Pasi kreu studimet pėr teologji islamike, punoi nė medresenė e Prizrenit ku u shqua qysh herėt si pėrkrahės i shtresave tė ulėta kundėr padrejtėsive tė administratės osmane. Sapo filloi Lufta Ruso-turke (1877-1878), u ngrit sė bashku me patriotė tė tjerė shqiptarė pėr tė mbrojtur tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė dhe pėr tė kėrkuar tė drejtat e saj kombėtare. Organizoi komisionin e vetėmbrojtjes pėr sanxhakun e Prizrenit, i cili, si dhe komisionet e tjera qė u formuan nė Kosovė, mori pėrsipėr tė kundėrshtonte synimet aneksioniste tė Serbisė dhe tė sistemonte muhaxhirėt e shumtė qė u dėbuan nga ushtria serbe.
Mė 1877 u zgjodh deputet nė parlamentin e dytė osman. Po atė vit hyri dhe nė Komitetin Qendror tė Stambollit qė u formua nėn kryesinė e Abdyl Frashėrit, me tė cilin u lidh deri nė fund. Nė pranverė tė vitit 1878 kryesoi komisionin qė organizoi nė Prizren mbledhjen e Kuvendit tė Pėrgjithshėm, i cili themeloi Lidhjen Shqiptare. Kuvendi e zgjodhi Ymer Prizrenin anėtar tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė gjirin e tė cilit u rreshtua krahas patriotėve tė rrymės radikale. Nė tetor 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare, kurse nė janar tė vitit 1881, kryetar i qeverisė sė pėrkohshme autonome. Si kryetar i saj drejtoi veprimtarinė politike qė ēoi nė vendosjen e administratės shqiptare nė vilajetin e Kosovės dhe nė organizimin e qėndresės sė armatosur tė Lidhjes kundėr ushtrive osmane nė pranverė tė vitit 1881.
Pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Prizreni u arratis pėr tė mos rėnė nė dorė tė autoriteteve osmane. U vendos nė Ulqin dhe nuk pranoi tė kthehej, megjithėse sulltani i premtoi falje e ofiqe tė farta. Vdiq nė Ulqin ku gjendet dhe varri i tij.
____________
Lot Dielli












