė vitet 1951, 1952 dhe 1953 dhe kjo sepse, gjatė viteve 1948, 1949 dhe 1950 ajo pa, njohu shumė, filloi tė mendojė dhe tė analizojė, dhe mė pas ekspeditat u bėnė mė komplekse. Sikurse thotė edhe vetė ajo: (duke kopjuar dhe njė shumicė tė madhe prej tyre) na kanė ndihmuar tė njohim dhe disa nga ata punėtorė qė nuk binin nė sy....
Nga Puzanova nė Muzeun e Artit Mesjetar nė Korēė, ruhen 32 kopje tė mėdha, nė dimension 1:1 me origjinalin, tė figurave tė veēanta apo skena afreskesh. E kam parė si kopjonte nė Berat dhe Apolloni. Punonte direkt, mbi telajo kanavace apo beze pambuku, me ngjyra vaji apo tempera. Kopjet kishin njė ngjashmėri absolute me origjinalin. Nė fillim me letėr trasparente kopjonte nga figura linjat kryesore, tė cilat i hidhte nė telajo me letėr kopjativ. Kjo siguronte njė konstrukt linear tė njėjtė me origjinalin aq tė domosdoshėm nė kopjet artistiko-shkencore.
Punėn njėzetvjeēare tė Puzanovės mund ta ndajmė nė tri etapa: 1948-1951, 1951-56 dhe 1956-66. Nė periudhėn e dytė ajo mbasi kish plotėsuar njė njohje tė plotė tė materialit nė zonat kryesore bizantine fillon tė kopjojė afresket. Kjo ish shumė e rėndėsishme, ajo pa me sytė e saj dėmtimet qė kishin pėsuar afresket qoftė nga shkaqe natyrore, qoftė nga dėmtime njerėzore.
Periudha e saj e tretė ėshtė nė vitet 1956-66, ėshtė periudha e pjekurisė sė saj tė plotė, kur boton tre studimet e viteve 1958-61 dhe 1967 (pas vdekjes).
Sikurse shihet dhe nga materialet Puzanova kalon nga studimi i piktorėve tė veēantė Onufri ose Nikolla, nė analiza pėrgjithėsuese tė ansambleve, si ai i Manastirit tė Apollonisė apo konsiderata mbi pikturėn monumentale. Studimet e saj janė njė tregues i shkėlqyer i aftėsive tė saj, i kulturės sė saj. Aty shkrihet njohja e saj e thellė e bizantologjisė, historisė, artit tė rilindjes, teknikave tė pikturės, etnografisė, gjeografisė etj. Pėr mė tepėr ajo kish njė stil letrar tė pėrkryer. Puzanova ėshtė njė humaniste e vėrtetė, e cila kuptoi se arti bizantin qė tė vlerėsohet duhet tė shpjegohet sipas shijes bashkėkohore.
Artikujt e saj janė arritja mė madhore e shkencės bizantologjike nė Shqipėri. Artikujt e saj sa herė qė i lexoj, mė japin njė kėnaqėsi tė jashtėzakonshme, ata janė brilantė pėr nga mendimi, informacioni dhe shprehja. Ajo jep informacion tė pasur pėr historinė kishtare, arkitekturėn, etnografinė, teknikat e pikturės dhe afreskut, tė gjitha kėto me njė poetikė tė ēuditshme. Ajo ka lėnė gjithashtu edhe pesė piktura qė janė nė Galerinė Kombėtare.
Puzanova vdiq mė 1967; sikur nuk donte tė jetonte mė, tė shihte njė nga ēmenduritė e kriminelit paranojak Enver Hoxha, luftėn kundėr fesė dhe kishave qė e filloi mė 1967. Vepra komplekse e Zonjės sė madhe Viktori Puzanova pati njė rezultat kolosal pėr Shqipėrinė. Figura e saj sa vjen dhe po vlerėsohet, ēmohet dhe adhurohet.
Ajo ėshtė themeluesja e shkencės bizantologjike nė Shqipėri dhe arritjet e gjithė dekadave tė fundit kanė nė themel punėn vetėmohuese dhe tė kualifikuar tė Viktoria Puzanovės. Ne sot pėrulemi me respekt dhe mirėnjohje para figurės sė saj.
1. Lord Bajron./ J.C.Hobhouse-1809/ M.Leak/ J.V.Hahn-1852/ K.T.Reinhold/ H.Hecquard-1857/ H.Pedersen-1893/ E.Lear/ F.Pouqeville/ T.S.Hughes/ Ippen/ R.A.Davenport/ P.O.Brondsted/ F.Nopcsa/ Topmaschen/ K.Jirecek/ L.Thalloszy/ ZH-K. Faverial/ F.Tajani/ K.Roth/ N.Jorga/ M.Durham/ Orlando/ Kristidhi/ Palikanidhi/ A.Balducci-1922/ A.Calmes/ A.Moschetti/ K.Praschniker/ L.Rey/ L.Ugolini/ Schober/ A.Lord/ Z.Valentini/ A.Brandini/ A.Dyselie/ S.Mann/ W.Cimochowski/ H.Desnickaja/ R.Elsie/ etj.
2. Anthim Aleksudhi, peshkopi i shumėditur i Beratit, nė librin e tij pėr Beratin, botuar mė 1868, flet pėr tri ikona tė shkėlqyera: njė Jisu Krishti, njė Shėn Maria Hyjlindėsja, njė Joan Pagėzori. Ky autor pėrmend dhe kishat e Shelcanit dhe Valshit. Po aty tregon se mė 1853 i mbuluan me gėlqere afresket e kishės sė Shėn Marisė sė Apollonisė. Ai jep vetėm fakte dhe konsiderata tė pėrgjithshme.
Battifol P. Les manuscrits grecs de Berat dAlbanie et le Codex Purpureus, 1886. Ilo M. Qafzezi- Jeta Kristiane- 1941,1942- TOMORI 1940. Lena- Fjala e Korēės 1944.
Dh. Beduli - Tė dhėna pėr kishat nė Shqipėri - Dorėshkrim
3. PUZANOVA VIKTORI - Piktori shqiptar i shekullit tė XVI-tė Onufri nga Neokastra (Elbasan) - Buletini pėr Shkencat Shoqėrore - 1953. Nr. 3. faqe 2-22.
PUZANOVA VIKTORI - Mbi punimet e piktorit, Nikollės, nė kishėn Vllaherna (Nė kėshtjellėn e Beratit) - Buletini pėr Shkencat Shoqėrore 1957. Nr. 1. faqe 64-72.
PUZANOVA VIKTORI - Prapė pėrmbi artin shqiptar tė shekullit tė XVII-tė. Buletini pėr Shkencat Shoqėrore 1958 Nr. 2, faqe 152-156.
PUZANOVA VIKTORI - Manastiri Shėn Maria e Apollonisė nė Pojan. Buletini i Universitetit Shtetėror tė Tiranės - Seria Shkenca Shoqėrore - 1961 Nr. 3. faqe 147-154.
PUZANOVA. VIKTORI dhe DHAMO. DHORKA - Disa tipare tė pikturės monumentale nė Shqipėri gjatė shekujve XII-XV. Studime Historike. - 1967 Nr. 2 - faqe 105-112.
____________
You feel you now have control, don't you?
You think you will walk away untested. I promise that my work will continue. That I have ensured.
You think it is over, but the games have just begun.
Download Forum
-----------------------------------------












