Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Faqja 1 e 1
 
Zbulohen antika tė shekullit tė III-tė 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zbulohen antika tė shekullit tė III-tė 
 
DURRES - Rrėnojat e disa objekteve arkeologjike tė periudhės antike tė qytetit tė Durrėsit, kanė dalė ditėn e djeshme plotėsisht nė dritėn e diellit. Mendohet se objektet kanė qenė depo drithi, si dhe kanali i madh i kullimit tė ujėrave tė qytetit bregdetar. Teksa punonin pėr tė hapur themelet e njė pallati 12-katėsh vetėm 100 metra larg qendrės sė Durrėsit, punėtorėt kanė hasur nė shtresa tė forta tė gurta e qė mė pas rezultuan se ishin konture murale tė kohėve tė vjetra.

OBJEKTET
Pas kėtij konstatimi, nė lojė hyri Instituti Arkeologjik, i cili mori nė dorė gėrmimin e mėtejshėm me mjete arkeologjike qė zėvendėsuan ekskavatorin. Pas disa ditė punimesh, arkeologėt mundėn qė tė nxjerrin nė dritė, atė qė toka fshihte prej shumė shekujsh. Zbulimi pėrbėhet nga disa objekte tė lidhura mes tyre, tė cilat mendohet se kanė qenė depo drithi tė shekullit tė III-tė para Erės sė Re. Janė 3 depo drithi si dhe njė fragment i kanalit kryesor tė Durrėsit tė lashtė, i cili vazhdon tė funksionojė duke qarkulluar ujėrat qė grumbullohen nė kėtė pjesė tė Durrėsit.
Deri tani, arkeologėt kanė heshtur pėr kėtė zbulim dhe nuk kanė dhėnė asnjė lloj sqarimi pėr zbulimin e ditės sė djeshme. Burime nga Instituti Arkeologjik kanė bėrė tė ditur se gėrmimet do tė vazhdojnė edhe pėr disa ditė dhe mė pas do tė nisė puna pėr ta pėrcaktuar pėrfundimisht se ēfarė pėrfaqėson objekti i zbuluar, i cili ėshtė i pėrmasave 20m X 15m. Depot e zbuluara, nė kohėt e vjetra kanė qenė pranė bregut tė detit, i cili nė atė kohė gjendej aty ku sot ėshtė bulevardi kryesor, pranė qendrės sė qytetit tė sotėm. Mė pas, deti u tkurr gati 500 metra nga qendra e Durrėsit, pėr tė mbėrritur nė kufijtė e sotėm. Do tė jetė Instituti Arkeologjik, i cili pasi tė vlerėsojė rėndėsinė e objekteve tė zbuluara, do tė pėrcaktojė mėnyrėn sesi do tė procedohet pėr vazhdimin e punimeve pėr ngritjen e pallatit.
 




____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google
Offline Shiko profilin e anėtarit Shiko galėrinė personale tė anėtarit Dėrgo mesazh privat Vizito websitin e shkruesit Adresa e AIM Yahoo Messenger MSN Messenger Skype Nr. i ICQ
Shfaq mesazhet nga:
Posto temė tė re Pėrgjigju temės  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!