Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Zhdukja E Kryeveprave Tė Artit Shqiptar 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zhdukja E Kryeveprave Tė Artit Shqiptar 
 
Zilja e telefonit nė Galerinė Kombėtare (GKA) nuk pushonte. Kur mė nė fund eprori i GKA-sė e mori receptorin gjėrat ishin tė prera. Duhen kaq piktura. Dhe, sa mė shpejt tė ishte e mundur. Pėrzgjedhja tė ishte e mirė. Ishte pragvizita e Presidentit amerikan G.W.Bush dhe gjėrat nuk diskutoheshin. Kuptohet se pakkush e ka dėgjuar drejtorin e GKA-sė para kėtij urdhri, qė ai vetė mė vonė do e shprehte si marrėveshje mirėkuptimi. Madje, ai kishte bėrė punėn e pėrshtatjes sė tyre nė interior, me fjalėt e tij. ”Tė paktėn do tė jenė nė kushte optimale dhe falė kushteve tė aklimatizimit, ato do tė jenė mirė”, u tha atėherė gazetarėve.
Kjo nuk ishte hera e parė. Pėr hir tė sė vėrtetės, veprat e GKA-sė kanė dalė shpesh nga institucioni pėr t’i stolisur paretet e varfra tė dikastereve shqiptare. Ndėrsa vetė ministrat, qė kanė bėrė tenderė gjithfarėlloj, e kanė pasur tė vėshtirė tė pasurojnė fondet e zyrave tė tyre. Kur ka ardhur dekiku... njė telefon tek vartėsit e shumėbindur tė GKA... dhe gjėrat kanė marrė fund me shkopin magjik.

Veprat e humbura
Ajo qė tė bėn tė shqetėsohesh ėshtė se asnjėherė institucionet nuk e panė artistin si njeriun e krijimit. Por, thjesht si robotin krijues. Institucionet e ndryshme, qė patėn veprat e tyre, jo vetėm nuk u kujdesėn nė periudhėn e tranzicionit, por e lanė nė dorė tė njerėzve tė papėrgjegjshėm fatin e tyre. “Vepra tė humbura mendohet se janė dhjetėra dhe mos mė shumė, por do tė ishte shumė mirė qė tė shfletonit nė arkivat dhe librat e listave tė institucioneve kulturore, ministrive, institucioneve tė larta shtetėrore, universitetin shqiptar, shkolla tė larta dhe tė mesme, shkolla tetėvjeēare, bashki dhe institucione tė shtypit shqiptar, ku shpėrndaheshin veprat e artistėve shqiptarė dhe qė kanė qenė pronė kombėtare, dhe nėse do tė gjeni titujt e veprave nuk do tė gjeni veprėn vetė, mbase kopjen po. Arsyeja e thjeshtė qė mund tė dėgjoni ėshtė ndryshimi i sistemeve, njerėzit qė i kanė pas nė ngarkim nuk janė mė dhe tranzicioni i gjatė institucional i pakontrolluar dhe i pandėrgjegjshėm”, thotė Zana Kuka Varvarica, pėrgjegjėse e sektorit tė kritikės nė GKA. “Shumė mirė qė kryeministri Berisha e kishte vendosur pas vetes ‘Vallėzon Shqipėria’ tė Babės ditėn e Pavarėsisė. Por, nuk e di a ėshtė kthyer mė nė Galeri?!”. Piktori Kujtim Buza pyet pa pėrgjigje dhe nuk e zgjat mė shumė. Pavarėsia e Kosovės, gjithsesi, i duket mė shumė sesa fati i punės sė tė atit, Abdurrahim Buzės. Nė vite, veprat e humbura mė tė njohura janė “I urituri” i Paskalit, njė punė qė ai vetė e kishte falur pėr Presidentin Zog nė vitet ‘20, si nderim pėr ndihmėn qė ai i kishte dhėnė pėr shkollimin. Veprat e Qamil Grezdės (disa prej punimeve tė tij mė tė mira tė realizuara nė mesin e viteve ’50), tė cilat janė shkatėrruar apo zhdukur nga pinakoteka e artit figurativ, qė nė ato vite kur edhe u bėnė pronė e saj. Versioni i dytė i veprės “Barinjtė me fyej” tė Danish Juknikut, ekspozuar nė mjediset e ish-ndėrtesės sė revistės “Hosteni”, nuk gjendet mė. Vepra tė Fatmir Haxhiut janė shėnuar tė humbura, tė gjetura nga familjarėt, por tashmė tė riblera. Njė vepėr e ekspozuar si e piktorit Hiqmet Agollit mban firmėn e piktorit Guri Madhi, kur dihet qė studioja e Agollit ėshtė vjedhur. Piktori Sali Shijaku deklaron shpesh herė se njė vepėr e tij nuk gjendet mė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve etj.

Mė tė njohurat
Janė disa syresh. Kurse specialistėt rreshtojnė dhjetėra tė tilla. “I urituri” i Paskalit ka njė histori, qė e kalon kėtė sistem. Ajo ėshtė marrė nga ushtarakėt italianė nė vitin 1939, ndėrsa ishte nė Pallatin, qė mė vonė do tė quhej i Brigadave. Njė histori tragjike ėshtė me piktorin e njohur Abdurrahim Buza. Ishte nė bienalen e Aleksandrisė dhe kishte tė ekspozuar njė punė, ndėrsa vjen Suharto. “I forti” i Indonezisė nuk ka mėdyshuar dhe e ka treguar me gisht “Vajtimin” e Buzės. Kaq duhej. Pėr shkak tė marrėdhėnieve tė mira tė kohės, iu dha Suhartos. Por pėr Buzėn, kjo do tė ishte mė e vogla. Vite mė vonė do tė ndodhte edhe mė keq. Kishte lėnė shumė punė tė tij ndėr miq dhe tė afėrm nė Gjakovė, qė u grabitėn nga serbėt nė kohė tė zakonshme bastisjesh. Askush nuk ėshtė nė dijeni tash pėr to. Serbėt bashkė me ikjen i zhdukėn veprat duke mbjellė pas dhe harresėn. Tutje nė kohė, por njėsoj nė vuajtje ėshtė historia e Agim Ēavdrbashės. Ai i ndau punėt nė Shqipėri dhe nė Kosovė, qė tė mos humbnin prej Luftės. Por nga Shqipėria nuk do merrte mė “Nėnėn”, e cila humbi pas njė historie tė gjatė papėrgjegjshmėrie tė Misionit tė Kosovės nė Tiranė dhe autoriteteve shqiptare. Ndėrsa “Sofrėn” do ia digjnin kokėnxehtit nė Kosovė me rastin e trazirave tė marsit 2004.
“Mendoj se duhet jo vetėm tė shkruhet njė ligj, ligji muzeor kombėtar qė e ruan veprėn e artit tė mos lėvizė nga muzeu pėr qėllime tė dobėta, por vetėm pėr qėllime ekspozimi profesional, pėrball publikut artpamordashės dhe studiuesit kritik dhe vlerėsues, por ai ligj duhet tė jetė si shpata e Demokleut pėr tė mbrojtur njerėzit qė mbrojnė veprėn e artit. Ky ligj kėrkon tė zbatohet pikė pėr pikė nga njerėz tė ndėrgjegjshėm, jo tė veshur me pushtet qė edhe mot edhe sot nxirrnin dhe nxjerrin me urdhrin e tyre vepra arti nga koleksionet e rėndėsishėm, ku mė pas u vihet njė kornizė e artė sipas dėshirės dhe iu flaket tej korniza e vėnė nga i ndjeri artist dhe varen nė muret e zyrave autoritare, thjesht pėr zbukurimin e tyre. Dhe mė e keqja nganjėherė ėshtė se ata nuk njohin as artistin qė i ka bėrė”, shprehet Varvarica. Fjalė tė bukura, por tė parealizueshme. Kjo, sepse Galeria sot e kėsaj dite ėshtė gati qė tė japė shumėēka nėse i kumtohet urdhėr nga sipėr... Ndėrsa pseudot, qė mbushin zyrat dhe qė e kanė gati justifikimin, nuk e ndjejnė se vepra e kėtyre autorėve ėshtė e paprekshme, sado qė ato nxirren dhe pėrcillen... pėr tė zbukuruar zyrat qė tė lbyrin sytė me boshėsinė. Pinjollėt dhe tė afėrmit e artistėve u ka mbetur qė tė luftojnė vetė pėr tė pamundurėn dhe muret qė nuk bėzajnė. Floriana Paskali me kurajė i ėshtė drejtuar vetė autoriteteve italiane pėr punėn e tė atit; ashtu si Sebi Ēavdrbasha filloi njė mision tė pamundur pėr gjetjen e veprės sė bashkėshortit tė saj. Kurse zyrtarėt shqiptarė vazhdojnė dhe i nxjerrin me rezistencėn mė tė vogėl nga Galeria. Nė emėr tė ruajtjes, restaurimit. Pra, zilja e telefonit vendos thjesht pėr kėdo vepėr tė artistit shqiptar...
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!