Ėshtė ylli i tretė a i katėrt i rrokut botėror qė jep koncert nė Tiranė, pritej, siē ndodhi, tė mos i hiqte syzet e diellit, dhe i lodhur nga rruga, tė fliste shkurt e thatė se ēfarė do tė kėndojė dhe cilat janė burimet e frymėzimit, pra njė yll tekanjoz. Ndodhi krejt e kundėrta. Vėrtet kishte veshur njė bluzė ku shkruhej "Ducati meccanica" e qė mund tė merren rėndom pėr kode individuale prej tė famshmi, por Adelmo Fornaciari me nofkėn Zucchero, e mori vetė fjalėn i pari dhe thuajse aspak i ngacmuar nga gazetarėt, rrėfeu pse me vullnet tėlirė erdhi pėr tė dytėn herė nė Shqipėri, deri tek raporti i njė babai artist me tė bijėn Irene e cila njė ditė tė bukur, pa ndihmėn e tij, i tha se po nisej pėr njė audicion pėr t'u bėrė kėngėtare. Ishte nga ato takime ku duket qė njeriu e meriton emrin qė mban, Zucchero (Sheqer), nė kėtė rast.
Kėngėtari italian i muzikės rrok ėshtė nė xhiron e gjatė nėpėr Evropė qė ka nisur mė 3 maj nė Paris, pėr tė prezantuar albumin "Fly" (2006), i njėmbėdhjeti nė karrierėn e tij. Janė planifikuar rreth 190 koncerte deri nė muajin dhjetor. Gjatė kėtij turi, si dhe nė koncertin e mbrėmshėm mbi 2 orė qė ai pati nė stadium "Selman Stėrmasi" nė Tiranė, shoqėrohet nga banda me 25 muzikantė tė cilėt Zhucchero i ēmon shumė. Janė artistė qė kanė bashkėpunuar gjatė me tė dhe kanė shoqėruar tė tjerė kėngėtarė tė njohur si Sting, Springstin, Arieta Franklin, Erik Klepton, Princ. Ai ka realizuar duete me disa nga kėta. Jo mė kot i pėrmendi disa herė gjatė takimit dje. Duke qenė kėngėtarė tė botės anglishtfolėse dhe meqė nuk ėshtė e lehtė pėr njė artist italian tė fitojė njohje ndėrkombėtare sidomos nė Amerikė dhe Angli, bashkėpunimi me ta i ka shėrbyer sakrificės qė ky artist ka bėrė qysh nė fund tė viteve nėntėdhjetė pėr ta ēuar muzikėn e tij pėrtej kufijve tė Italisė. Nuk ėshtė mė as opera qė e pėrfaqėson nė botė muzikėn italiane, por muzika pop/rock dhe nė kėtė drejtim Zucchero ėshtė njė artist i sakrificės qė ėshtė munduar tė ēajė dhe t'ia dalė mbanė drejt tregut tė madh.
"Gjithnjė kam pasur dėshirė tė kėndoj nė vende ku nuk mbahen koncerte tė mėdha, nė Rumani, Bullgari, pra nė Ballkan i cili sipas meje ka respekt pėr kulturėn dhe dėshirė pėr art",- tha dje kėngėtari. "Kur kam ardhur pėr herė tė parė nė Shqipėri, kam ndier njė vibracion dhe njė energji tė mirė tek njerėzit. Mua mė pėlqen tė kthehem nė kėto vende, tek kėta lloj njerėzish". Prandaj vlerėsoi edhe faktin qė nė Tiranė po vjen pas disa ditėsh Dolores O'Riordan, vokalistja e grupit irlandez "The Cranberries". "Jepini tė falat e mia. Ėshtė njė artiste e madhe dhe njė njeri krejt i veēantė".
Por admirimin e lartė pėr njė artist tė vėrtetė Zucchero ia fal Erik Kleptonit, e nėse do tė mundej do ta merrte me vete nė turin e tij.
Mė tej kėngėtari shpjegoi alkiminė e muzikės sė tij. Fillimet me muzikėn bluz qė "asnjėherė s'ka qenė bluz i pastėr, por njė perzierje e muzikės sė zezė me ritmet mesdhetare". Ndaj kėngėt e tij nuk janė tipike italiane. Zucchero ėshtė rritur me muzikėn bluz dhe mė vonė zbuloi se kjo ishte muzika e tij e preferuar.
Adelmo Fornaciari ėshtė lindur nė vitin 1955. E nisi karrierėn nė 1970, me disa banda tė vogla deri sa u identifikua me bandėn "Taxi". U shfaq pėr herė tė parė nė festivalin e muzikės italiane, Sanremo, dy vjet pasi kishte nxjerrė kėngėt "Njė natė qė fluturon" dhe "Reja". Albumi i tij i parė me titull "Pak Zucchero", doli nė qarkullim mė 1983 dhe pati sukses. U largua drejt Kalifornisė mė 1984. Kėtu regjistroi albumin e dytė me producentin italian Corrado Rustici, me tė cilin do tė punonte dhe nė 16 vitet e ardhshėm, Zucchero & The Randy Jackson Band (1985). Ky album mbante hitin e parė "Donne" (Gra). Vijnė mė pas albumet "Respekt" dhe "Blue's". Ky i fundit ishte ndėr mė shiturit nė historinė e muzikės italiane ku bėnin pjesė kėngė qė vazhdojmė t'i dėgjojmė dhe sot "Con le mani", "Solo una sana..." dhe versionin origjinal "Senza una donna" tė cilėn nė versionin anglisht e ka kėnduar me mikun e tij Joe Cocker.
Nė 1989 Zucchero dhe banda e tij realizojnė albumin "Ar, temjan dhe birrė nė Memfis". Njė album i influencuar shumė nga muzika e soul-it amerikan ku i ftuar ishte kėngėtari Erik Klepton. Ky album pėrfshin kėngė hite si "Diamant", "Overdozė (dashurie)", "Deti" dhe "Botė e mrekullueshme".
Ėshtė nga tė paktėt kėngėtarė italianė qė nė vitin 1988 nisi t'i pėrkthejė kėngėt nė gjuhė tė huaj pėr ta promovuar muzikėn jashtė. "Fėmijė unė, fėmijė ti" ishte kėnga e parė e pėrkthyer nė spanjisht. Albumi "Blue's" u realizua nė Angli dhe nė 1990 ai i kėndon hitet nė gjuhėn angleze. Gjatė vitit 1989 vazhdoi tė kėndojė me Joe Cocker dhe performoi edhe me Miles Davis. Nė Arenėn e famshme tė Veronės interpretoi edhe me Ray Charles. Ndėrkombėtarisht u bė i njohur me kėngėn "Pa njė grua". Padyshim njė hit evropian.
Nga gjithė ky repertor Zucchero ka nxjerrė disa hite pėr t'i kėnduar nė koncertin e Tiranės si "Il volo", "Cosi celeste", "Diavoli in me", "Per colpa di che" dhe tre coverkėngėsh tė artistėve tė tjerė, por qė modestia dhe sinqeriteti nuk e pengon atė tė thotė qė do donte t'i kishte shkruar ai. Dje kėndoi edhe njė kėngė pėr nder tė Billi Preston, "You are so beautiful".
Nga albumi i fundit "Fly" (Fluturoj), qė deri tani ėshtė shitur 1 milion kopje, kėndoi tre kėngė qė kanė ecur shumė nė hitet e radios italiane. Janė "Bacco perbacco", "Cuba libre" dhe "Occhi" ose nė variantin anglisht "Flying away".
Kritika ka vlerėsuar tek album i ri kėrkimin qė bėn Zucchero pėr melodinė. Vlerėson edhe temat aktuale qė nga luftėrat konceptuale siē e shprehin vargjet e njė kėnge: "Kam frikė nga amerikanėt/dhe nga anglezėt/dhe nga italianėt/nga myslimanėt/ dhe nga tė krishterėt", deri dhe njė temė tjetėr, katastrofa qė shkaktoi uragani "Katrina" pėr tė cilėn krijoi kėngėn "Let It Shine".
Duke pėrshkuar kėtė rrugė tė gjatė, shumė elementė muzikorė kanė ndryshuar. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja dhe mė e vėshtira pėr kėngėtarin ėshtė "se si tė pėrtėrish veten duke mbetur i njėjti. Pavarėsisht se mė pėlqen tė eksperimentoj, nė fund tė ditės duhet tė mendojpėr atė qė ėshtė shija ime dhe pėr tė mbetur vetvetja." Ėshtė njė luftė qė e shpreh titulli dhe nėntitulli i albumit tė fundit: "Fluturoj". Si mund tė fluturojmė me shqiponjat nėse jemi rrethuar nga kokoshė".
Me kėto fjalė e mbylli takimin e djeshėm para koncertit. Njė patriot i tij ia priti nga fundi i sallės: tė jeni i sigurtė Zucchero se po kėndoni pėr shqiptarėt qė janė vėrtetė shqiponja dhe jo kokoshė.
____________
Galeria Shqiptare Direktoria Shqiptare Kėrko nė Google













