Fėmijėt dinė tė shprehen shumė mirė me gjuhėn e figurės. Vizatimet e tyre nuk shihen vetėm si shprehje e talentit, as vetėm si njė proces argėtues, por edhe si njė proces psikanalitik. Disa herė fėmijėt mund tė thonė me anė tė tyre gjėra qė nuk i thonė dot me fjalė. Nėpėrmjet vizatimeve zbulohen format dhe pėrmasat e abuzimit mbi ta. Pėr kėtė qėllim Qendra pėr Problemet e Keqtrajtimit tė Fėmijėve ka organizuar testime me anė tė pyetėsorėve, tė cilat nxisnin shprehjen e ndjesive tė pakėndshme qė kishin provuar fėmijėt e grupmoshės 6-12 vjeē. Konkluzionet e testimit ishin interesante, por edhe tė pritshme.
Shumica e fėmijėve kishin treguar ēaste tė pėrjetimeve negative. Pėr kėtė arsye, stenda e vizatimeve kishte ngjashmėri tematike dhe forme. Shumė fėmijė kishin zgjedhur si figurė diellin. Kur ne ndėrmorrėm kėtė vėzhgim me temėn, Fenomeni i keqtrajtimit tė fėmijėve nė ambientin famljar, nė rrugė dhe nė ambientin shkollor, menduam qė ky vėzhgim duhet tė prekte tre nivele pėr grupmoshėn 6-12 vjeē, 12-18 vjeē dhe grupin e tretė qė i tako te adultėve mbi 20 vjeē. Por jo tė gjithė u shprehėn me anė tė vizatimit. Disa preferuan shkrimin, e disa i preferuan tė dyja format. Kėshtu, disa vizatime janė tė shoqėruara edhe me diēitura. Fakti qė pjesa mė e madhe kanė zgjedhur vizatimin, do tė thotė se kėshtu ata shprehen mė mirė, thotė drejtoresha e qendrės. Ka njė teknikė qė nėpėrmjet vizatimeve, pėrdorimit tė ngjyrave bėhen interpretime tė gjendjes qė pėrjeton fėmija. Nė pėrgjithėsi, gjatė pėrpunimit tė pyetėsorėve u vu re qė vizatimi qė kishte bėrė fėmija ishte nė tė njėjtėn linjė me pėrgjigjet me gojė.
Gjithkush mund tė ndeshet nė jetė me ide interesante tė fėmijėve, tė dhėna me anė tė vizatimit. Njė vajzė bebi-siter tregonte se njė fėmijė 7 vjeē pėr tė cilėn ajo kujdesohej e kishte vizatuar atė me flokėt e gjatė dhe pėrparėsen e saj duke vendosur mbi tė, nė pjesėn e barkut, njė rreth dhe brenda tij figurėn e njė bebeje qė ishte vetė ajo. Kėshtu vogėlushja i shprehu mirėnjohjen e saj.
















