Portali
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim Faqja 1 e 1
 
Zogu: Kakomeja, E Shtetit 
Autori Mesazh
Pėrgjigju me kuotė Shkarko Mesazhin
Mesazh Zogu: Kakomeja, E Shtetit 
 
Kryeministri Berisha urdheroi nje hetim mbi pronesine e Kakomese. Ashtu si beri Zogu 70 vjet me pare. Perfundimi eshte i njejte: Pylli i Prodanit qe permban edhe Kakomene, jane te shtetit. Nje histori e pafund gjyqesh, falsifikimesh dhe akuzash

Nga Altin Kreka

Mbyllja e nje hetimi te nisur dy vjet me pare, hedh nje tjeter drite mbi nje prej ceshtjeve me te debatuara te pronave bregdetare, qe nuk munguan te marrin edhe ngjyrime politike. Historia e gjirit te Kakomese, ashtu sic pat detyruar dikur mbretin Zog te urdheronte nje hetim te zgjeruar, obligoi edhe kryeministrin Sali Berisha qe pa fitoren elektorale 2005, te zbardhte nje dosje per te cilen edhe ai ne opozite, ishte shprehur hapur. Por rezultatet e hetimin e pergenjeshtrojne qendrimin e dikurshem opozitar.

Me 7 gusht te vitit 2007 u mbyll hetimi i nisur dy vjet me pare nga shteti shqiptar per pronesine e tokes ne zonen e Kakomese: Zona eshte nje pronesi shteterore dhe aspak e banoreve te fshatit Nivice. Disa famile si Kumi apo Papadhima dhe ndonje tjeter kane humbur edhe pronesine mbi tokat e tyre qe ne vitin 1933, per shkak se iu sekuestruan nga gjykatat e kohes se mbretit Zog. Ashtu si Berisha ne vitin 2005, edhe ish-mbreti Ahmet Zogu ne 1932 kishte urdheruar nisjen e nje hetimi per te vertetuar nese pyjet Heremec dhe Prodan ishin ne pronesi te banoreve te fshatit Nivice, apo sic quhej me pare, Nivice-Bubar. Nga hetimi, doli se data me e hershme e odisese eshte viti 1877: Me sakte, nje dokument i ketij viti qe banoret e fshatit Nivice-Bubar, ne vitin 1923 pretendonin se e kishin. Dokumenti ishte nje deshmi e qeverise otomane sipas te ciles banoret kishin marre tokat e pyjeve Hermemec dhe Prodan (brenda kesaj te dytes ndodhet gjiri i Kakomese). Por ne dokument thuhej se nuk u ishte dhene tapi. Kjo saktesohet edhe ne nje vendim gjyqi te vitit 1924, ku thuhet se “mas regj.Kadastres ne daten allaturka 7 e 15 qershor 1292 (1875) e 293, midis gjithe pasunise Katundit Nivice qe eshte shitur prej qeverise otomane tek gjithe banoret e katundit Nivice, e rregjistruar dhe pylli Prodan per te cilin mas urdherit te rregullores se posacme per te vepruar simas ligjit otoman te pyjeve, nuk eshte dhene leter zotnimi e posacme”.

Vendimi i gjykates se Delvines se asaj kohe, gjithe dokumentat e tjera ne kadaster dhe deri edhe hetimi direkt ne terren, ishin pjese e hetimit te nisur me urdher direkt te mbretit Zog, qe do kryesohej nga Xhaferr Ypi, kryeinspektor i pergjithshem i mbreterise. Nje hetim i gjate nisi ne momentin kur banoret e fshatit Nivice-Bubar kerkuan te prisnin pyjet Heremec dhe Prodan, sepse do t’ja shisnin per 1 mije franga ari nje firme greko-shqiptare, saktesisht Havalea-Merkuri. Por zyrtaret e administrates se mbreterise shqiptare kishin dyshime dhe e bllokuan dergimin e drureve te prere dhe te qymyrit me barka per ne Korfuz, deri sa te hetohej vertetesia e pronesise mbi pyjet Heremec dhe Prodan.

Te gjitha keto dokumenta shoqerojne vendimin e dhene pas nje hetimi dhe kerkimi dyvjecar edhe ne arkivat e shtetit, te bere nga Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit te Pronave.

Ne vitin 1929 ju kerkua banoreve te fshatit Nivice-Bubar, sic thone dokumentat e asaj kohe, qe te paraqesnin dokumentat e pronesise se kesaj toke. Ne raport thuhet “disa prej banoreve te katundit ne fjale kishin kerkuar lejimin e tyre per prerjen e drureve duke depozituar taksen e shtetit, franga ari 9000, me kondite qe te prezantonin dokumentat e vlefshme, se do te revokohej depozita. Pas prerjes se pyllit prej banoreve te katundit Nivice, ata ju drejtuan ministrise kompetente per kthimin e 9 mije frangave ari si takse shteti ne mbarim te gjashte muajve, ne rast se brenda ketij afati nuk do te kishin prezantuar dokumenta te vlefshme per privatesine e pyllit Prodan”.

Dokumentat e kohes, te evidentuara ne hetimin e hollesishem dyvjecar te periudhes se mbretit Zog, tregojne se pas perfundimit te ketij afati nuk u paraqit asnje dokument per pronesine e banoreve te fshatit mbi kete toke. Nderkaq vete ata kishin prere te gjithe pyjet e zones duke i derguar ne Greqi. Kjo thuhet shprehimisht ne hetimet e kryeinspektorit te mbretit ne vitin 1933. Sipas dokumenteve, ne kohen kur nuk u paraqit asnje dokument dhe afati perfundoi, ministria e Ekonomise Kombetare nisi procedurat per te marre 9 mije frangat e arit qe banoret e Nivices i kishin detyrim si takse shteti. Ata e kundershtuan kete vendim ne gjykaten Kolegjiale te Gjirokastres ne vitin 1931. Nisja e gjyqit beri qe te kerkohej ngritja e nje perfaqesie nga fshati, ndersa perfaqesuesi i shtetit ishte avokat Islam Angoni. Per llogari te gjyqit, nje komision i posacem shkon ne vend dhe verteton se zona pyjore e Heremecit dhe Prodanit jane dy zona krejt te ndryshme. Ne kete menyre gjyqi rrezon vendimin e dhene ne 1923 dhe sakteson se toka e Prodanit ku ndodhet edhe Kakomeja, eshte toke shteterore. Ceshtja zgjat deri ne vitin 1934 dhe ka edhe nje vendim te Gjykates se Pergjithshme te Diktimit te asaj kohe, i cili ekziston ende ne arkivat e shtetit. Zogu nuk e la me kaq: Pas perfundimit te hetimit dhe marrjes se vendimeve qe e njihnin Kakomene si toke shteterore, vendos te nise proceduren e ekzekutimit te akt-garancise (procesi permbarimor) te vendosur me debitoret Koco Papagjika, Stefan Kumi, Foto Mihani, Apostol Papadhima.

Perfaqesuesi i drejtorise se financave Gjirokaster, avokat Qazim Kurti, ka raportuar ne drejtorine e financave ne vitin 1938 mbi ekzekutimin e Akt-Garancise kunder debitoreve te shtetit… “qe jane Koco Papagjika, Stefan Kumi, Foto Mihani dhe Apostol Papadhima…”. Pas kesaj hyrjeje, renditet me rradhe lista e pronave qe u eshte sekuestruar nga shteti te gjithe personave te mesiperm.

Administrata e Zogut ka hetuar edhe menyren se si banoret e Nivices (te cilet kishin edhe interesimin e legates greke te kohes), sic thuhet nga dokumentat, kishin mundur te merrnin ne favor te tyre nje vendim te gjykates lokale te Delvines. Kete fakt e sqaron kryeinspektori Xhaferr Ypi ne letren e tij derguar mbretit Zog: “Si mbas urdhnit te NALT MADHNISE SE JUEJ, qi na u komunikue me Urdhnin nr 603 date 21 shtator 1932, zbvilluhem hetimen ne vend mbi ceshtjen e njofjes se privatesise se Pyllit “Prodan” qi ndodhet ne qarkun e nenprefektures se Delvines…”.

Letra e gjate e Ypit tregon hap pas hapi gjithcka qe ka ndodhur ne kete zone nga viti 1924 kur nisi edhe shitja e pyjeve te zones per firmen shqiptaro-greke. Ne nje pjese te saj flitet edhe per korrupsion dhe menyren se si ishte mundur qe te merreshin lejet e prerjes se pyllit, apo edhe vendimet e gjyqit. Ja cfare shkruan Xhaferr Ypi: “Gjithashtu popullsia vertetoi se kishte pasur degjuar prej sipermarresve Merkuri dhe Havaleja qe per te marre lejen e eksportimit te drureve, kishin qene te shtrenguar per t’i dhene 50 napolona rryshfet, shefit te zyres se Kadastres z.Sulo Cela. Gjithashtu ata vertetuan edhe propozimin e kryeplakut te fshatit Dhimiter Stamati per t’i dhene nepunesit te pyjeve te Delvines Vesaf Ficos, 40 napolona me qellim qe te siguronin nje document te vlefshem per te fituar gjyqin e posedimit te pyllit Prodan”.

Konklzuionet e Ypit: “Eshte e vertete se popullesia e katundit Nivice-Bubar ka pas kerkuar qe t’u shitej edhe kullosa Heremec dhe pylli Prodan, por vetem pas dy vjetesh per kulloten e permendur eshte leshuar njefare dokumenti shit-blerje, ndersa per pyllin Prodan Vilajeti i Janines ka urdheruar te veprohej sipas ligjeve te kohes te cilat nuk lejonin privatesine e pyjeve. Prandaj formalitetet e bera per blerjen e Hermecit qe rezultojne te jene fare te pakuptushme, na japin dyshim se leshimi i tapise asaj kohe ne favor te popullesise se Nivice-Bubarit ka qene bere nje fallsifikim. Persa i perket pyllit Prodan ai ka qene gjithmone pasuri e Sulltanit, prandaj edhe sic e kane vertetuar edhe gjyqi kompetent, eshte thjeshte pasuri shteterore”.

Mbi shtate dekada me vone, nderthurja e interesave te biznesit, atyre politike dhe lokale, nxorrein edhe njehere ne pah Kakomene. Kjo toke e bekuar nga Zoti dhe e harruar nga njeriu, doli ne drite ne momentin kur atje u planifikua ndertimi i nje kompleksi turistik. Por kete here banoret e Nivices nuk ishin me te lidhur me firmen shqiptaro-te huaj, ashtu si gjysherit e tyre. Nga hetimi i Agjensise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, konkludohet se anullohet edhe vendimi i dhene nga komiteti i pronave te Vlores, qe u njihte banoreve te Nivices 240 hektare truall ne qytetin e Sarandes dhe 10 hektare pyje. “Ky vendim eshte i paligjshem”, thote vendimi zyrtar i firmosur nga kryetari aktual i agjensise, Besnik Maho. Por perpjekjet e banoreve te Nivices vazhdojne. Ata, pasi humben nga djegia e gjykates se Sarandes ne vitin 1997, te vetmin dokument qe posedonin, tani jane duke u perballur ne gjykaten e Vlores me vendimin e dhene kunder tyre.
 




____________
\"Mos shikoni kishat as xhamijat se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.\"
Offline Shiko profilin e anėtarit Dėrgo mesazh privat
Shfaq mesazhet nga:
Shuma e Votimeve:
Vlerėsim Mesatar Vlerėsim Minimal Vlerėsim Maksimal Numri Vlerėsimeve
0.00 0 0 0
Shiko info tė Detajuar
Zgjidh Vlerėsimin: 
Posto temė tė re Pėrgjigju temės Falenderim  Faqja 1 e 1
 

Pėrdorues duke shfletuar temėn: 0 anėtarė 0 tė fshehur 0 vizitorė
Anėtarėt e regjistruar Asnjė





  

   

Version i Thjeshtuar

Lexo lajmet e fundit nepermjet Goolge Te rejat e fundit ne Kaltersia Shqiptare Lexo lajmet e fundit nepermjet Yahoo!